-
VIDEO
Samiti i NATO-s sinjal pozitiv Ukrainës për anëtarësim në Aleancë, Rama krah për krah me Macron
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vilnius, aty ku ditën e sotme po zhvillohet samiti i NATO-s me të gjithë gjithë krerët e organizatës.
Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga mikpritësi i këtij takimi, Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Po ashtu, kryeministri Rama është takuar edhe me liderë të tjerë botërorë, me Presidentin francez, Emmanuel Macron me të cilin bëri dhe një foto familjare duke ecur krah për krah me njëri-tjetrin.
Sot ne Vilnius të Lituanisë, udhëheqësit e NATO-s , po diskutojnë për situatën në Ukrainë dhe kërkesën e këtij shteti për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake.
Më herët Kryeministri i vendit Edi Rama shkroi se aleatët e NATO-s janë në këtë takim më të fortë e të vendosur për të mbrojtur lirinë e sigurinë e popujve të Evropës.
“Samiti i gjen aleatët e NATO-s më të fortë e më të vendosur, për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e popujve tanë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Ky takim i rëndësishëm në kryeqytetin lituanez po bëhet nën masa të mëdha sigurie. 16 vende aleate kanë dërguar raketa të sistemit Patriot, avionë luftarakë dhe forca të shumta.
-
VIDEO
Samiti i NATO-s në Vilnus, Rama mbërrin në LITEXPO, shoqërohet nga Xhaçka! Begaj: Moment vendimtar për sigurinë e rajonit Euro-Atlantik
Kryeministri Rama ka mbërritur në Lituani në kuadër të Samitit të NATO-s në Vilnius. Kreu i qeverisë ka mbërritur në LITEXPO – Qendra e Ekspozitave dhe Kongreseve Lituaneze, i shoqëruar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
-
VIDEO
Açka debat me Gjinushin në Komisionin e Medias: Keni ardhur sot për mikun tuaj, s’iu përgjigjët ftesës së institucionit! Akademiku: Çfarë lidhje ka kjo?
Kreu i Akademisë së Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi ishte sot i pranishën në mbledhjen e Komisionit të Medias për të diskutuar për ndryshimet në ligj dhe ka debatuar me Flutura Açkën
-
VIDEO
5 vite punë e detyruar për studentët e mjekësisë, Vokshi-mazhorancës: Mos e kaloni me procedurë të përshpejtuar, jemi të hapur për diskutime
Deputetja demokrate Albana Vokshi i bëri thirrje qeverisë që të mos e kalojnë me procedurë të përshpejtuar projektligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në vendin tonë. Vokshi tha se opozita është e gatshme për diskutime, por nëse projektligji nuk kalon me procedurë të përshpejtuar, por të bëjnë konsultime me studentët e mjekët, si edhe opozita të japë propozimet e tyre. Vokshi tha se nuk qeveria nuk mund t’ia faturojë studentëve dështimin në sistemin shëndetësor.
-
VIDEO
5 vite punë e detyruar, Kushi te ‘Shëndetësia’: Synojmë të frenojmë largimet e mjekëve! Në vitin 2024 hapim 500 kuota në Universitetin e Mjekësisë
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka prezantuar ditën e sotme në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, projektligjin e qeverisë që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në Shqipëri dhe më pas do marrin diplomën, ose do duhet të paguajnë koston reale të studimeve.
-
VIDEO
'Ta tregoj unë kur të takohemi nga afër', zbardhen mesazhet kërcënuese që mori Lulzim Maja! U prit në takim nga Tonin Vocaj
Lulzim Maja, vëllai i Jashar Majës që u dhunua barbarisht bashkë me kushëririn Bilbilin nga anëtarë të fisit Rraja në një lokal në Thumanë, mori mesazhe kërcënuese në Facebook të hënën e 10 korrikut.
-
VIDEO
DOSJA/ SPAK kërkon arrestimin, Këshilli i Mandateve mblidhet sot për Arben Ahmetaj! Ish zv/ kryeministri në hetim për Inceneratorin Elbasanit, Fierit e Tiranës! Në dosje dhe Alda Klosi
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, i kërkon Kuvendit një ditë më parë dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit socialist, Arben Ahmetaj. Për të shqyrtuar këtë kërkesë, kryetarja e Kuvendit ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit të mandateve në orën 16:00, ku do të diskutohet mbi heqjen e mandatit të deputetit, Ahmetajt.
-
VIDEO
Mbetën në mes të detit pasi skafi pësoi defekt, policia shpëton 13 turistë në Kepin e Rodonit gjatë natës, 6 prej tyre të mitur
Një problem teknik i një skafi, me të cilin po lundronin 13 pushues nga Shqipëria, ne afërm të njëri-tjetrit bëri që ata të ngecnin për orë të tëra në mes të detit, derisa u shpëtuan gjatë natës nga policia kufitare në Kepin e Rodonit.
-
VIDEO
Ishin shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen dy të rinj në Krujë
Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Krujës, pasi ishin shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.
-
VIDEO
Avokati në Report Tv: Dosjen e çoi vetë Ahmetaj, pa e ditur për pasojat! Nuk i shiti ai shokët
Sipas tij, dosjen në SPAK për këto afera i ka dërguar vetë Arben Ahmetaj, pa e ditur për pasojat që do t’i vinin nga mbrapa, ndërsa shtoi se ai nuk i ka shitur shokët me këtë veprim.
-
VIDEO
Aksidenti i Ahmetaj në Maqedoni, provë në SPAK! Dëshmia: Në makinë me të ishte edhe biznesmeni i inceneratorëve Mirel Mërtiri
Ollga Gjokaj, bashkëshortja e këshilltarit të Arben Ahmetajt ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur në korrik të vitit 2017 në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut. Sipas dëshmisë që ka dhënë në SPAK, ka treguar se në automjet me Ahmetajn ishte edhe biznesmeni Mirel Mërtiri.
Sipas asaj që i ka thënë bashkëshorti, Ollga tregon se nga aklsidenti u lënduan Ahmetaj dhe Mene, të cilët u trajtuan në spital. Këto detaje u raportuan dhe aso kohe në media kur pati edhe akuza ministri me miq të tij kishin shkuar për pushime jashtë vendit.
“Bashkëshorti i saj i ka thënë që po udhëtonte në makinë me Leonard Menen që është kunati i Arben Ahmetajt dhe Mirel Mërtiri. Bashkëshorti i ka dhënë se janë përplasur me një autobus. Bashkëshorti i saj u dëmtua pak dhe nuk pati nevojë për mjekim kurse Arben Ahmetaj dhe Leonard Mene it ha që ishin dëmtuar dhe janë trajtuar me mjekim në Kumanovë edhe në Shqipëri. Nuk di të thotë spitalet apo ambientet mjekësore ku janë mjekuar. Por di të thotë që ka vajtur bashkë me bashkëshortin për vizitë te shtëpia e Albinës dhe Arbenit pas aksidentit. Kur ka ndodhur aksidenti, ka dëgjuar nga bashkëshorti se kanë qenë në një udhëtim në Bukuresht”, tregoi Ollga.
-
VIDEO
Mungesa e stafit në industrinë e turizmit, Kasa: Detyrohemi të marrim punonjës nga Azia! Muça: Rrisni rrogat e punonjësve vendas! Ceno: Pagat janë të larta
Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, Erion Muça, ekspert këshillimi për punesimin dhe Zv.kryetarja e Operatorëve Turistike në Vlorë, Anisa Ceno diskutuan në Report Tv për problemet në industrinë e turizmit.