-
VIDEO
Siguria e sezonit turistik/ Policia aksion në det e liqen, bllokohen 11 jetski e varka! Muzika e lartë pas mesnate, mbyllen 3 lokale në Dhërmi
11 mjete lundruese janë bllokuar nga policia nga Dhërmiu deri në liqenin e Komanit. Konkretisht janë bllokuar 4 Jet Ski, 1 skaf, 1 gomone dhe 5 motovarka artizanale, pasi u gjetën shkelje. Drejtuesit e tyre u gjobitën me shuma nga 10 mijë deri në 200 mijë lekë të reja.
-
VIDEO
Aksident në Dhërmi, makina me 4 persona del nga rruga dhe përfundon në greminë! Plagoset një prej pasagjerëve
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dhërmi të Vlorës, ku një makinë ka dalë nga rruga. Brenda automjetit ndodheshin 4 persona, ndërkohë që mësohet se njëri prej tyre është plagosur në krah.
-
VIDEO
Video-skandali në bashkinë e Kukësit, Safet Gjici arrestohet me urdhër të SPAK për korrupsion! Arrest shtëpie për vajzën që shfaqet në zyrën e tij
Ish kryebashkiaku i Kukësit është arrestuar ditën e sotme në banesën e tij në Tiranë me urdhër të SPAK. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të ‘korrupsionit pasiv’. Arrest shtëpie është caktuar për vajzën Alma.K e cila shfaqet në video-skandalin në zyrën e ish-kryebashkiakut ku pas marrëdhënies seksuale i kërkon tender për shoqatën e saj të qenve.
-
VIDEO
Video-skandali në bashkinë e Kukësit, Safet Gjici arrestohet me urdhër të SPAK për korrupsion! Arrest shtëpie për vajzën që shfaqet në zyrën e tij
Ish kryebashkiaku i Kukësit është arrestuar ditën e sotme në banesën e tij në Tiranë me urdhër të SPAK. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të ‘korrupsionit pasiv’. Arrest shtëpie është caktuar për vajzën Alma.K e cila shfaqet në video-skandalin në zyrën e ish-kryebashkiakut ku pas marrëdhënies seksuale i kërkon tender për shoqatën e saj të qenve.
-
VIDEO
Betimi i Fredi Belerit, SPAK vendos të hënën, Çfarë parashikon ligji për lejet e veçanta të daljes nga burgu
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, kërkon leje për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në Këshillin Bashkiak të qytetit të martën e 27 qershorit në ora 11.00.
Ndryshe nga kryebashkiakët e tjerë të dalë nga zgjedhjet e 14 majit, të cilët po mandatohen në Këshillat Bashkiakë, Beleri ndodhet i arrestuar me akuzën për korrupsion zgjedhor.
“Report Tv” mëson se kërkesa për leje është dërguar mëngjesin e së premtes në 3 institucione të ndryshme, në Prokurorinë e Posaçme, Gjykatën e Posaçme dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Dokumenti i dorëzuar nga avokatët për leje të veçantë mësohet se ka mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ndërsa institucioni përgjegjës për miratimin ose refuzimin e saj është prokuroria e Posaçme, SPAK.
-
VIDEO
Festa e Grurit në Myzeqe, Balla: E rëndësishme të konsumojmë sa më shumë produktet shqiptare! Grumbulluesit të blejnë prodhimin vendas
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh Drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla ishte sot në “Festën e Grurit” në Pojan të Fierit, një traditë kjo tashmë e përvitshme për zonën e Myzeqesë.
-
VIDEO
Kurbin, prishet sistemi vaditës! Të mbjellat ‘thahen’ për ujë
Në fushat e Kurbinit ku janë kultivuar 8 mijë hektarë me misër, fasule e perime mungon vaditja. Fermerët ankohen se sistemi vaditës është prishur prej vitesh dhe institucionet vendore nuk angazhohen për ta rivënë në punë.
-
VIDEO
Në skaner autoshkollat e Tiranës, pezullohen 13! Për tre kërkohet heqja e licencës
TIRANE - Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka pezulluar aktivitetin e 13 autoshkollave për një afat të pacaktuar dhe 10 të tjera për 30 ditë, pasi gjatë kontrolleve të kryera në muajt prill dhe maj, kanë rezultuar në parregullsi.
Si pjesë të masave, DPSHTRR ka propozuar pranë Qendrës Kombëtarë të Biznesit heqjen e licencave për 3 prej tyre. Po ashtu, largimin nga detyra të një përgjegjësi sektori të patentave, ndalim të ushtrimit të profesionit për 2 instruktorë autoshkolle dhe një masë e rëndë disiplinore për 1 specialist regjistrimi mjeti për shkelje në lëshimin e lejes së qarkullimit për një mjet autoshkolle.
-
VIDEO
Mirditë, gjenden 1664 fidanë kanabisi të kultivuara në kubikë, arrestohen 2 persona
Rreth 1664 fidanë kanabis të kultivuar në kubikë janë gjetur dhe asgjësuar në fshatin Xhuxhë të Mirditës. Në pranga ka rënë Indrit Cara dhe Bashkim Hasani të cilët policia i akuzon si kultivues të kanabisit në “Bjeshkët e Xhuxhës”.
-
VIDEO
Moti i ‘bën gjëmën’ turizmit në Pogradec
Reshjet e shiut dhe era me intensitet të lartë që ka pushtuar Juglindjen e vendit, kanë krijuar problemet e para. Kjo situatë ka dhënë dhe efektet e para negative këtë fundjavë. Edhe pse plazhi prej një jave ka filluar në Pogradec, i favorizuar dhe nga temperaturat e larta, duket se fundjava ka rezervuar mot të vështirë. Sipas burimeve pranë subjekteve hotelerie bëhet e ditur se qindra rezervime janë anuluar në Pogradec nga turistët. Ajo që vihej re sot në mesdite në Pogradec, ishin rrugët dhe kafenetë bosh, për shkak të situatës së motit.
-
VIDEO
Tiranë, zbulohet grupi i shitësve të kokainës në lokalet në zonën e ish-Bllokut
Një grup kriminal që merrej me shitjen e dozave të kokainës në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut janë zbuluar nga policia e Tiranës. Deri tani janë arrestuar 3 persona ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.
-
VIDEO
Durrës, zaptuan plazhin publik pa leje, policia heq 836 shezglongët dhe çadra zonën e Porto Romanos
Mësohet se në kuadër të operacionit të koduar "Plazh i lirë" janë larguar dhe sekuestruar plot 836 shezlongë dhe çadra të cilat ishin vendosur pa lejen përkatëse.