-
VIDEO
Po kryenin punime me qëllim shfrytëzimin e inerteve në shtrarin e lumit Mat, IKMT sekuestron 4 fadroma në Milot
Mbrëmjen e djeshme në Milot Inspektoriati Kobëtar i Mbrotjes së Territorit ka sekuestruar 4 automjete të tipit ‘fadromë’ të cilat po kryenin ndërhyrje në lumin Mat me qëllim shfrytëzimin e inerteve të këtij lumi.
-
VIDEO
Laert Haxhiu në pranga, ekstradimi drejt Shqipërisë në plan të dytë! Greqia i ngre 3 akuza penale, del nesër para gjykatës
Gjykata e Janinës pritet të vendosë të premten për kërkesën për ekstradimin e Laert Haxhiut në Shqipëri. I shumëkërkuari po përballet me akuza për kundërshtim të policisë dhe falsifikim të pasaportës në Greqi ndërkohë që kërkesa për ta sjellë në Shqipëri është dërguar me urgjencë nga Tirana.
-
VIDEO
Shpërdoruan detyrën, Prokuroria e Durrësit kërkon pezullim për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT
Prokuroria e Durrësit ka kërkuar pezullim nga detyra në shërbim publik dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT. Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Durrësit sqaron se ky vendim është marrë për shkak se këta 9 punonjës akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” dhe “Moskallëzim i krimit”.
-
VIDEO
Kontrolle për bimë narkotike, asgjësohen me anë të djegies 1099 fidanë kanabis në Krujë, Lezhë dhe Shkodër
Një operacion anti-drogë është zhvilluar në disa qytetet të vendit ku janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies rreth 1099 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
-
VIDEO
50 mijë deri në 100 mijë lekë ryshfet për të liruar makinat e bllokuara, nën hetim nga SPAK 2 policë gjyqësorë në Elbasan, arrest shtëpie njërit prej tyre! GJKKO lë në burg sekserin
Një makinë e ngarkuar me dru në Gramsh është bërë “sebepi” për lëshimin e urdhër arresteve nga SPAK për dy oficerë të policisë gjyqësore në Elbasan. Bëhet fjalë për Safer Shukën dhe Çelnik Toskën, të cilët në bashkëpunim me sekserin Lulzim Hasa i cili jepte para që dy oficerët të kthenin makinat e bllokuara. Nga hetimet e SPAK janë vënë nën hetim 5 persona.
-
VIDEO
U arrestua për mashtrim, Milena Deraj përdori shoqen për të zhvatur familjen Verracaku në Shkodër! Kërcënimet në 'Signal': Mos dil nga Shqipëria, na jep lekët
Milena Deraj, mashtruesja e arrestuar të mërkurën nga Policinë e Tiranës, e cila u mori gati 600 mijë euro familjes Verracaku në Shkodër dhe mikeshës së saj, fillimisht mashtroi këtë të fundit.
-
VIDEO
Në burg për shitblerje vote, KQZ i jep mandatin Fredi Belerit dhe 11 kryetarëve bashkie! Miratohet rezultati edhe për 12 Këshilla Bashkiak
KQZ dha vendimin sot për rezultatin e zgjedhjeve për 12 këshilla bashkiak dhe 12 mandate për kryetar bashkie.Mes tyre përfshihet edhe mandati i Himarës që e ka fituar kandidati i ‘BF’, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për shitblerje votash. KQZ vendosi që të miratojë rezultatin për bashkinë Himarë, ku Fredi Beleri fitoi me 19 vota më shumë se kandidati i PS, Jorgo Goro.
Po ashtu u certifikua rezultati për kryetarët e bashkive Finiq (Romeo Cakuli), Selenicë (Nertil Bellaj), Dropull (Dhimitraq Toli), Kolonjë (Erion Isai), Devoll (Eduard Duro), Maliq (Gëzim Topçiu), Dimal (Juliana Memaj), Malësi e Madhe (Tonin Marinaj), Kavajë (Fisnik Qosja), Librazhd (Mariglen Disha), Pogradec (Ilir Xhakolli).
-
VIDEO
Tabaku: Pas humbjes më 14 maj, një pjesë e jona pretendon supremaci! Shqipëria në katrahurë, shpëtohet vetëm me rikthim të besimit te ndryshimi
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka marrë fjalën në Kuvend për të diskutuar për rritjen e pagave por u fokusua dhe në zgjedhjet e 14 majit duke thënë se fajin e ka edhe vetë opozita.
Sipas Tabakut, të punësuarit në administratën publike e meritojnë rritjen e vonuar të pagave. Teksa e cilësonte premtimin e qeverisë për rritjen e pagave si një tentativë për të marrë pushtetin vendor dhe fajëson opozitën për mospjesëmarrjen e qytetarëve në kutitë e votimit, thotë se Shqipëria është në katrahurë dhe mund të shpëtohet vetëm me rikthim të besimit te politika e ndryshimi.
Një mesazh e ka edhe për Sali Berishën duke thënë se edhe pas 14 majit, disa pretendon supremaci kur gjithçka panë ishte humbja.
-
VIDEO
Vëllai e denoncoi të humbur, 13-vjeçari gjendet i mbytur në liqenin pranë fshatit Shumbat të Dibrës! Viktima ishte futur për t'u larë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër ku një 13-vjeçar është gjendur i mbytur në liqenin e fshatit Shumbat. Report Tv mëson se 13-vjeçari ishte futur për t’u larë ndërsa është gjetur i mbytur në liqen rreth orës 23:00.
-
VIDEO
Aktivistë të ‘Lëvizjes Bashkë’ protestë para Kuvendit kundër rritjes së pagave të deputetëve: Do jetë sa 39 pensione minimale
Aktivistë të ‘Lëvizjes Bashkë’ kanë protestuar ditën e sotme para ambienteve të Kuvendit kundër rritjes së rrogës së deputetëve. Sipas Arlind Qorit, rroga e një deputeti do të jetë sa 39 pensione minimale.
-
VIDEO
I mori 4200 euro për të ndjekur 2 gjyqe për pronat dhe divorcin, arrestohet avokati 51-vjeçar në Elbasan! Nuk kreu detyrimet ligjore
Një 51-vjeçar me profesion avokat është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi mashtroi një kliente, i mori shumën e parave dhe nuk kreu detyrimet ligjore.
-
VIDEO
Monitorimi i zgjedhjeve vendore, Audrey Glover takim me Ramën në Selinë e Partisë Socialiste
Monitoruesja e OSBE-së, Audrey Glover do të zhvillojë një takim me kryeministrin Rama në selinë e partisë socialiste