-
VIDEO
Kriza në PD/ Debate në Pa Protokoll, anëtari i Rithemelimit: Basha po i bën shërbimin e fundit Ramës! Kthupi
Situata në Partinë Demokratike kësaj radhe e ndarë në ‘tre copëza’, por duket se sfondin e ka të qartë, Lulzim Basha do jetë në krye të selisë blu. Ky ka qenë diskutimi në emisionin Pa Protokoll me gazetaren e Repor Tv, Anduela Ndreu. Sipas Bislim Ahmetajt, pjesë e Rithemelimit, PD tashmë ka vetëm një përfaqësues, dhe ai është Lulzim Basha, që sipas ka çuar PD në një krizë të madhe
-
VIDEO
Shpenzime ‘të çmenduara’ për maturë, maturantët ‘luajnë’ me shpenzimet. Maturantja: Harxhova 2000 €
Pas provimeve të maturës është koha që maturantët të festojnë për sukseset e arritura dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme në mbrëmjen e maturës.
Modelet dhe tendencat e veshjeve ndryshojnë çdo vit, së bashku me shpenzimet. Këtë vit thonë stilistët trendi i fustaneve është ai i fustaneve të rënduara me gurë e xixa.
-
VIDEO
Bursa për degët prioritare, rektori i Universitetit Bujqësor: Ka paragjykime për këto profesione, por të sigurojnë vendin e punës! Diplomat njihen në të gjithë botën
Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku i bëri thirrje të rinjve që të mos nisin jetën nga e para duke emigruar jashtë vendit për studime kur ka shumë mundësi në vendin tonë. Në një intervistë për Report Tv u shpreh se pritet që të shtohen numri i studentëve që aplikojnë për degët prioritare në një kohë kur hiqet edhe kriteri i mesatares 8.5.
-
VIDEO
Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e 'BF' për bashkinë e Kuçovës, rinumërimi lë PS forcë të parë! Maliqi: Vendim politik, fitoi krimi e korrupsioni
Me përfundimin e procesit të rinumërimit nga Kolegji Zgjedhor, të 18 kutive, për bashkinë Kuçovë, rezultati nuk ka ndryshuar dhe PS mbetet forcë. Kolegji Zgjedhor dha vendimin që të rrëzojë ankimimin e 'BF' për këtë bashki ku kërkonin të shpallej rezultati i pavlefshëm.
-
VIDEO
Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimin e 'BF' për bashkinë e Kuçovës, Maliqi: Vendim politik! Zgjedhjet nuk do njihen nga opozita, sot fitoi krimi e shpërdorimi i detyrës
Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi foli për mediat pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimin e ‘BF’. Këtë vendim, Maliqi e cilësoi politik duke shtuar se zgjedhjet nuk do të njihen nga opozita.
-
VIDEO
Të gjithë në shesh! Enrique Iglesias pritet të ‘ndezë’ Tiranën me muzikë latine, fansja në Report Tv: Kemi ardhur nga Lushnja për ta dëgjuar, bluzën e kam bërë për të
Të gjithë po presin me padurim koncertin madhështor që pritet të mbahet mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku për herë të parë do të performojë, këngëtari me famë botërore, Enrique Iglesias. Të shumtë ishin fansat që edhe pse disa orë më herët, kishin zënë vendet e para për ta parë nga afër yllin ndërkombëtar të muzikës latine. E pyetur nga gazetarja e Report Tv, Ledina Jakimi ishte një ndër fanset e tij, e cila kishte zgjedhur të vishte një bluzë të stampuar me foton e tij tha se kishte ardhur posaçërist nga Lushnja për ta ndjekur.
-
VIDEO
Debati mes analistëve, Burimi: Ke problem me Berishën, e ke të lexueshme urrejtjen! Demalia: Po të jetë i aftë ta rrëzojë Ramën, por vendit i duhet opozitar i besueshëm
Analistët Genc Burimi dhe Ilir Demalia janë përplasur për Sali Berishën dhe mënyrës se si po tenton të përballet me qeverinë. Të ftuar në Report Tv, Demalia tha se duhet të ketë një opozitar të besueshëm për të rrëzuar Edi Ramën.
-
VIDEO
Duka në Report Tv: Sistemi zgjedhor duhet të ndryshohet, u hapet rruga partive të reja! Digjitalizmi i Kadastrës? Pozitive
Kreu i PAA, Argon Duka e ka cilësuar si shumë të domosdoshme ndryshimet e sistemit zgjedhor, nismë nga partitë e vogla opozitare. Duka shpjegon se kanë edhe dakordësinë e deputetëve të Rithemelimit dhe të PD-së. I ftuar në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj kreu i PAA thtoë se ky sistem nuk ka as pëlqyeshmërinë e popullit.
-
VIDEO
Ndryshimi i sistemit, Nisma Thurje në KQZ për referendumin! Shabani: Me hir apo me pahir, sistemi zgjedhor do ndryshojë
Kjo nismë e partive të vogla synon të mbledhë 50 mijë firma për të kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor në vend, që sipas tyre favorizon vetëm dy partitë e mëdha dhe nuk lejon përfaqësimin e forcave të vogla politike, e aq më tepër ndryshim të qeverisë.
-
VIDEO
‘Ballëm Sulltani’, pelegrinazhi i bektashinjve në Martanesh, Kryegjyshi Botëror: Rinia të mos e braktisë Shqipërinë
Qindra besimtare bektashinj morën pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm që mbahet në Bulqizë. Ata u ngjitën në vendin e shenjtë të “Ballem Sulltanit” të Martaneshit ku kryen ritualet fetare nen drejtimin e kryegjyshit Edmond Brahimaj.
-
VIDEO
Grabiti pikën e këmbimit valutor në Tiranë, autori dyshohet se i përket një grupi kriminal! Garazhi ku u gjetën sendet e sekuestruara ishte baza e grupit
Grabitësi i rreth 30 mijë eurove në pikën e këmbimit valutor në zonën e Astirit, Artan Tafani dyshohet se është anëtar një grupi të strukturuar kriminal. Makina e gjetur në garazhin që përdorej si bazë e grupit, po ekspertohet ndërsa në Durrës janë vjedhur edhe 4 automjete që dyshohet se janë përdorur në vepra penale.
-
VIDEO
Mori 50 mijë lekë që të ndërhynte tek prokurori dhe gjyqtari për të mos dënuar një person! Oficeri i policisë gjyqësore në kërkim nga SPAK (EMRI)
Një oficer i policisë gjyqsore është shpallur në kërkim nga SPAK nën akuzën e korruposionit pasi ka pranuar një shumë monetare prej 50 mijë lekësh për të ndërhyrë tek prokurori dhe gjykatësi i çështjes së Ermir Llagaçit. Në kërkim është shpallur oficeri Fatbardh Lala.