-
VIDEO
GJKKO vendos sekuestro për 4 apartamente, dikur në pronësi të Ahmetajt, sot të shitura! BKH kontrollon banesat në Lalëz e Tiranë
Në kuadër të hetimit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajt, GJKKO ka firmosur disa urdhër kontrolle. Burime për Report Tv bëjnë me dije se BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit) po ushtron kontrolle për banesën e Arben Ahmetajt si dhe partneres së tij Erjola Hoxha në Gjirin e Lalëzit si dhe në Tiranë
-
VIDEO
EMRI/ Shiste drogë nëpër qytet, arrestohet 36-vjeçari në Korçë! Në banesë iu gjetën dhjetëra doza heroine
Një 36-vjeçar nga Korça është vënë në pranga nga policia pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, ku u gjetën sasi heroine, e ndarë në dhjetëra doza gati për shitje.
-
VIDEO
Gjenden 3491 bimë kanabisi të kultivuara në disa fshatra në Shkodër, autorët nuk dihen ende
Rreth 3491 bimë kanabis janë zbuluar nga kontrollet e policisë të ushtruara në disa fshatra të thella në Shkodër. Bimët e gjetura u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa kultivuesit e tyre nuk dihen ende.
-
VIDEO
I dogjën makinën në Vlorë, flet pronari: S’e di pse ma bënë këtë gjë, policia të gjejë autorin
Sipas burimeve, dy nga mjetet i përkasin Petref Nezhës dhe Nerizan Hoxhës. Ky i fundit, mjeti i të cilit u dogj i pari, thotë se nuk dyshon tek asnjë person dhe se nuk e di pse ia kanë bërë këtë gjë. “Unë punoj në ndërtim. Kam parkuar si çdo natë këtu. Nuk kam asnjë dyshim. S’e di pse më është bërë kjo gjë. Shpresoj që policia ta gjejë personin.”, tha ai
-
VIDEO
Digjen 3 makina në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
3 makina janë përfshirë nga flakët në Vlorë, ndërsa zjarri rrezikonte që të përhapej edhe tek shumë të tjera të parkuara njëra pas tjetrës
-
VIDEO
Shkodër, gjendet i vdekur një i huaj, nuk dihen rrethanat, policia në vendin e ngjarjes
Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Shkodër. Trupi i pajetë ndodhet ende akoma afër këtij pallatit tre katësh në ndërtim të daljes së qytetit. Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes
-
VIDEO
Mungesa e Kurtit në Tiranë, Zaimi te “5pyetjet”: Raporti Kosovë-Shqipëri nuk është në ditët më të mira
nëtar i kryesisë së VV, Arber Zaimi i ftuar mbrëmjen e sotme në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo ka folur në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme në Tiranë mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe kryeministrit Edi Rama ku mungoi homologu i tij Albin Kurti.
Sipas Zaimit Kurti nuk ishte pjesëmarrëse për shkak të mos organizimit të takimit dhe pjesëmarrja e tij në Greqi.
“Takimi i pare qe nuk ishin te 6 pjesëmarrës, unë mendoj se nuk është organizuar mire dhe nuk është pjesëmarrja e liderëve.
Nuk eshte agjende qe improvizohet, per te ecur si duhet te organizohen dhe të diskutohen me pare.
Qeveria njoftoi se Kosova se do te përfaqësohet nga Kurti mesa kuptova nga qeveria por edhe nga rrethanat agjenda ishte e ngarkuar. Qeveria e Kosovës nuk eshte trajtuar me respektin e duhur.
Duke mos i shtuar rendësi ne qasjen e vet diplomatike. Ftesa nuk ka qenë e hapur per te tjerë, nuk ka pasur nje ftesë të tille. Raporti mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk eshte ne ditët me te mira.
Anulimi i takimit Rama-Kurti ka lenë një ftohej mes 2 qeverive. Është shteti i parë qe po i ben presion Kosoves per te lëshuar pe me territorin e Kosovës, duhet te ishin kryesor qe e mbështet. Ajo behet e para qe jep shuplaka nuk duhet te ketë mllef por ka lenë shije te keqe.
30 vite histori demokraci Shqipëria ka qene mbështetës e Kosovës,” u shpreh Zaimi.
-
VIDEO
Shpërthimi në nënstacion elektrik në Sarandë e Ksamil, ja momenti kur merr flakë kabulli elektrik i tensionit të lartë
Banorët e Sarandës dhe Ksamilit janë përballur ditën e sotme me ndërprerje të shumta të energjisë energjisë elektrike. Mesditën e sotme një zjarr ka shpërthyer në nënstacionin elektrik në Sarandë, ndërsa në Ksamil shumë pranë banesave ka shpërthyer një kabull elektrik i tensionit të lartë. Qytetarët gjithashtu janë përballur me mungesën e informacionit nga OSHEE dhe në telefonin e Dispecerisë Sarandë nuk përgjigjej askush.
-
VIDEO
E rëndë e Tiranë, ra aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike, dëmtohet 11-vjeçari! Dërgohet në spital
Një 11-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht pasi ra aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike
-
VIDEO
Peleshi surprizohet në Britani, banda frymore luan këngën korçare ‘Dëbora zbardhi malet’ gjatë ceremonisë së pritjes
Një befasi ka qenë për ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi ceremonia e organizuar nga autoritetet britanike. Në pritjen zyrtare, në Ministrine e Mbrojtjes Britanike, gjatë parakalimit para trupës së nderit, banda frymore ka luajtur këngën korçare “Dëbora zbardhi malet”. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe ku është pritur nga personalitete të larta atje. Ai është takuar dhe me Sekretarin e Shtetit për Mbrojtjen Ben Wallace dhe me të Dërguarin e Posaçëm të Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimorë Sir Stuart Peach, një mik i hershëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
-
VIDEO
Berisha ‘non grata’ nga Britania, Baçi: S’ka pasur fakte, shpifje! Muça: Sot s’dha asnjë provë, vetëm sulmoi Carlo Bollinon e mediat për investigimet serioze
Sulmi i kamufluar si fakt, ka qenë strategjia e vjetër e prezantuar si e re nga ish kryeministri Sali Berisha për të argumentuar damkosjen ‘Non Grata’ nga vendet më të zhvilluara të globit SHBA e Britani e Madhe. Për të justifikuar akuzat për minim demokracie e korrupsion madhor, Berisha sot prezantoi një raport ku sulmonte median e lirë Shqiptarja.com e Report Tv dhe botuesin Carlo Bollino.
-
VIDEO
Rrezikoi të mbytej në plazh, shpëtohet mrekullisht i moshuari në Durrës! Vrojtuesi për Report Tv: I dhashë ndihmën e parë, i kishte rënë tensioni, për fat shpëtoi
Një tragjedi është shmangur këtë pasdite në plazhin e Durrësit ku një i moshuar rrezikoi të mbytej pasi i kishte rënë tensioni. Ishte roja bregdetare që e pikasi të moshuarin që ndodhej në vështirësi dhe i erdhi në ndihmë.