-
VIDEO
Berisha bën edhe Dan Hutrën pjesë të 'krimeve zgjedhore': Mblidhte vota për Rakip Sulin! (Vrasësi i grave u burgos 2 muaj e gjysmë para zgjedhjeve)
Sali Berisha gjen justifikime të ndryshme vetëm që të mos pranojë disfatën e zgjedhjeve të 14 majit. Këtë herë përmend Dan Hutrën si pjesë të krimeve zgjedhore. Sipas tij, vrasësi i grave që u burgos 2 muaj para zgjedhjeve ishte patronazhist dhe vidhte vota për Rakip Sulin.
-
VIDEO
'Dhuna normale në Shqipëri, Armand Duka produkt i qokave', Rudi Vata për Report TV: Sylvinho do kohë, problem mungesa e Brojës dhe Kumbullës
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Rudi Vata ka folur për Report Tv nga Skocia, duke analizuar Superligën shqiptare dhe ekipin kombëtar.
-
VIDEO
I rrethuar nga forca të shumta të policisë, del sot para gjykatës në Janinë Laert Haxhiu
Laert Haxhiu, i cili u prangos pak ditë më parë në Greqi do të dalë sot para Gjykatës në Janinë, ku pritet t’i caktohet një masë sigurie për akuzat e ngritura ndaj tij nga autoritetet e shtetit fqinj. Para ambienteve të gjykatës së Janinës janë parë forca të shumta policie
-
VIDEO
Pse nuk hetoni gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar nga vettingu? Dumani: S’janë të gjithë në kompetencën tonë! Disa çështje i kemi nisur kryesisht
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i pyetur se pse të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që janë shkarkuar nga vettingu nuk hetohen në vijim, tha se jo të gjithë SPAK i ka në kompetencë.
“SPAK nuk është kompetente që janë larguar nga procesi i vettingut. Ne kemi në kompetencë vetëm disa kategori gjyqtarësh. Ne kemi regjistruar edhe procedura penale për çështje që na kanë dalë gjatë hetimit. Për shembull kemi parë raste kur vendimet na kanë ngritur dyshime për korrupsion dhe kemi nisur procedimin penal. Por kërkohet kohë sigurisht. Sa i përket deklarimit të rremë, pastrimit të parave, kjo nuk është subjekt i yni për të gjithë gjyqtarët”, tha Dumani.
-
VIDEO
Majko-Dumanit: Ka lajme se nuk shkoni mirë me drejtuesit e BKH! Kreu i SPAK: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera pune
Deputeti socialist, Pandeli Majko, e ka pyetur drejtuesin e SPAK për marrëdhënien me drejtuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
“Konstatohet nga mediat një marrëdhënie jo e shëndetëshsme midis drejtuesve të SPAK dhe të BKH-së. Ne do të donim të dinim pse kjo situatë? Është e vërtetë? Nuk na intereson nëse pini kafe mne njëri-tjetrin. Por ccfarë ka ndodhur? Është keqkuptim apo përplasje në drejtim të zbatimit të ligjit?”, tha Majko.
Dumani e mohoi një gjë të tillë dhe nënvizoi se prokurorët e SPAK kanë një marrëdhënie të shkëlqyer pune.
“Mirëpres çdo problematikë apo kritikë. U thanë nga ju për vlerësimin e prokurorëve, ato i bën KLP! Sa i takon vlerësimit të hetuesve të BKH, ka një raport të drejtuesit të BKH që e ka dorëzuar, ne kemi bërë një diskutim. Ne kemi harmonizuar çdo qëndrim tonin edhe me ndërkombëtarët që monitorojnë veprimtarinë e BKH. Sa i përket marrëdhënies me BKH, ju garantoj se janë shumë të mira. Hetuesit janë funksionalë. Sot që flasim, në shumicë absolute hetuesit e BKH mbulojnë hetimet kryesore. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, ndërvepruese. Të gjithë kolegët kanë çështje në hetim dhe me kënaqësi mund të them se ka një rritje në angazhim dhe profesionale të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, tha Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.
-
VIDEO
Majko i pakënaqur me raportin e Dumanit: Ka mangësi! Pse s’ka ende vlerësim për performancën individuale të prokurorëve
Për deputetin socialiste Pandeli Majko raporti i SPAK paraqet disa mangësi.
“Në raport nuk është plotësuar gjendja e plotësimit të detyrimeve ndërkombëtare, nëse ka të tilla, nëse nuk ka të bëhet e qartë se nuk ka. Raportim mbi rekomandimet e progres raportit të Bashkimit Evropian për institucionit tuaj, sa janë rekomandimet dhe sa janë plotësuar. Nuk është raportuar për miratimin e një sistemi të qartë tregues për vlerësimin individual për prokurorët. Rekomandohet miratimi i sistemit të vlerësimit, i rregullores së BKH-së, apo edhe vlerësimi i anëtarëve të BKH. Për ne është shumë e rëndësishme kjo. Nuk raportohet mbi performancën e anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Nuk është ende funksional sistemi i organizimit të brendshëm. Nuk është plotësuar struktura e Prokurorisë së Posaçme. Këto janë shqetësimet e Kuvendit”, tha Majko.
-
VIDEO
Hyri në uzinën e armëve në Gramsh dhe u arrestua për spiunazh, ukrainasi Alpatov: Erdha këtu si një i apasionuar pas vendeve ish-komuniste
Është zbardhur dëshmia e Fedir Alpatov, ukrainasit i cili u arrestua për spiunazh në gusht të vitit të kaluar, pasi u kap në ish-Uzinën e Armëve në Gramsh.
-
VIDEO
Ulet numri i lindjeve, sociologia tregon faktorët që ndikojnë: Emigrimi dhe pasiguria në punësim! Çiftet e reja duan të kenë kushte kur bëjnë planifikim për familje
Sociologia Doralda Tanellari përmend emigrimin, pasigurinë e punësimit që ndikon në ekonomi si faktorë që kanë ndikuar në uljen e numrit të lindjeve në vendin tonë. E ftuar në Report Tv tha se çiftet e reja që nuk kanë stabilitet ekonomik pasi nuk kanë siguri për qëndrimin në një pozicion pune, nuk e planifikojnë një fëmijë ose mendojnë emigrimin se mund të kenë kushte më të mira.
-
VIDEO
Tritol në biznesin e italianit në Tiranë, hetuesit dyshojnë për konflikte të mëparshme! Bingaido shoqërohej me persona problematikë
Pista kryesore e hetimeve për sasinë e tritolit në fasonerinë në pronësi të italianit Roberto Bingaido, e cila dëmtoi derën hyrëse, është ajo e konflikteve që vetë ai ka pasur më herët me persona të tjerë. Në verifikim janë edhe disa punëtorë që jam larguar më parë nga puna në fasoneri.
-
VIDEO
Tiranë/ 7 punonjëse u asfiksuan në ambientet e punës, ISHSH pezullon punimet në fabrikën e prodhimit të kabujve në Bathore
7 punonjëset e fabrikës së prodhimit të kabujve elektrikë ‘Seës Cabind Albania.shpk’ në Bathore në Tiranë, të cilat përfunduan në spital pasi kishin shfaqur shqetësime shëndetësore dhe shenja asfiksie, kanë dalë nga spitali
-
VIDEO
Mashtroi familjen Verracaku dhe shoqen e saj e u mori 570 mijë €, gjykata lë në burg Milena Derajn! Dëshmia e 30-vjeçares: Më kërcënonin 4 grupe kriminale
Milena Deraj, e cila akuzohet se ka mashtruar familjen Verracaku dhe shoqen e saj e u mori 570 mijë €, do të mbetet në burg. Deraj i mori 230 mijë euro shoqes me premtimin se do i investonte në bono thesari, ndërkohë që i mori 340 mijë € familjes Verracaku me premtimin se do i shpëtonte nga burgu përjetë.
-
VIDEO
Kreu i SPAK raporton te ‘Ligjet’: 4 zyrtarë të dënuar në 2022, 24 procedime penale të nisura në 3 vite! Janë rritur konfiskimet e pasurive të ardhura nga krimi
Kreu SPAK, Altin Dumani ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve në Kuvend për punën e bërë nga institucioni që ai drejti në vitin e kaluar. Dumani ka dhënë shifra për punën e deritanishme ndërkohë që ka thënë se hetime dhe vendime të rëndësishme janë marrë për dënimin e zyrtarëve të lartë apo edhe luftën kundër korrupsionit.