Peleshi surprizohet në Britani, banda frymore luan këngën korçare ‘Dëbora zbardhi malet’ gjatë ceremonisë së pritjes

17 Korrik 2023, 19:57 | Përditesimi i fundit: 2023-07-17 22:58:59

Një befasi ka qenë për ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi ceremonia e organizuar nga autoritetet britanike. Në pritjen zyrtare, në Ministrine e Mbrojtjes Britanike, gjatë parakalimit para trupës së nderit, banda frymore ka luajtur këngën korçare “Dëbora zbardhi malet”. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe ku është pritur nga personalitete të larta atje. Ai është takuar dhe me Sekretarin e Shtetit për Mbrojtjen Ben Wallace dhe me të Dërguarin e Posaçëm të Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimorë Sir Stuart Peach, një mik i hershëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

    No videos found.