-
VIDEO
Aksident në Sarandë, mjeti përplaset me kamiçionën, plagoset kalimtarja
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Pestë, pranë Universitetit në Sarandë.
Siç duket edhe në pamjet e kamerave, një kamionçinë ka goditur një mjet tip ‘smart’ të parkuar shkaktuar edhe përplasjen e një kalimtareje, e cila kalonte pranë trotuarit të ngushtë të kësaj rruge.
-
VIDEO
Nisma për kanabisin mjekësor, diskutime te ‘Shëndetësia’, 'Rithemelimi' kundër: Qëllimi është legalizimi i drogës
U shoqëruan me debate e akuza nga ana e opozitës, diskutimet për projektligjin për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale në Komisionin e Shëndetësisë. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë njoftoi ngritjen e një Agjencie Kombëtare për këtë qellim, deputeti Tritan Shehu tha se licencat tashmë janë dhënë
-
VIDEO
Shmanget tragjedia në Lezhë, një person rrezikoi të mbytej në plazhin e Tales! Pushuesi në gjendje kritike
Një tragjedi është shmangur në Tale të Lezhës ku një pushues rrezikoi të mbytej.
Ai u nxor nga uji nga pushuesit e tjerë e më pas u mor nga autoambulanca ku po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës. Sipas të dhënave ka konsumuar shumë ujë dhe ndodhet në gjendje kritike.
-
VIDEO
Dosja e SPAK për Ahmetajn, Report Tv zbardh 6 episodet korruptive: Përfitoi 500 mijë € nga Zoto e Mërtiri për 4 vite! Vila në Hamallaj ishte në pronësinë e biznesmenit të inceneratorëve
Report Tv zbardh dosjen e SPAK që iu drejtua Kuvendit me kërkesë për arrestimin e Arben Ahmetajt, i cili dyshohet se ka kryer korrupsion në 6 raste, fshehje e mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.
-
VIDEO
Pas 59-vitesh Hasan Sinaja mëson të vërtetën/Nëna iu abuzua në familje... (10 korrik 2023)
Hasani me Hysenin erdhën në jetë më 9 dhjetor 1963. Ata u lindën në maternitetin e Tiranës ku edhe u braktisën nga nëna e tyre Leme Hysa. Menjëherë pas braktisjes, binjakët u dërguan në shtëpinë e foshnjes po në kryeqytet ku qëndruan deri në moshën 1-vjeçare. Fati donte që binjakët të birësoheshin brënda një fisi,ku do mbanin të njëjtin mbiemër. Hasani u birësua nga Hajdar dhe Hankushe Sinanaj nga Lapardhaja e Beratit, ndërsa Hyseni nga çifti tjetër Sinanaj, në Kuçovë. Me vëllain u rritën bashkë edhe pse jetonin në familje të ndara. Ishin në moshën 14 vjeçare kur njerëzit i thonin se ishin vëllezër, por ato nuk e besonin edhe pse habiteshin për shkak të ngjashmërisë si dy pika ujë. Hasani u rrit me shumë dashuri nga prindërit birësues dhe nuk do ta kishte menduar kurrë se ato nuk ishin gjaku i tij. Ishte në moshën 20-vjeçare kur Hasanit i vjen letra për ushtar, dhe aty zbulon të vërtetën. Përherë të parë, lexon emrat e prindërve biologjik Halil dhe Leme Hysa nga Dibra. Kureshtja për ti njohur e vendosi në lëvizje dhe në moshën 27 vjeçare zbulon historinë e tij dhe të vëllait binjak.
-
VIDEO
SPAK do arrestimin e Ahmetajt, grupi i socialistëve diskuton kërkesën, burime: PS s’do bëhet mburojë
Në mbledhjen e grupit është diskutuar edhe kërkesa e SPAK për arrestimin e deputeti Arben Ahmetaj.
Gazetari Ermal Qori, sipas burimeve nga grupi parlamentar socialist, mëson se mazhoranca nuk do të bëhet mburojë, e kësisoj nuk do të pengoj kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.
Kujtojmë se për raste të ngjashme, kryeministri Rama është shprehur publikisht se PS nuk bëhet avokate e asnjë zyrtari të lartë të korruptuar rreshtuar krahë saj.
Kuvendi pas marrjes së kërkesës pritet të mbledhë brenda dy ditëve të ardhshme Këshillin për Mandatet. Sipas gjasave, kërkesa do diskutohet këto ditë për t’ia kaluar seancës plenare të ditës së enjte, 13 Korrik.
-
VIDEO
Bankers përmirëson infrastrukturën në Marinëz dhe Belinë
Kompania Bankers Petroleum Albania vijon të jetë një partnere aktive e komuniteteve të zonave ku operon. Dy projektet më të rëndësishme edhe këtë vit në Bashkitë Roskovec dhe Patos janë fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës e fshatrave përreth.
-
VIDEO
Report Tv vëzhgim në Vlorë, Shkodër dhe Lezhë! Kullat e vrojtimit bosh, plazhet pa roje bregdetare
Një ditë pas tragjedisë së Vilë-Bashtovës, Report TV kreu një vëzhgim të gjerë nga Velipoja deri në plazhin e vjetër të Vlorës, ku konstatohet mungesa e rojeve bregdetare. Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe Bashkia, si institucione përgjegjëse sot po ushtronin kontrolle vetën në Tale të Lezhës.
-
VIDEO
Një plazh privat duhet të ketë me çdo kusht vrojtuesin, nëse s’është kontrata prishet! AKB përgjegjëse për zbatimin e sigurisë! Çfarë duhet të jetë në kullën e vrojtimit
Mes tragjedive që ndodhin në det, si ajo në Vilë-Bashtovë, siguria që ofrojnë stacionet e plazhit është maksimale. Kjo vetëm nëse do t’i referohemi letrave dhe dhjetra procedurave që një biznesi i duhet për të marrë leje, pasi në të vërtetë, në terren, zbatimi është thuajse inekzistent.
-
VIDEO
Dhuna e Rrajave për guroren, Prokuroria: Prej qershorit kallëzimi i Bilbil Majës në fazën e hetimeve paraprake
Në një prononcim për median, prokuroria sqaron se më 18 maj është regjistruar procedim penal dhe 7 ditë më pas i është deleguar dosja për kryerjen e veprimeve hetimore Komisariatit të Policisë Krujë
-
VIDEO
Dhuna e Rrajave për guroren, Policia ia kalon topin Prokurorisë: Kemi dorëzuar tre herë materiale qindra faqesh për denoncimin e Bilbil Majës
Banorët e fshatit Borizanë kanë denoncuar se kanë bërë dhjetra denoncime për guroren e Rrajave në komisariatin e Krujës e po u dëmtonte banesat por nuk kishin marrë asnjë reagim.
-
VIDEO
Arrestohet 49-vjeçari në Pogradec, ishte i armatosur! I dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje
Një atentat i mundshëm mund të jetë shmangur me arrestimin e 49-vjeçarit, Artur Musollari në Pogradec. Gjatë kontrollit u gjet armë zjarri, fishek, një shkop bejsbolli, sasi parash, një palë dylbi dhe një aparat celular.