-
VIDEO
Ekzekutoi me plumb në kokë Arian Gosën në Kavajë, Habib Rexha del para gjykatës së Durrësit! Pritet t’i caktohet masa e sigurisë
Habib Rexha, autori i vrasjes së Arian Gosës në Kavajë ka dalë sot para gjykatës së Durësit ku pritet t’i caktohet masa e sigurisë.
-
VIDEO
‘Notre Dame De Paris’ në Tiranë, Rama në podcast me Elhaida Danin: Ka qenë një fiksim i përbashkët! Këngëtarja: E bindur se do ketë sukses të madh
Sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama ka qenë e ftuar këngëtarja e mirënjohur Elhaida Dani e cila ka folur për sfidat e hasura në karrierën e saj dhe për spektaklin më të shikuar në Evropë “Notre Dame De Paris” që mbahet për herë të parë në Tiranë ditën e nesërme më 28 maj.
-
VIDEO
Vendi përfshihet nga shira të rrëmbyeshëm, s’ka problematika serioze! Tirana i rikthehet normalitetit, punonjësit e Bashkisë në terren
Pasditen e sotme vendi u përfshi nga reshje të shumta shiu. Ndonëse temperaturat janë të larta dhe jemi në prag të verës, në të gjithë vendin pati reshje shiu, madje në disa momente të shoqëruara edhe më shtrëngata. Reshjet e shiut nuk kanë shkaktuar probleme serioze.
-
VIDEO
Mbylli dosjet e Berishës, Shkëlzenit e Bashës, gjyqtari Lazër Sallaku shkarkohet nga KPK
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Lazer Sallaku, i cili mbylli dosjet e bujshme me të kallëzuar Lulzim Basha, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Ridvan Bode dhe Genc Ruli.
-
VIDEO
10 vite punë si bartender, Mimis Mato tregon eksperimentet në laborator: Mos porosisni koktejl të ëmbël apo të athët, ja arsyeja
Ndonjëherë, mjafton një situatë me të cilën ndeshemi në përditshmëri, që jeta jonë të marrë një tjetër kthesë. Kështu ndodhi edhe me Mimis Maton, 28 vjeçarin nga Saranda, i cili ra në kontakt rastësisht me profesionin e bartenderit. Për emisionin “Një nga ne”, Mimi rrëfen gjithçka që duhet të dini për këtë profesion.
-
VIDEO
'Ciceron'/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë ditës së sotme në Tiranë dhe disa qytete të vendit
-
VIDEO
Fatmir Xhafaj për SPAK: Njerëz peng të mëkatit të tyre janë gati ‘t’ju djegin’! Jeni në rrugën e duhur, më shumë vëmendje dosjeve prioritare
Për deputetin Fatmir Xhafaj SPAK është në rrugën e duhur në përmbushje të misionit të tij. Ai e ftoi Dumanin që t’i kushtohet më shumë vëmendje çështjeve prioritare për të cilat shqiptarë duan drejtësi.
“Unë e vlerësoj pozitivisht punën tuaj gjatë vitit 2022. Impakti juaj në institucionet ligjzbatuese është i dukshëm. Vlerësoj faktin që ky institucion mbetet ndër më të besueshmit në të gjithë piramidën e i9nstitucioneve. Është fakt që institucionet ndërkombëtarë kanë ndryshuar qëndrim për Shqipërinë edhe nga puna e këtij institucioni. Është intensifikuar puna dhe është luftuar krimi dhe korrupsioni. Një sërë treguesish janë pozitivë dhe e mbështes fort këtë raport. Të rriten hetimet prioritare. Të shohim më shumë hetime pro aktive për çështje me ndjeshmëri publike. Çështje që mbajnë ende peng besimin e publikut dhe shpresën e qytetarëve për qeverisje të mirë. Për këtë është krijuar SPAK. Jeni në këtë rrugë për mendimin tim por jeni ende në hapat e parë. Ka një postulat që ‘drejtësia është e mirë që të bëhet por po aq e rëndësishme është që ajo të besohet si e tillë nga qytetarët’. E dyta është pavarësia, që ju e keni të detyruar nga Kushtetua dhe ligji. Ju duhet të bëni patjetër vlerësimin e punës individuale dhe llogaridhënien e çdo prokurori. Ju duhet të përmirësoni edhe komunikimin me qytetarët. Jo për çështje, por për atë që çfarë ju përfaqësoni, apo për atë që çfarë nga ju pritet”, tha deputeti Fatmir Xhafaj.
-
VIDEO
Kreu i SPAK: Presion nga politika? Kanë punën e tyre, unë s’e ndiej! Asnjë zyrtar i lartë shkelës i ligjit s’ka ‘imunitet’ për ne! Do shikoni rezultate
“Politika ka punën e vet, do na sulmojë! Unë se ndjej presionin në punën time”. Ky ishte mesazhi i kreut të SPAK Altin Dumani në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve në Kuvend. Ai tha se askush nuk ka ‘imunitet’ për prokurorinë e posaçme dhe gjithkush ka shkelur ligjin do të hetohet.
-
VIDEO
Rikthimi i Bashës? Godole: Tezat e tij të vjetra! Do t’i kishte shërbyer më shumë PD-së nëse dilte në fushatë! Partia të bëjë një analizë të thellë
Sipas Godoles, PD ende s’ka thirrur një mbledhje kryesie, e shton se veç dorëheqjes së Alibeajt, duhet edhe të tjerë të kishin marrë përgjegjësi pas humbjes së thellë edhe persona të tjerë, në rastin konkret sekretari i Përgjithshëm dhe nënkryetarja
-
VIDEO
Aksident në rrugën Laç- Mamurras, plagosen rëndë tre të rinj, nisen drejt Traumës
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Laç- Mamurras, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre të rinj, të cilët janë nisur me urgjencë drejt Traumës.
-
VIDEO
Elbasan/ Do të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr, në kërkim 23-vjeçari! Arrestohet shoku i tij
Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në afërsi të vendit ‘Sporti i Vjetër’ në Elbasan, është pikasur një person i armatosur në atë zonë me kallashnikov dhe fishek në fole gati për qitje
-
VIDEO
Berisha: Fredi Beleri bën mirë që thotë jam grek! Edhe Vangjel Dule është grek krenar, Rama iu vërsul me urrejtje kur e ka pasur në koalicion
Sali Berisha ka folur për Fredi Belerin që fitoi bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit dhe komenton deklaratat e tij duke thënë se bën mirë që pranon se është grek. Të njëjtën thotë edhe për Vangjel Dulen, për të cilin u shpreh se Rama iu vërsul me urrejtje ndërsa ka bashkëpunuar me të në zgjedhjet e shkuara.