-
VIDEO
Përse u riktheve? Basha në Shkodër: Berisha nuk reflektoi, 14 maji është prova
Në takimin me të rinjtë në Shkodër, Lulzim Basha u pyet se përse u rikthye në politikë aktive pas më shumë se një viti mungesë. Basha tha se dorëheqja e tij erdhi në një situatë të pazakontë për PD-në dhe këtë veprim e bëri me qëllim që të kishte reflektim nga Sali Berishë, që e quan shkaktarin e përçarjes së PD-së. Basha tha se nga ana e Berishës nuk pati asnjë reflektim dhe këtë e provon më së miri humbja e 14 majit.
-
VIDEO
Lezhë, gjendet një granatë dore në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, policia në vendngjarje
Një granata është konstatur në anë të rrugës kryesore në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Priten forcat xheniere për ta hequr.
-
VIDEO
I riu ‘masakron’ Berishën në takimin me Bashën: Absurde të flasim për të, se do as Tropoja! Në Shkodër e mundi Luiz Ejlli
Në takimin me të rinjtë në Shkodër, Basha u ndesh edhe me mbështetës të cilët jo vetëm që nuk e donin Berishën, por e kritikonin nga ana politike. Një i ri nga Malësia e Madhe e ka cilësuar absurde të flitet ende për të në politikë, madje sipas tij humbja në Shkodër është e ulët.
-
VIDEO
Çfarë do kishte bërë ndryshe në luftën brenda PD-së? Basha: Jam penduar që i dhashë kohë Berishë, sapo u shpall non grata ta kisha larguar nga grupi parlamentar
I pyetur se çfarë do bëntë ndryshe në qëndrimin ndaj Sali Berishës, Lulzim Basha nga takimi në Shkodër tha se është penduar që i dha kohës Berishës që të reflektonte. Ish-kreu i demokratëve tha se duhej ta kishte larguar menjëherë nga grupi parlamentar i PD-së sapo u shpall non grata nga SHBA.
-
VIDEO
Pse s’u përgjigjesh akuzave të Berishës? Basha në Shkodër: Do thellonte ndarjen e PD-së! Unë mora vendimin që ai se mori vetë, koha vërtetoi gjithçka
Përpos se është kthyer në skenën politike, duket se ish kryedemokrati Lulzim Basha ka pritur momentin e duhur për të dhënë përgjigjen e sulmeve të Berishës. Dhe për këtë, zgjodhi Shkodrën.
Basha u shpreh se ai ishte i detyruar të merrte vendimin që solli pastaj përçarjen brenda PD-së. Kryedemokrati u shpreh se për shkak të Non Gratës së Berishës, ai u detyrua të merrte këtë përgjegjësi për të, pasi ky i fundit refuzoi ta merrte dhe refuzoi të reflektonte. Sipas Bashës, nëse ai do t’i kthehej Berishës me të njëjtën gjuhë, nuk do sillte asnjë dobi në PD përveçse përçarjes.
-
VIDEO
Rama në Sarandë: Kadastra është turpi ynë, kanë bërë zhele flamurin e PS-së! Kryebashkiakët duhet të kenë njerzillëk
Kryeministri Rama e ka vijuar turin e tij të falënderimeve në Sarandë. Pas Vlorës, kryesoicalisti ka ngritur si problematikë Kadastrën, pra hipotekën. Rama thotë se njerëzit që kanë shkuar të punojnë në Kadastër nën siglën e PS-së në fakt i kanë bërë zhele flamurin socialistëve.
Më tej ai thotë se cilësia që do duhet të identifikojë kryebashkiakët është njerzillëku.
“Ka një gjë që unë besoj se mund t’ua besojmë 100% të gjithëve. Dhe kjo është njerzillëku. Halli që nuk ma zgjidh të paktën ma qaj. Bashkitë që janë dera e parë për çdo qytetar duhet të jenë më të hapura dhe duhet të kenë edhe më tepër gatishmëri t’i dëgjojnë me respekt. Kjo votë është sfidë për të rregulluar marrëdhëniet jo vetëm me Bashkinë por me të gjitha dyert e shtetit. Edhe pse i kemi transformuar shërbimet në Shqipëri prapë janë një pjesë që vazhdojnë të jenë me kontakt direkt dhe janë problem. Problemi më i madh është hipoteka, Kadastra. Që është bërë, pasqyra e turpit të PS-së. Pasqyra e turpit të PS-së. Njerëz që kanë vajtur të punojnë në Kadastër, me emrin socialist dhe e kanë bërë zhele flamurin e PS-së. Kanë nëpërkëmbur kontributin, mbështetjen dhe besimin e mijëra votuesve që votojnë PS-në. Dhe kjo është, e pa drejtë. Dhe po e them këtë sot për të ilustruar atë që kam parasysh me fjalën njerzillëk. Prandaj programi i çdo kryetari bashkie.”- tha Rama.
-
VIDEO
Basha ‘sfidon’ Berishën në Shkodër: Ky qytet nuk u ul kurrë para arrogancës së pushtetit, do vijën ditë më të mira për demokratët
Tashmë s’ka asnjë dyshim, Lulzim Basha i është rikthyer politikës aktive, por ditën e sotme mesazhi i tij ishte edhe më fortë. Ish-kreu i demokratëve, sfidon Sali Berishën duke zhvilluar një takim me të rinjtë në Shkodër, bastionin e së djathtës, ku Sali berisha pësoi humbjen më të madhe në histori në zgjedhjet e 14 majit.
-
VIDEO
Më 1 qershor provimi i parë i maturës, ‘ngujohen’ mësuesit, dalin pas zhvillimit të testit të gjuhës së huaj
Që prej 24 majit, hartuesit e testit të parë të maturës shtetërore janë ngujuar në ambiente të posaçme dhe do të dalin prej andej, pasi provimi të ketë përfunduar. Synimi është jo vetëm cilësia por edhe që testi të mos qarkullojë në rrjetet sociale.
-
VIDEO
SPAK prangosi 8 persona për kultivim kanabisi në Krujë, GJKKO lë në burg 7 prej tyre! Report TV siguron dosjen e përgjimeve, grupet komunikonin me radio
Gjykata e Posaçme liroi vetëm 1 nga 8 personat e arrestuar dy ditë më parë nën akuzën e kultivimit dhe shitjes së kanabis sativa si grup i strukturuar kriminal. Skënder Velja, 73 vjeç, kryeplak i fshatit Bruz Zall, edhe pse ishte kreu i njërit prej dy grupeve të goditur nga SPAK që kultivuan drogën në fshatra të Krujës, mund të përfitoj masë më të butë, atë të “arrestit në shtëpi”, për shkak të gjendjes shëndetësore dhe moshës.
-
VIDEO
Ekzekutoi me plumb në kokë Arian Gosën në Kavajë, lihet në burg Habib Rexha, mohon motivin e gjakmarrjes! Arrest shtëpie për shokun e tij
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Habib Rexhën, autorin e vrasjes së Arian Gosës në Kavajë të dielën e 21 majit. Ndërkohë, është në arrest shtëpie shoku i tij, Ervis Kurti i cili dyshohej se e kishte ndihmuar të largohej nga vendi i ngjarjes pasi kreu krimin. Ndaj Kurtit rëndon akuza për veprën penale të moskallëzimit të krimit.
-
VIDEO
Turi i falënderimeve, Rama: Hipoteka e Vlorës turpi i PS, duhet reflektim! Largoni njerëzit e këqinj nga partia
Fitorja e thellë e 14 majit për kryeministrin Edi Rama nuk është një votë për tu vetëkënaqur me atë që qeveria qëndrore dhe vendore ka bërë deri tani por për dhe për një vetëpastrim nga ata që kanë turpëruar PS-në.
-
VIDEO
Të dielën balotazhi në Turqi, ‘nxehen’ tonet e fushatës! Erdogan ‘sulm me postera’, rivali me plan kundër emigrantëve
Një ditë para balotazhit presidencial në Turqi, tonet e fushatës elektorale janë ndezur mes presidentit në detyrë Ergodan dhe rivalit opozitar Kemal Kilicdaroglu. Ky i fundit ka ashpërsuar tonet kundër emigrantëve ndërkohë që kampi i presidentit në detyrë po e sulmon me postera që janë konsideruar të rremë.