-
VIDEO
Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 19-vjeçari në Gjirokastër
Një 19-vjeçar është vënë në pranga në Gjirokastër pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Lusjan Sulo është arrestuar në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, duke transportuar me automjetin tip "Benz Vito", 13 emigrantë të paligjshëm drejt kufirit.
-
VIDEO
Report Tv siguron dosjen/ Si ndodhi atentati në banesën e Gentian Bejtjas, autorët hynë brenda në oborr! I vranë kunatin e plagosën fëmijët
Zbulohet dinamika e atentatit të ndodhur më 3 korrik në banesën e Gentian Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sina dhe të plagosur dy fëmjët e tij të mitur. Gazetarja e Report TV, Keti Banushi, ka siguruar dokumentin e vlerësimit të masës së sigurisë për Valter Bamin i arrestuar në lidhje me këtë atentat
-
VIDEO
Vëzhgimi i Report Tv/ Asnjë kontroll pas tragjedisë në Vilë-Bashtovë! Plazhi publik dhe ato private pa roje e kulla vrojtimi! Administratori në pranga, por plazhi privat nuk mbyllet
Një ditë pas tragjedisë në Vilëbashtovë, plazhi privat që nuk ka roje bregdetare është i hapur edhe pse administratori u prangos nga policia. Turistët shprehen të shqetësuar, ndërsa në terren nuk ka kontrolle nga institucionet për plazhet private dhe atë publik që nuk ofrojnë siguri për pushuesit
-
VIDEO
Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Shkodër, furgoni përplas për vdekje drejtuesin e motorit
Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.
-
VIDEO
Tragjedia në Vilë-Bashtovë, arrestohet administratorit i plazhit ku u mbytën babai me dy djemtë! Mungonte roja bregdetare
Pas tragjedisë që ndodhi mesditën e djeshme në plazhin e Vilë-Bashtovës ku u mbytën babai Elvis Halilaj, bashkë me 2 djemtë e tij të mitur, 13 dhe 17 vjeç, policia ka arrestuar sot Pëllumb Nikën.
-
VIDEO
SPAK kërkesë në Kuvend për arrestimin e Arben Ahmetajt! Ish-ministri në hetim për 3 akuza: Korrupsion pasiv, fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive dhe pastrim parash
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Në Kuvend ka mbërritur kërkesa, për vendosjen e masën së sigurisë dhe për të ushtruar kontroll në shtëpinë deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike
-
VIDEO
U arrestua për armëmbajtje pa leje, del para gjykatës Valter Bami
Valter Bami, i arrestuar për armëmbajtje pa leje, fill pa atentatit nga Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas, Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.
-
VIDEO
Aksident në Gramsh, përplasen dy makina, 2 të plagosur! Shoqërohet në polici 24-vjeçari
Një aksident ke ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën e qytetit të Gramshit.
Automjeti tip "Land Rover", që drejtohej nga shtetasi O. Ll., 24 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Mazda", me drejtues shtetasin A. Ll., 47 vjeç.
-
VIDEO
Fermerët në Maliq djegin barin për të pastruar tokën, flakët rrezikojnë sipërfaqet me grurë
Në disa toka bujqësore të zonës se Maliqit, fermerët për të pastruar barërat, i vendosin zjarrin këtyre të fundit. Por situata është kthyer në tepër shqetësuese pasi, jo në pak raste janë rrezikuar dhe sipërfaqet me grurë i cili është pothuaj në ditët e fundit para korrjes.
Ditën e sotme qindra dylym toke janë përfshirë nga flakë te pakontrolluara të vëna qëllimisht, për të cilën u angazhuan disa zjarrfikëse te Maliqit.
Kryetari i Bashkisë Maliq Gezim Topçiu, në Facebook bëri thirrje për policinë të vërë para ligjit personat që kanë shkaktuar flakët.
-
VIDEO
Për herë të tretë brenda javës, një tjetër pushuese rrezikon të mbytet në Shëngjin
Pushuesit kosovarë nuk gjejnë qetësi në bregdetin e Shëngjinit.
Një tjetër pushuese rreth moshës 40 vjeç ka rrezikuar jetën mesditën e sotme në zonën e Kune Vainit. 40 vjeçarja është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore dhe po mbahet nën kontroll, pasi kishte konsumuar shumë ujë.
-
VIDEO
Digjen 16 ha grurë në Fier, fermeri: 200 mijë lekë dëm! Nëse është e qëllimshme, haram e pastë bukën që ha
Një sipërfaqe prej 16 ha e mbjellë me grur ështe përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Topojë në Fier. Sipërfaqja në pronësi të një prej kultivuesve më të mëdhenj të grurit në zonë, Mili Sako është shkrumbuar vetëm për 1 orë pasi flakët të favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe një stan pranë.
-
VIDEO
Tragjedi në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë, mbytet babai dhe djemtë 13 e 15 vjeç! I ati me djalin e madh shkuan të shpëtonin të voglin! Mungojnë rojet bregdetare
KAVAJË- Babai dhe dy djemtë e tij të mitur kanë humbur tragjikisht jetën në plazhin e Vilë Bashtovës. Tragjedia e familjes Halilaj nga Tirana, u shënua mesditën e kësaj të diele ku Elvis Halilaj 50 vjeç dhe dy djemtë 13 dhe 15 vjeç nuk kanë arritur të dalin më nga deti si pasojë e rrymave të forta detare.