-
VIDEO
BE mbështeti konferencën Kosovë-Serbi, Rama: Rajoni s’mund të merret zvarrë për një konflikt të kotë!
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për idenë e konferencës për Kosovën dhe Serbinë duke thënë se rajoni nuk mund të merret zvarrë për një konflikt të kotë.
-
VIDEO
Koncerti me ritme latine nesër në Tiranë, drejtoresha e Kulturës: Performancë vetëm nga Enrique Iglesias! Qytetarët të vijnë 1 orë më parë për të zënë vendet
Jemi vetëm 1 ditë larg një koncerti madhështor me ritme latine në kryeqytet. Drejtoresha e Kulturës, Iva Beharaj foli për Report Tv duke thënë se në koncertin e Enrique Iglesias nuk do të ketë artistë të tjerë.
-
VIDEO
Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, reagon policia: Babë e bir u qëlluan me armë zjarri, nuk dihen arsyet
Policia ka reaguar për vrasjen e dyfishtë në Dukagjin të Shkodrës. Policia thotë se babë e bir, Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra janë qëlluar me armë zjarri për motive që ende nuk dihen.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen "Partizani", Shkodër.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje.
Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.
SI.E./Shqiptarja.com
-
VIDEO
Arlind Qori në Report Tv: Në vjeshtë kthehemi me protesta! Palë me partitë e vogla për ndryshimin e Kodit Zgjedhor? Nuk vdes të jem deputet
Pas daljes si forcë e tretë nga zgjedhjet e 14 majit, Lëvizja Bashkë është gati të japë maksimumin dhe të ecë përpara. Ky ka qenë mesazhi i kryetarit njëherësh pedagogut të Shkencave Politike, Arlind Qorit. I ftuar në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj, Qori tregoi për një mbështetje në rritje nga qytetarët, gjë që e ka shtyrë Lëvizjen Bashkë të jetë edhe më aktive
-
VIDEO
Vrasje e dyfishtë në Dukagjin, ekzekutohen babë e bir! Shkuan për të parë dëmet e shtëpisë së djegur, autorët i zunë në pritë
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur ditën e sotme në Dukagjin të Shkodrës. Babë e bir, Gjokë Gurra dhe Eduard Gurra, janë zënë në pritë nga autorët të cilët i kanë qëlluar duke i lënë të vdekur në vend. Viktimat janë Gjoke Gurra dhe Eduart Gurra.
-
VIDEO
Zjarr në fushën e mbetjeve urbane në qytetin e Vlorës
Një zjarr ka rënë në fushën e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës. Pesë autobotë dhe 20 punonjës së zjarrëfikseve janë duke punuar për shuarjen e flakëve , por situata është e rënduar pasi dhe era ndihmon që flakët të përparojnë.
-
VIDEO
Aksidenti i katërt brenda pak orësh në Korçë, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi
Një tjetër aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korcë-Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec.
Sipas informacioneve paraprake nga policia një motor ka dalë nga rruga e si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorrit.
Kujtojmë se ky është aksident i 4 i ndodhur ditën e sotmë në Korcë dhe të gjitha si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë.
-
VIDEO
Autobusi me 45 të ndaluarit nga policia e Elbasanit për trafik droge niset drejt Tiranës
Autobusi që mbart 45 të ndaluarit nga policia e Elbasanit për trafik droge është nisur drejt Tiranës. Katër grupet kriminale, njeri prej të cilëve është shkatërruar krejtësisht, janë goditur në kuadër të një operacioni antidrogë, të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Prrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd. Në pranga kanë rënë 45 persona, mes tyre edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale. 29 prej tyre po hetohen në gjendje të lire, ndrësa në kërkim janë shpallur 7 të tjerë. 5 nga 7 të shpallurit në kërkim figurojnë aktualisht jashtë vendit.
-
VIDEO
Elbasan/ Goditen 4 grupe kriminale të trafikut të drogës: 45 të ndaluar, 7 në kërkim! Sekuestrohen 51 mln lekë, heroinë e kokainë! Në pranga dhe biznesmenë
45 persona anëtarë të grupeve që shisnin drogë u arrestuan nga policia e Elbasanit e cila shpalli në kërkim 7 të dyshuar të tjerë. Aksioni u shtri në shtatë qytete ndërsa mes të arrestuarve është edhe Hekuran Gjeli i arrestuar më parë gjatë operacioneve për kapjen e anëtarëve të familjes Çapja.
-
VIDEO
Tentoi të transportonte me kamionçinë 33 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 38 vjeçari në Sarandë (EMRI)
Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi u kap në tentativë për të transportuar 33 emigrantë drejt vendeve të Bashkimit Europian.
-
VIDEO
Vrau Pjerin Xhuvanin, prokuroria kërkon 25 vite burg për Arbër Paplekajn
Prokuroria ka dhënë pretencën për Arbër Paplekajt, i cili vrau gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme më 25 prill 2021, Pjerin Xhuvanin. Prokuroria ka kërkuar 25 vite burg.
-
VIDEO
VKM/ Protesta e studentëve të mjekësisë, Manastirliu dhe Kushi: Po konsultohemi për të marrë vendim! Qeveria e detyruar të frenojë fenomenin
Dy ministret Ogerta Manastirliu dhe Evis Kushi janë prononcuar këtë të enjte për revoltën e studentëve të mjekësisë lidhur me planin e qeverisë për punësimin 3-vjeçar të detyrueshëm. Teksa ishin duke prezantuar vendimet pas mbledhjes së qeverisë, dy ministret u pyetën edhe për protestën e studentëve të Mjekësisë, të cilët kanë paralajmëruar se do të vijojnë tubimet derisa qeveria të tërhiqet nga kjo nismë.