-
VIDEO
Rama: Përplasjet në rajon i shkojnë për shtat vetëm Rusisë
Kryeministri Edi Rama thotë se përplasjet në rajon i shkojnë për shtat vetëm politikave të Rusisë.
'Ky rajon është ai se çdo ditë po përpiqet të heqë atë damkën e tmerrshme të historisë dhe rizgjohet në anën e gabuar. Duhet ta kuptojnë të gjithë që kërkojnë të shtyjnë zvarrë këtë proces është se interesi ynë kombëtare e si shtet kërcënohet nga kjo situatë. Ky rajon nuk është as i Abinit e as i Aleksandrit, po i popujve që e popullojnë dhe që e administrojnë. Sot jemi në mes të një Europe që kërkon me çdo kusht të mbështesë paqen. Kjo situatë i shkon përshtat vetëm një fuqie që është Rusia dhe asnjë shtetit tjetër. Nga kjo përplasje nuk fiton as Europa, Europa mes nesh, fiton vetëm Rusia.’- tha Rama.
-
VIDEO
Rama apel Serbisë: Lironi policët e Kosovës! Dje i kam dërguar letër Macron, Scholz dhe Michel që plani franko-gjerman të zbatohet me doemos
Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në veri të Kosovës ku i ka bërë sërish apel Serbisë për të liruar 3 policët e rrëmbyer të lirohen me patjetër. Ai shtoi se u ka dërguar edhe një letër Presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidnetit të KiE, Charles Michel për zbatimin me doemos të planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve dy palëshe Kosovë-Serbi.
-
VIDEO
28 orë not nga Brindisi drejt Vlorës, Eva Buzo ndërpret sfidën, dërgohet në spital
Eva Buzo, atletja shqiptare ka ndërprerë sfidën e notit pas gjendjes jo të mirë shëndetësore. Shqiptarja u pickua nga kandili dhe hasi vështirësi në të folur për shkak të kripës, teksa ka ndërprerë garën për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pritet të dërgohet në spital. Buzo ka pasur vështirësi në orientim dhe vetëdije, pas më shumë se 28 orësh not në det të hapur dhe pa ndërprerje. Kujtojmë se mëngjesin e djeshëm ajo u nis nga Brindisi drejt Vlorës, duke arritur pranë Karaburunit.
-
VIDEO
PL akuza për Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët: Muzhaqi merr 1 miliardë lekë buxhet çdo vit pavarësisht se institucioni nuk ekziston
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PL Silva Caka ka akuzuar sot kryeministrin Rama dhe kabinetin e ministrave, më specifikisht ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët drejtuar nga Bora Muzhaqi
-
VIDEO
Konferenca për shtyp e kryeministrit Rama
-
VIDEO
Misioni plot sfida i Eva Buzos, atletja shqiptare pickohet nga kandili! Trajnerët e këshillojnë të ndërpresë notin, 35-vjeçarja s’pranon të dorëzohet
Nuk e ka pasur të lehtë, por Eva ja ka dalë të mbërrijë deri në Karaburun. Gjatë 28 orëve not, ajo ka shfaqur probleme me të folurin nga kripa e tepërt, ndërsa së fundmi atleten shqiptare e ka pickuar kandili. Në këto kushte, trajnerët e kanë këshilluar të ndalojë notin, por Eva nuk ka pranuar. Evës i ka mbetur edhe pak orë për të mbërritur në Vlorë, atje ku ajo i kishte vendosur qëllim vetes si destinacion.
-
VIDEO
Vidhet targa diplomatike e ambasadës polake, policia dyshon se mund të përdoret për ngjarje kriminale! Autori i paidentifikuar
Një targë CD e vjedhur disa ditë më parë në rrugën "Skënderbeg", njohur si Rruga e Ambasadave në Tiranë ka ngritur në këmbë Policinë e Tiranës. Një person, ende i paidentifikuar, mësohet se ka marrë targën diplomatike të ambasadës polake dhe është larguar. Policia, përmes pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë ka mundur të fiksoj autorin e dyshuar të vjedhjes, por deri tani ka qenë i vështirë identifikimi.
-
VIDEO
Studentët e Mjekësisë zhvendosin protestën, nga rektorati marshojnë drejt ministrisë së Arsimit: S'duam punë me detyrim, na plotësoni kushtet
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë zhvendosur protestën e tyre nga rektorati drejt Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, duke bërë thirrje kundër punësimit të detyruar.
Të veshur me uniformat e bardha dhe me pankarta në duar mjekët e ardhshëm i kanë bërë thirrje qeverisë të tërhiqet nga vendimi për punësimin e detyrueshëm të tyre, për tre vite pas përfundimit të shkollës së mjekësisë.
Ata kanë vijuar me thirrje ndaj Ministres Kushi, teksa kanë ‘pushtuar’ dyert e institucionit të Ministrisë së Arsimit.
Ky vendim vjen për shkak të planit të qeverisë, që parashikon që studentët e Mjekësisë duhet të punojnë 3 vite në Shqipëri, përpara se të diplomohen.
Kujtojmë se studentët e Mjekësisë kanë zhvilluar edhe protesta të tjera lidhur me këtë projekt-vendim të qeverisë.
-
VIDEO
Studentët e mjekësisë protestë para Ministrisë së Arsimit, varin ‘bluzat e bardha’ në shenjë simbolike
Në shenjë simbolike, studentët e mjekësisë kanë zgjedhur të varin ‘bluzat e bardha’ në shenjë simbolike të protestës së tyre.
-
VIDEO
Asgjësohen 5000 rrënjë kanabis në Shkodër, Vaun e Dejës dhe Fushë Arrëz! 1 i arrestuar 5 në kërkim
Rreth 4999 rrënjë kanabis janë asgjësuar në Shkodër, Vaun e Dejës dhe në Fushë-Arrëz
-
VIDEO
Pas 27 orësh në det të hapur, atletja shqiptare Eva Buzo shfaq problemet e para gjatë notimit
Nga informacionet e fundit mësohet se Eva Buzo ka shfaqur problemet e para gjate notimit. Prej rreth 27 orësh në det Eva Buzo mësohet se ka probleme ne te folur dhe kripe te tepërt. Është duke u monitoruar gjendje e saj. Aktualisht ndodhet disa milje larg Karaburunit në det te hapur.
-
VIDEO
Sezoni turistik, policia prezanton planin e masave: 35 mjete lundruese dhe 105 policë do të monitorojnë hapësirën ujore! Masa janë marrë edhe në pikat kufitare
Policia e Shtetit ka prezantuar masat për sezonin veror turistik.
'Konferencë për shtyp, nga Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Sokol Bizhga, mbi masat e marra nga Policia e Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, përgjatë sezonit turistik 2023.