-
VIDEO
Spille, lundroi me gomone duke shkelur perimetrin e sigurisë, gjobitet me 100 mijë lekë drejtuesi
Lundroi me gomone, duke shkelur perimetrin e sigurisë dhe duke vënë në rrezik jetën e plazhistëve, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndërhynë menjëherë dhe bllokuan mjetin lundrues.
Policia Kufitare ndëshkon me masën administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomome.
-
VIDEO
Zjarret, Balla shkon në Peshtan të Fierit: Situatë e vështirë edhe në Vlorë, ndëshkim ekzemplar zjarrvënësve
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shkuar vetë në Peshtan të Fierit për të parë nga afër siuatën e krijuar nga zjarri që ka përfshirë kodrat me Pisha të Peshtanit.
Prej dy ditësh forcat zjarrëfikëse kanë vijuar punën për shuarjen e zjarrit, ndërsa sot i erdhi në ndihmë edhe një helikopter nga ajri.
-
VIDEO
Ranë në kontakt me rrymën, ndërrojnë jetë burrë e grua në Resulaj të Vlorës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës ku për shkak të kontaktit me rrymën elektrike kanë ndërruar jetë burrë e grua.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta më parë në fshatin Resulaj. Bëhet fjalë për dy anëtarët e familjes Zykaj të cilët i zuri korrenti në shtëpi.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Rrogozhinë, mbyllet procesi i votimit për kreun e bashkisë
Është mbyllur procesi i votimeve për Bashkinë Rrogozhinë.
-
VIDEO
Ranë në kontakt me rrymën, ndërrojnë jetë burrë e grua në Resulaj të Vlorës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës ku për shkak të kontaktit me rrymën elektrike kanë ndërruar jetë burrë e grua.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta më parë në fshatin Resulaj. Bëhet fjalë për dy anëtarët e familjes Zykaj të cilët i zuri korrenti në shtëpi.
-
VIDEO
Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet në Rrogozhinë! Qytetarët sfiduan të nxehtit, mbi 35% dolën në votime
Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të bashkisë në Rrogozhinë. Rreth 33 mijë qytetarë u thirrën në votime. Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, 2 kandidatët Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i çiftit Berisha-Meta kanë një shans të dytë: për t’u besuar nga qytetarët në krye të bashkisë.
-
VIDEO
Aksident në Lezhë, 21-vjeçari humb kontrollin e mjetit, përplas dy këmbësore! I riu shoqërohet në polici
Një aksident është raportuar në Lezhë. Një i ri ka përplasur dy këmbësore.
-
VIDEO
Vritet me thikë shqiptari në Padova të Italisë, shkak një sherr! Dy të tjerë dërgohen në spital në gjendje të rëndë
Një shqiptar është vrarë me thikë ndërsa dy të tjerë janë plagosur në orët e para të pasdites së sotme në Padova të Italisë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Dorighello, brenda një lagjeje në periferi të qytetit.
-
VIDEO
Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, zjarrfikësi: Vatra është aktive pothuajse përditë, sot hasëm vështirësi të jashtëzakonshme
Për Report Tv është prononcuar shefi i ndërhyrjeve të zjarrfikësve në Vlorë.
“Ka qenë një zjarr tepër i vështirë për ta vënë në kontroll. U bë rrezik për të gjitha banesat. Kjo vatër zjarri është pothuajse ditë për ditë aktive, po sot ka qenë shumë i vështirë. Për momentin nuk është djegur asnjë banesë dhe nuk rrezikohet asnjë.”- thotë shefi i ndërhyrjes së zjarrfikëses në Vlorë, Luan Kapaj.
-
VIDEO
Riaktivizohet vatra e zjarrit në pyllin me pisha në Peshtan të Fierit, era favorizon përhapjen e flakëve! Nënkryetari i bashkisë: Situata është vënë nën kontroll
Punonjësit e zjarrfikëseve po përpiqen të shuajnë zjarrin me pompa uji në shpinë dhe mjete rrethanore, kazma e lopata
-
VIDEO
Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, banori i shqetësuar: Më vjen tymi te shtëpia, po agravoi do digjemi të gjallë
Një banor është prononcuar për Report Tv ku shpreh shqetësimin për zjarrin te fusha me mbetjeve në Vlorë pasi shtëpia e tij gjendet shumë pranë zonës që po përpihet nga flakët.
“Ka që në mëngjes që ka rënë zjarr. Tani na vjen, s’ka faj se fryn era. Na vjen tymi te shtëpia. Ja ku janë mbeturinat, ja ku është shtëpia. Unë jam roje këtu dhe s’di gjë kush vë zjarrin.
-
VIDEO
Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, dy banesa rrezikohen nga flakët
Dy banesa rrezikohen nga flakët në fushën e mbetjeve në Vlorë. Zjarri ka nisur që prej ditës së djeshme