-
VIDEO
‘Inceneratori i Fierit’ kalon për gjykim, avokati i Arben Dervishajt: Janë devijuar hetimet, faturat janë të falsifikuara
Për ish-zyrtarin e FSHF, Arben Dervishaj u pushua akuza për ‘shpërdorim detyre’ dhe tashmë akuzohet për ‘falsifikim dokumentesh’ por pas përfundimit të seancës për mediat ka folur avokati i tij Arenc Myrtezani, i cili pretendon se hetimet janë devijuar dhe se faturat për të cilat klienti i tij ka nënshkruar janë të falsifikuara dhe kjo sipas tij është e provuar.
-
VIDEO
Inceneratori i Fierit, GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes! Të akuzuar Lefter Koka, Alqi Bllako dhe 8 të tjerë
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrupsionit ështe vendosur sot pas disa seancave që dosja e inceneratorit të Fierit të kalojë për gjykim. Gazetarja e Report TV, Keti Banushi, raporton se pasi dëgjoi në seancën e kaluar pretendimet e palëve GJKKO ka kërkuar sot saktësimin e akuzave.
-
VIDEO
Meta i bashkohet tryezës kundër dhunës ndaj grave në Shqipëri: Të bëjmë politika për parandalimin e saj! Qeveria nuk ka prioritet forcimin e familjes
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar tryezës kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri.
-
VIDEO
Punonjësit e portit te Shëngjinit sërish në protestë! Nuk janë paguar prej 3 muajsh, kërkojnë zgjidhje të problematikës
Mosmarrja e pagave prej 3 muajsh ngriti sërish në protestë punonjësit e Portit të Shëngjinit. Ata u mblodhën brenda ambienteve të ndërmarrjes, duke kërkuar zgjidhje të problemit që sipas tyre ju ka krijuar vështirësi financiare. Keqmenaxhim dhe abuzimet në këtë institucion po e çojnë drejt falimentimit thonë punonjësit
-
VIDEO
Rama në një linjë me Kurtin: Marrëveshja e Ohrit, njohje 'de facto' e Kosovës
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ai u shpreh se është më i miri deri më sot, ku palët marrin atë që ju takon dhe është një njohje “de facto” e Kosovës nga Serbia.
-
VIDEO
Ministri i Mbrojtjes: Po përgatisim një projekt fantastik për strehimin e ushtarakëve
Ministri Niko Peleshi në fjalën e tij pas publikimit të vendimeve të qeverisë, u shpreh se do të ketë një plan të ri për emergjencat Civile për vlerësimin e riskut nga fatkeqësitë. I pyetur në lidhje me interesin e të rinjve për tu bërë pjesë e ushtrisë, Peleshi u shpreh se tashmë ushtria ka një imazh të ri, ndërsa paralajmëroi se do të ketë një projekt fantastik për strehimin e ushtarakëve.
-
VIDEO
SPAK sekuestron vilën në Palasë të ish-gruas së Arben Ahmetajt! BKH zbarkoi një javë më parë, sekuestrohen sende personale e fatura
Report Tv mëson se SPAK ka sekuestruar vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-ministrit Arben Ahmetajt. Prona do të qëndroje në sekuestro preventive, ndërsa më herët ish-gruaja e Arben Ahmetaj, ka deklaruar se nuk është pronë e saj. Ish-zëvendës kryeministri është nën akuzë për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.
-
VIDEO
Rama thumbon ministren britanike nga Londra: Suella e dinte çfarë po thoshte, ajo kurrë nuk kërkoi ndjesë
Kryeministri Edi Rama ka vazhduar kritikat ndaj sekretares së brendshme britanike Suella Braverman, duke theksuar se ajo e dinte që po gabonte kur i quajti shqiptarët kriminelë, por kurrë nuk kërkoi falje.
-
VIDEO
Rama në Britaninë e Madhe: Problem që të rinjtë shqiptarë përdoren nga kriminelët! S’e sollën ato drogën këtu, por gjetën tregun
Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe është ndalur sërish tek çështja e emigranteve të paligjshëm dhe paragjykimi që u bëhet atyre. Kreu i qeverisë u shpreh se problemi i tij nuk është me shqiptarët që vijnë në Britani, por kur shqiptarët përdoren në ëndrrat dhe shpresat e tyre nga kriminelët.
-
VIDEO
Shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar, Rama në Britaninë e Madhe: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe në një bashkëbisedim me në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, u pyet në lidhje me shpalljen e Vjosës Park Kombëtar. Rama u shpreh se Lumi Vjosa mbrohej edhe më parë, jo si Park Kombëtar, por si zonë e Mbrojtur
-
VIDEO
Vlorë, do kryente vrasje, në pranga 28-vjeçari, iu sekuestrua një kallashnikov, nën hetim 2 shokët
Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale.
Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov.
Arrestohet në flagrancë 28-vjeçari që e mbante armën në automjet ndërkohë që qarkullonte në qytetin e Vlorës.
Procedohen penalisht 2 shtetas (pasagjerë në automjet), për moskallëzim krimi.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një 28-vjeçar po qarkullonte në qytetin e Vlorës, me një automjet në të cilin mbante armë zjarri dhe se do kryente një krim të rëndë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Aleksandria".
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- D. P.(A.), 28 vjeç, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov.
Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. F., 17 vjeç dhe A. H., 17 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasagjerët që udhëtonin së bashku me 28-vjeçarin, në automjetin e tij, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
-
VIDEO
Rama në Insitutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare: Nëse rusët pushtojnë Britaninë, ejani në Shqipëri t’iu mbrojmë nga Putin dhe Braverman
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe zhvilloi edhe një bashkëbisedim të veçantë në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House.