-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, dosja në dorë të gjyqtarit Erion Bani! Burime për Report TV: Në kërkesën e Dumanit dhe emra të tjerë
Gjyqtari Erion Bani po shqyrton kërkesën e SPAK për masën e arrestit dhe kontrollin e banesës ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Ish-numri 2 i qeverisë ndodhet në Angli, por nëse gjykata firmos urdhër arrestin, do të kërkohet për 3 javë nga policia shqiptare brenda vendit, për tu shpallur më pas në kërkim ndërkombëtar.
-
VIDEO
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, kamioni përplaset me trafikndarësen! Krijohet trafik i rënduar
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Një kamion është përplasur me trafikndarësen, ndërsa nuk raportohet për qytetarët të lënduar.
-
VIDEO
Tiranë, zbulohet Exchange i kriptomonedhave, sekuestrohen 60 mijë euro e dy llogari në kripto 135 000 euro, në kërkim administratori nga Kosova
Në një pikë Exchange të menaxhuar nga një kosovar, tashmë të shpallur në kërkim, klientët çonin para cash për t’i investuar në kriptomonedha, dhe i tërhiqnin sërish cash kur administratori 48-vjeçar nga Kosova, kishte rritur vlerën e tyre. Policia sekuestroi para cash mbi 60 mijë euro, dhe dy llogari të kriptomonedhave me vlerë 135 mijë euro.
-
VIDEO
Siguria e sezonit turistik, policia monitoron bregdetin! Bllokohen 16 mjete lundruese në Vlorë dhe 4 në Durrës! Gjobiten drejtuesit
Nga kontrollet e ushtruara përgjatë bregdetit, policia kufitare ka bllokuar 20 mjete lundruese nga porti Durrësit në Vlorë. Konkretisht janë bllokuar 10 Jet Ski, 7 skaf, 3 gomone, pasi u gjetën shkelje. Drejtuesit e tyre u gjobitën me shuma nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë të reja.
-
VIDEO
Rama pyet Gentian Toshkëzin: Si të duket masa për studentët e mjekësisë? Ja si u përgjigj mjeku më i mirë në Amerikë
I ftuari i episodit të 15-të të podkastit ‘Flasim’ me kryeministrin Edi Rama ishte mjeku , Gentian Toshkëzi, që siç e cilësoi Rama, quhet ‘’america’s best doctor’’, doktori më i mirë i Amerikës, çmim i cili i jepet në mënyrë të përvitshme nga një organizatë shumë prestigjioze.
-
VIDEO
Taulant Balla shkon në Presidencë, betohet si ministër i Brendshëm
Kuvendi miratoi më 13 korrik, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim emërimin e Taulant Ballës në postin e lënë bosh nga Bledi Çuçi pas shkarkimit të këtij të fundit më 7 korrik nga Kryeministri Edi Rama, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Fushë Krujë dhe Borizanë.
-
VIDEO
Vendosi shezlongë dhe çadra pa leje në plazhin ‘Pasqyrat’, nën hetim një person në Sarandë
Nga kontrollet e kryera në të gjithë vijën bregdetare në Sarandë, policia ka sekuestruar 40 shezlongë dhe 20 çadra që ishin vënë pa leje në plazhin “Pasqyrat”. Për pasojë janë vënë nën hetim pronari i tyre.
-
VIDEO
I nxehti zhurit Evropën, temperaturat arrijnë deri ë 40 gradë celcius! Alarmi i kuq në 15 qytete italiane
Temperaturat përvëluese po ”vlojnë” në të gjithë Evropën me disa rajone që përballen me temperatura që pritet të rriten mbi 40 gradë Celsius, tha Agjencia Evropiane e Hapësirës.
-
VIDEO
Policia u bllokoi varkat në lumin e Shalës, Operatorët dhe turistët në protestë bllokojnë tunelin hyrës për në Koman
Operatorët turistikë dhe banorë të Komanit kanë bllokuar mëngjesin e sotëm tunelin hyrës për në Koman në shenjë proteste pas bllokimit të mjeteve të tyre lundruese.
-
VIDEO
Gentian Toshkëzi, doktor myzeqar më i mirë në Amerikë tregon rrugëtimin nga Parisi me valixhen shqiptare në SHBA ku nuk pranohesh kollaj
Gentian Toshkëzi, doktori myzeqar i cili është shpallur doktori më i mirë në Amerikë ka qenë i ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama.
-
VIDEO
‘Qëllo qëllo! ... Më pas 4 të shtëna’ Si u vra shqiptari nga karabinieri italian pasi i shtypi kolegun me makinë në Padova të Italisë
Katër plumba janë qëlluar drejt Haxhi Çollakut, shqiptari i cili mbeti i vrarë nga policia italiane. Ngjarja u shënua pasditen e 14 korrikut 2023 në Padova të Italisë.
-
VIDEO
Rama: S’është dita për të treguar të metat e Reformës në Drejtësi, por faktin që të pushtetshmit po humbasin pushtetin në drejtësi
Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve, kryeministri Edi Rama tha se sot nuk është dita, për të thënë të metat e Reformës në Drejtësi, por është dita për t’u kujtuar të gjithëve se çfarë po ndodh me luftën kundër kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë e faktin se për herë të parë në Shqipëri të pushtetshmit po humbasin pushtetin mbi drejtësinë. Kjo, nënvizoi, kreu i qeverisë se ka zanafillën nga vullneti i PS-së për t’i hyrë detit në këmbë, në kërkim të një drejtësie për Shqipërinë, për shqiptarët dhe me shqiptarët.