-
VIDEO
Tragjedia në plazhin Vilë-Bashtovë, ‘arrest shtëpie’ për administratorin e plazhit! Nika: U mbytën në plazhin publik, u përpoqa t'i shpëtoja
Gjykata e Durrësit ka liruar këtë të enjte, Pëllumb Nikën, administratorin e plazhit privat në Vilë-Bashtovë, ku u mbytën të dielën Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij. Para togave të zeza, Nika, ka pretenduar se familja Halilaj qëndronte në hapësirën e plazhit publik, megjithëatë, ka bërë përpjekje për ti shpëtuar kur ka parë se po mbyteshin në det.
-
VIDEO
Arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryetari i bashkisë në Fushë-Arrëz, Fran Tuci dhe administratori i njësisë Iballë! Hapën rrugë të re duke shkatërruar pyllin, dëmi 234 mln lekë
Fran Tuci, ish kryebashkiak i fushë arrëzit u arrestua me urdhër të spak me akuzën se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 234 milionë lekë me tenderin e një rruge. Për këtë çështje ra në pranga edhe administratori i njësisë Iballë në Pukë ndërsa u shpall në kërkim pronari i kompanisë që kreu punimet pa leje, pasi ka shkatërruar zonën e pyllëzuar.
-
VIDEO
Do dorëzohej me 12 korrik, ç’po ndodh me zemrën e Saimir Sulës? Ministria e Drejtësisë nguron të përgjigjet! Motra dhe avokati në Barcelonë për të marrë organin
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me zemrën e shqiptarit Saimir Sula, që autoritetet spanjolle e gjetën 2 vite pasi i riu ndërroi jetë dhe trupi prehet në Shqipëri. Nga Barcelona, ku u gjet në morg, zemra do i dorëzohej zyrtarisht dje ministrisë sonë të drejtësisë, por deri më tani nuk ka asnjë njoftim.
-
VIDEO
Zjarr në parkingun e një pallati në zonën e Astirit, digjen disa mjete, evakuohen banorët
Një parking në një Unazë të Re është përfshirë nga flakët duke djegur disa mjete
-
VIDEO
Debate në Kuvend, tensione edhe nga PS! Xhafaj përplaset me Braçen
Situata e tensionuar në Kuvend paraditen e sotme nuk ka përfshirë vetëm maxhorancën me opozitën, por edhe deputetët socialistë me njeri-tjetrin.
-
VIDEO
‘Një kafe me Mërtirin, Zoton e ish ministrin’, Baftjar Zeqaj për përgjimet e SPAK: Si mbaj mend fare, unë Ahmetajn e kam shok partie, s’është miku im
Deputeti socialist, Baftjar Zeqaj ka folur për përfshirjen e tij në dosjen e ish ministrit Arben Ahmetaj. Zeqaj ka thënë se ftesën e Ahmetajt, Mërtirit dhe Zotos nuk e kujton ndërsa shton se me ish ministrin nuk ka asnjë marrëdhënie shoqërore
-
VIDEO
Asgjësohen 480 bimë kanabisi në fshatrat e Krujës, ende s'dihen autorët
Policia ka asgjësuar 480 bimë kanabisi në fshatrat e Krujës. Kanabisi ishte i kultivuar në fshatrat Kroi i Madh, Mafsheq, Shqezë, Krastë dhe Picragë
-
VIDEO
Mbrojtja e Arben Ahmetajt në mbledhjen me dyer të mbyllura: U hetua jeta personale! Në kërkesën e SPAK, asnjë shkak i ligjshëm
Avokatët e Arben Ahmetajt nuk arritën të bindin PS e PD, të cilët vendosën t’i sugjerojnë Kuvendit t’i heqë imunitetin. Në mbrojtjen e tyre në mbledhjen me dyer të mbyllura, 2 avokatët e ish ministrit përdorin argument kryesor se kërkesa e SPAK nuk ka asnjë shkak të ligjshëm. Sipas mbrojtjes, SPAK ka hetuar jetën personale të Ahmetajt
-
VIDEO
Universitetet e Vlorës e Barit program të dyfishtë studimi në ‘inxhinieri mekanike’! Kushi: mundësi e mirë për studentët shqiptarë dhe italianë
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” dhe Universitetit Politeknik të Barit në Itali nënshkruan marrveshjen për programin e dyfishtë Bachelor në “Inxhinieri Mekanike”. Kjo marrveshje do të vihet në zbatim që nga viti akademik 2024-2025.Në ceremoninë e mbajtur në Vlorë, Ministrja e Arsimit Evis Kushi e cilësoi si një mundësi e shkëlqyer për studentët shqiptarë dhe italianë por edhe një urë lidhëse më shumë mes dy qyteteve.
-
VIDEO
Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve: S’kemi pse bëhemi avokat i askujt, gjykojmë vetëm në procedura
Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi pas mbledhjes së Këshillit të Mandatave u shprej se do t’i sugjerojnë në seancën plenare autorizimin për arrestimin e Ahmetajt. Pëllumbi u shpreh se ato gjykojnë nëse procedurat janë të rregullta ose jo, por jo për faktet.
-
VIDEO
Dosja ‘Ahmetajt’, gazetarja Banushi: Janë pyetur mbi 90 persona! Ish-ministri po lobon me deputetët t’i japin kohë! Çollaku: Mazhoranca po e ndihmon të arratiset
Deri tani janë pyetur mbi 90 persona në lidhje me hetimet që po zhvillohet për ish-ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj, për të cilin SPAK i ka kërkuar Kuvendit që të lejohet kontrolli i banesës së tij, por edhe heqjen e mandatit që t’i hapet rrugë arrestimit. Kështu bëri me dije gazetarja e Report Tv, Keti Banushi
-
VIDEO
Avokatët e Ahmetajt: Nuk ka marrë asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve! Dëshmitë s’janë të vërteta! Komunikuam me klientin para 5 minutash
Avokatët e Arben Ahmetajt thonë se ish zv.kryeministri nuk ka marrë asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Para gazetarëve thonë se dëshmitë nuk janë të vërteta.