-
VIDEO
Vlorë/ Polici i kufirit ndërron jetë pas 12 orësh patrullim në det, shfaqi probleme kur po parkonte mjetin lundrues
E rëndë në Vlorë. Pas 12 orësh patrullim në det, polici i kufirit ndërron jetë në orarin dhe vendin e punës.
Sinan Abilaliaj, polic i kufirit në Dhërmi ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e infarktit. Efektivi kishte 12 orë në det, në patrullim. Turnin e kishte marrë në orën 7 të mëngjesit dhe mbrëmjen e sotme, pak minuta para përfundimit të turnit, në orën 19, efektivi ka shfaqur probleme shëndetësore.
-
VIDEO
Karabina: Nuk na duhet bashkimi me Berishën, Basha lideri që na duhet për të çuar rrugëtimin e PD deri në fund
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Mirela Karabina e cilëson Lulzim Bashën si liderin që duhet të marrë sërish në dorë drejtimin e PD. Në një intervistë për Report Tv, Karabina u shpreh se Basha do e çojë deri në fund misionin që ta kthejë PD në alternativë qeverisëse.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Zbardhet dosja për vrasjet e Ramazanit dhe Runajt! Si u kthyen nga armiq në miq Erjon Alibej dhe Nuredin Dumani, organizatori ishte në burg kur ndodhi ekzekutimi
Report TV ka siguruar dosjen e plotë të Prokurorisë së Posaçme për ngarjen e ndodhur në korrik të vitit 2020 ne Elbasan ku më urdhër të Erion Alibejt u ekzekutuan Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj. Organizator i vrasjes ishte Nuredin Dumani ndërsa në dosjen e SPAK thuhet se Erjon Alibej sa ishte në liri kishte krijuar dyshime se njëri prej personave që kishte pas organizuar vrasjen e vëllait të tij Endritit, xhaxhait Andreas dhe turkut Erdal Durunay, në Bradashesh ishte pikërisht Nuredin Dumani.
Elio Bitri një i njohur i përbashkët mes Erjon Alibejt dhe Nuredin Dumanit e kishte vënë në dijeni të fundit për dyshimet që Erjon Alibej kishte ndaj tij. Në fillim të vitin 2020 Nuredin Dumani, me ndërmjetësinë e Elio Bitrit vendosi të shkonte ta takonte vetë Erjon Alibej tek shtëpia e tij, për t'i thënë se në kohën e ndodhjes së ngjarjes ndaj vëllait e xhaxhait të tij, kishte qenë në burg në Francë dhe për këtë kishte dhe fletëdaljen nga burgu, të cilën edhe ia tregoi dhe Erjon Alibej dhe ky i fundit hoqi dyshimin ndaj tij.
-
VIDEO
Spanja pranon të dorëzojë zemrën e shqiptarit Saimir Sula! Gjykata spanjolle: Si do transferohet organi në Shqipëri?!
Pas 3 vitesh betejë ligjore dhe diplomatike, Spanja ka pranuar të dorëzojë zemrën e shqiptarit Saimir Sulaj i cili humbi jetën në një spital atje në maj 2020. Por familjarët kërkojnë të bëhet testi i ADN-së për të vërtetuar se organi është i njeriut të tyre, pasi dyshojnë për trafikim organesh.
-
VIDEO
Bllokohet për 10 ditë segmenti Qaf Bualli- Ura e Vashës, shkak asfaltimi i rrugës! Qytetarët që lëvizin nga Dibra drejt Tiranës do të kalojnë segmentin e vjetër
Për 10 ditë, të gjithë qytetarët që lëvizin nga Dibra drejt Tiranës do duhet të ndjekin segmentin e vjetër të rrugës pasi po shtrohet segmenti Qaf Buall- Ura e Vashës.
-
VIDEO
Tentuan të vrisnin një 22-vjeçar për gjakmarrje, arrestohen pas 3 muajsh 2 të rinjtë në Lushnjë
Dy persona kanë rënë në pranga në Lushnjë pas tre muajsh, pasi policia ka arritur të zbardhë një tentativë vrasjeje të ndodhur 3 muaj më parë. Në pranga kanë rënë Mariglen Matjani dhe Laert Hasalla.
-
VIDEO
U godit nga bashkëshorti me thikë, ndërron jetë 38-vjeçarja nga Korça! Qëndroi 1 muaj e shtruar në QSUT
Marjola Myrtollari 38-vjeçarja e cila u plagos me thikë më 4 qershor nga bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari ka ndërruar jetë. Marjola prej gati 1 muaji qëndroi e shtruar në QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore.
-
VIDEO
Videoskandali seksual, Safet Gjici ankimon në Apelin e Posaçëm masën 'arrest me burg’
Ish kryebashkiaku Safet Gjici, i cili u kap filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në bashkinë e Kukësit, mësohet se ka ankimuar në Apelin e Posaçëm masën e sigurisë. Aktualisht, Gjici është lënë në burg, ndërsa kërkon një masë më të lehtë sigurie.
-
VIDEO
Ndotje në mes të sezonit turistik në Golem, ujërat e zeza derdhen në det! Pushuesit plazh mes fekaleve: S'kemi mundësi për më shumë
Në mes të sezonit turistik në vijën bregdetare të Durrësit vijon ende ndotja e plazheve publike, ndonëse të mbushura me pushues që po kalojnë pushimet. Report Tv, me gazetarin Aldo Mustafa bëri një vëzhgim në vijën bregdetare ndërsa sjell problematikën e ndotjes në mes të plazhit të Golemit, ku ujërat e zeza derdhen në det.
-
VIDEO
“Ndal”! Të maskuar dhe me armë! Dy hajdutë nisen për të vjedhur në mesnatë
Të maskuar dhe me armë zjarri, tentuan të vidhnin gjatë mesnatës, në një banesë në fshatin Bubullimë, falë informacioneve të marra nga qytetarët dhe mbërritjes së menjëhershme të Policisë, në vendngjarje, kapen në oborrin e banesës ku synonin të vidhnin dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Në pranga edhe një 30-vjeçar i cili transportoi këta shtetas në vendngjarje, dhe priste për t’i marrë sërish, pas kryerjes së krimit.
Policia sekuestron 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me municion luftarak, 2 maska, doreza plastike, 10 lidhëse plastike të lidhura në formë prangash dhe automjetin që drejtonte 30-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, mesnatën e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit, nga banorë të fshatit Bubullimë, se kishin parë disa shtetas të maskuar që po lëviznin në drejtim të një banese në këtë fshat, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje për të verifikuar situatën e njoftuar.
Si rezultat i mbërritjes së menjëhershme të shërbimeve, si dhe ndërhyrjes së organizuar dhe profesionale, në kuadër të operacionit “Momenti”, u bë i mundur parandalimi i një vjedhjeje e cila mund të kishte rezultuar me pasoja për jetën e poseduesve të banesës, pasi njëri nga autorët e dyshuar ishte i pajisur me pistoletë.
Për këtë rast, u kapën në flagrancë në oborrin e banesës ku donin të vidhnin, pa hyrë ende në brendësi të saj, dhe u arrestuan shtetasit G. B., 22 vjeç dhe R. T., 29 vjeç, të dy banues në Radostinë, Fier.
Gjithashtu, u kap dhe u arrestua shtetasi V. A., 30 vjeç, banues në Radostinë, Fier, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka sjellë shtetasit G. B. dhe R. T., në vendngjarje, me automjet, dhe po i priste ata në vendin e quajtur “Rotondoja e Kolonjës”, për t’i marrë sërish, pas kryerjes së krimit.
Në cilësinë e provës materiale, shtetasve G. B. dhe R. T. iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me municion luftarak, 2 maska, doreza plastike dhe 10 lidhëse plastike të lidhura në formë prangash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje me armë”, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
-
VIDEO
Rama podcast me bashkëshortin e ambasadores suedeze: Të metat e shqiptarëve, jeni miqësor me të huajt por jo me njëri-tjetrin! Hedhin kudo mbeturina
I ftuar në podcasting e Ramës mëngjesin e sotëm ishte bashkëshorti i ambasadores suedeze në Tiranë, Elsa Håstad e cila mbyll misionin e saj në Shqipëri
-
VIDEO
Tensionet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama darkon me Presidenten Vjosa Osmani në Mal të Zi
Kryeministri Edi Rama është fotografuar duke darkuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.