-
VIDEO
Gjirokastër/ Bizneset e zonës muzeale krizë për punëtorë! Operatorët turistikë: Paga të larta, por s’ka interes nga të rinjtë
Të rinjtë janë larguar jashtë vendit dhe ata që kanë mbetur në qytetin emblemë të turizmit historik nuk kanë interes për të punuar.Pronaret e dyqaneve e lokaleve në zonën muzeale të Gjirokastrës thonë se të gjitha shërbimet po i kryejnë me ndihmën e familjarëve.
-
VIDEO
Trafiku i drogës në det me shtatë ballë, autoritetet greke: Kanë tranzit bregdetin shqiptar, vijnë në Peloponez
Rrjetet e trafikut të drogës shkojnë aq larg sa postojnë video në rrjetet sociale, teksa transportojnë drogë, duke përdorur varka me fryrje që arrijnë shpejtësi të jashtëzakonshme. Sipas asaj që shkruajnë mediat Trafikantët lëvizin nga Maroku në Spanjë dhe nga bregdeti i Shqipërisë në Peloponez dhe prej andej në Turqi.
-
VIDEO
Rama rrëfen fanatizmin në familje: Daja më goditi nënën me shpullë për fundin e shkurtër, gjyshi e përzuri nga shtëpia
Gjatë bisedës me këngëtaren Elhaida Dani të cilën e kishte të ftuar në podcasting e tij të rradhës, kryeministri Edi Rama ka rrëfyer një rast të fanatizmit brenda familjes së tij. Ai rrëfeu një incident që kishte ndodhur mes dajës dhe nënës së tij pasi kjo e fundit ishte kthyer në Vlorë pas studimeve në Poloni.
Rama tregon se nëna kur mbërriti në Vlorë kishte veshur një fund të shkurtër për kohën e atëhershme, i cili nuk i pëlqeu dajës së tij dhe e goditi me shpullë.
“Dhe për ta mbyllur se është histori e gjatë, por për ta mbyllur ime më shkon me studime në Poloni, ku kuptohet gjërat ishin shumë më ndryshe dhe kthehet me pushime në Vlorë me një fund të shkurtër. Kur zbret në stacionin e autobusëve e priste një nga dajat, i cili direkt, direkt ia jep në shpullë. Ajo vjen dhe kuptohet që e priste i ati, i cili e sheh që ajo ishte e shqetësuar, por pa i thënë ajo asgjë.
Ai e thërret dajën dhe i thotë: Zhduku nga shtëpia dhe ti nuk do rrish këtu deri kur kjo të jetë këtu. Shko ku të duash! Dhe asaj i thotë: Ti shko vish kostumin e banjës siç e ke atje në Poloni dhe ne do të shkojmë të dy në plazh’’- tha Rama.
-
VIDEO
Humbja e thellë më 14 maj, zv.kryetari i ‘Rithemelimit’ në Shkodër jep dorëheqjen: Patëm model me ‘njollë’, fajtorët të mbajnë përgjegjësi e të ikin
Humbja e thellë në zgjedhjet e 14 majit, ka prodhuar një tjetër dorëheqje në PD e Berishës. Nënkryetari i degës së Shkodrës thotë se opozita ofroi një model të njollosur ndërsa humbësit nuk po mbajnë përgjegjësi. Teksa Sali Berisha refuzon të diskutojë problemet e brendshme të grupimit të demokratëve që drejton, pakënaqësitë në bazë kanë nisur të shprehen përmes largimeve. Humbja e thellë në Shkodër, që çoi në duart e socialistëve edhe kalanë e fundit të opozitës, prodhoi largimin e nënkryetarit të degës atje, Arben Lushaj që thotë se fajtorët e disfatës nuk po mbajnë përgjegjësi.
-
VIDEO
Shkatërrohet banda e drogës në Gjermani dhe Belgjikë,17 shqiptarë të arrestuar! Europol sekuestron 700 mijë euro dhe mbi 20 kg drogë
Europol ka vënë në pranga 17 shqiptarë të cilët dyshohen si të përfshirë në një organizatë kriminale që merrej me trafikun e kokainës dhe heroinës në Gjermani dhe Belgjikë.
-
VIDEO
Operacioni i SPAK ku u arrestuan 8 persona për kultivim kanabisi në tokë shtetërore në Krujë, lihen në burg 7 prej tyre! Arrest shtëpiak për 73 vjeçarin
Gjykata e Posaçme ka caktuar masat e sigurisë për 8 personat e arrestuar dy ditë më parë nga SPAK per kultivim të bimëve narkotike në Krujë. Për 7 prej tyre u lanë në fuqi masa e arrest ne burg. Ndërsa për 73-vjecarin Skënder Velja u caktua arrest në shtëpi për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore.
-
VIDEO
Policia Kufitare bllokon 4 skafe në Sarandë, Vlorë dhe Durrës, gjobiten pronarët
Pak para nisjes së sezonit turistik, duket se policia kufitare ka shtuar kontrollet në zonat bregdetare nga Saranda e deri në Shkodër për të rritur sigurinë detare dhe zbatimin rregullave të lundrimit, nga drejtuesit e mjeteve lundruese.
-
VIDEO
Maturantët vendosin për fatin e studimeve, Report Tv në gjimnazin ‘Dhaskal Todri’ në Elbasan! Nxënësit: Studiojmë në Shqipëri
Maturantët e Elbasanit, ashtu si në mbarë vendin po zhvillojnë konsultimet e fundit për provimet e maturës.
-
VIDEO
Vrau Arian Gosën brenda lokalit në Kavajë, gjykata e Durrësit lë në burg Habib Rexhën, arrest shtëpiak për shokun e tij
Gjykata e Durrësit ka caktuar arrest me burg për Habib Rexhën, autorin e vrasjes së Arian Gosës në 21 maj brenda një lokali në Kavajë. Ndërsa shoku i tij, Erivs Kurti i cili dyshohet se e kishte ndihmuar të largohej pasi kreu krimin e rëndë, është lënë në arrest shtëpie nën akuzën e moskallëzimit të krimit.
-
VIDEO
Rama me studentë shqiptarë dhe të huaj në Vlorë: Hapat e reformës në arsimin e lartë të vështira por sistematike
Nga Vlora, ku mori pjesë në një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë shqiptarë e të huaj të universitetit të Vlorës, “Ismail Qemali”, Kryeministri Rama u shpreh se Qeveria ka si synim që në universitetet shqiptare të ofrohen programe me standardet e vendeve të BE.
-
VIDEO
Vizita dy ditore në Itali, Begaj pritet nga presidenti i Dhomës së Deputetëve! Diskutime për rolin e Shqipërisë në ruajtjen e qëndrueshmërisë në rajon
Në kuadër të vizitës zyrtare dy ditore në Itali, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit në Pallatin Montecitorio nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana.
-
VIDEO
Megaoperacion antikanabis në Lezhë/ Asgjësohen 3 mijë fidanë kanabis të mbjellë në kubikë
Tre mijë fidanë kanabis sativa, të gatshme për t’u kultivuar në tokë janë zbuluar në fshatin Ungrej të Lezhës. Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, kontrollet në terren dhe me dronë zbuluan fidanët, të cilat më pas u asgjësuan nga policia përmes djegies. Gjatë 4 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshëm të qarkut, u asgjësuan në total 849 fidanë narkotikë dhe u vunë në pranga 2 autorë të kësaj veprimtarie kriminale.