-
VIDEO
Sot seanca për masën e sigurisë, Ergys Agasi mbërrin me furgonë policie në GJKKO
Biznesmeni Ergys Agasi ka mbërritur në GJKKO me furgonë Policie. AI do të dalë para trupit gjykues për të njohur me masën e sigurisë. Biznesmeni u kap pas 8 muajsh arrati për llogari të SPAK, për dosjen me abuzimet me tenderët e AKSHI-t.
-
VIDEO
U futën për t’u larë në lumin Drin, rrjedha e ujit merr xhaxhain me dy nipat dhe dy mbesat!
Pesë persona, të afërm me njëri-tjetrin, ishin futur për t’u larë dje pasdite vonë në lumin Drin, në Gjoricë të Bulqizës. Dyshohet se një vajzë rreth 7 vjeç është mbytur.
-
VIDEO
Rama ndan pamjet nga biblioteka e fëmijëve në Korçë: Një hapësirë moderne për leximin, dijen dhe kreativitetin
Rama vlerëson ndryshimin e bibliotekës, duke theksuar se ambienti i ri është konceptuar për të nxitur leximin, dijen dhe kreativitetin e të vegjëlve.
-
VIDEO
Tragjike në Lezhë, 'Audi' përplas 12-vjeçarin me monopatinë! I mituri humb jetën rrugës për spital
Aksidenti ndodhi në aksin që lidh Fishtën me superstradën Lezhë–Shkodër, drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici
-
VIDEO
Zjarret, 4 vatra ende aktive! Dyshime për zjarr të qëllimshëm në Fushë-Krujë, problematike mbeten flakët në Dibër e Bulqizë! Shiu ‘qetëson’ Dajtin
Aktualisht, vëmendja kryesore është në Qarkun Dibër, ku mbeten aktive dy vatra. Në Qafë të Helmës, Bulqizë, vijon puna në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, me 23 forca operacionale të angazhuara; nuk ka rrezik për zonat e banuara.
-
VIDEO
Aksidentet përgjakën rrugët në korrik, rritje me 26% krahasuar me 2025-ën! INSTAT: 235 të vdekur ose të plagosur vetëm në një muaj
34 aksidente më shumë u regjistruan në korrik 2026 në krahasim me të njëjtën periudhë të 2025-ës. Nga përplasjet, 235 persona mbetën të vdekur ose të plagosur. Shifrat e publikuara nga INSTAT flasin për rritje të aksidenteve edhe në raport me 8 muajt e parë të vitit, me të paktën 10%.
-
VIDEO
Përfshihet sërish nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Kameras të Fushë Krujës, zjarri dyshohet i qëllimshëm, tymi toksik mbulon zonën
Vendgrumbullimi i mbetjeve në Kameras të Fushë-Krujës është përfshirë sërish nga flakët. Sipas autoriteteve, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, pasi flakët kanë përfshirë njëkohësisht të gjithë fushën e mbetjeve dhe dyshohet se është përdorur lëndë djegëse.
Kjo është hera e dytë brenda rreth një muaji që në këtë vendgrumbullim bie zjarr.
Reja e tymit toksik ka mbuluar zonën dhe, në varësi të drejtimit të erës, shtrihet deri në Mamurras dhe Kamëz.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po përpiqen ta mbajnë situatën nën kontroll. Megjithatë, sipas të dhënave nga terreni, zjarri nuk mund të shuhet vetëm me mjetet zjarrfikëse, por kërkohet ndërhyrje me fadroma për kapsulimin e mbetjeve, që konsiderohet mënyra e vetme për shuarjen e tij.
-
VIDEO
DOSJA AKSHI/ Pas 8 muajsh arrati, Ergys Agasi kalon natën e parë në qeli! Foto e re nga arrestimi, momenti kur i rrethohet makina! Të shtunën para GJKKO-së
Pas arrestimit në Durrës, Ergys Agasi po mbahet tek Blloku i Sigurisë deri në komunikimin e masës së sigurisë. 8 muaj në kërkim për 7 vepra penale, blutë e kanë ndjekur Agasin për rreth 40 km nga Elbasani ku ishte pikasur, në makinë me të kërkuarin tjetër, ish-policin Ulian Shpataraku, gjithashtu i arrestuar në flagrancë për përkrahje të autorit të krimit.
-
VIDEO
Helikopteri i Forcës Ajrore në aksion për shuarjen e zjarrit në Vajkal, vijon operacioni nga ajri
Një helikopter i Forcës Ajrore është angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit në Vajkal të Bulqizës, duke ndërhyrë nga ajri në mbështetje të 30 forcave operacionale që ndodhen në terren. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara, ndërsa operacioni vijon.
-
VIDEO
‘Smart City’ në shkollat e Tiranës prej shtatorit, Lamallari tek gjimnazi ‘Qemal Stafa’: Janë instaluar kamerat me inteligjencë artificiale, më shumë siguri për nxënësit
Ministri Lamallari nënvizoi se teknologjia do të kombinohet me praninë fizike të Policisë së Shtetit në shkolla. Në gjimnazin “Qemal Stafa” aktualisht shërbejnë dy oficerë policie, të cilët do të vijojnë të jenë pjesë e masave të sigurisë gjatë vitit të ri shkollor.
-
VIDEO
SKEDA e plotë/ Sot në qeli, kush është Ergys Agasi? Nga drejtor i LSI për mjedisin te pasuria miliona euro! Biznesi i duhanit dhe ‘zbulimi i arit’ te teknologjia e informacionit
Ergys Agasi, sot vetëm 39-vjeç, është biznesmeni kontrovers nga Durrësi, që e nisi si drejtor në administratë dhe u bë një prej më të pasurve në vend. Me biznese në sektorë të ndryshëm dhe me prona miliona euro, si përfundoi Agasi në qelinë e bllokut të sigurisë në Tiranë.
-
VIDEO
Mjeti fluturues përplaset me kabllot e teleferikut në Itali dhe shpërthen në flakë, humbin jetën 2 persona
Kryebashkiaku i Antrona Schieranco duke folur për ngjarjen tha se pa mjetin fluturues të kthehej në “një top zjarri” në ajër.