-
VIDEO
Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohet 23 vjeçari në Librazhd, në kërkim bashkëpunëtori i tij! Nis hetimi ndaj 5 klientëve (EMRAT)
Një administrator lokali është arrestuar në Librazhd ndërsa 5 persona të tjerë janë vënë nën hetim nga policia pasi u kapën teksa luanin lojëra fati.
-
VIDEO
Sot festa e Sulltan Nevruzit, dita e shpresës dhe e ringjalljes për besimtarët bektashinj! Rama: Uroj që pranvera të çelë në zemrat tuaja
Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
-
VIDEO
Policia i bllokoi ‘Lamborghini’-n me të cilin qarkullonte deri në 305 km/h, Aleks Vishaj i ndaluar edhe një vit më parë për të njëjtën arsye
Aleks Vishaj, 34 vjeçari që u shoqërua nga policia ditë më parë për shkelje të normës së lejuar të shpejtësisë teksa shfaqej duke ecur me shpejtësi 305 km në orë në tunelin e Kalimashit, ka qenë i ndaluar edhe më parë për të njëjtën arsye.
-
VIDEO
Veliaj uron besimtarët bektashinj në ditën e Sulltan Novruzit: Duam që edhe festa e Ashures të jetë festë zyrtare
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj uroi sot, nga selia e shenjtë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, të gjithë besimtarët bektashinj gëzuar festën e Sulltan Novruzit. Ai u prit nga Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, dhe u shpreh mirënjohës për kontributin e kreut e komunitetit bektashi në Shqipëri në bashkimin e shqiptarëve kudo që ndodhen.
-
VIDEO
Besimtarët bektashinj festojnë sot Sulltan Nevruzin, mesazhi i Baba Mondit: Me dashuri, paqe dhe mirësi arrihet gjithçka
Baba Mondi ka dhënë mesazhin e tij sot për festën e Sulltan Nevruzit.
“Do e festojmë këtë ditë të bukur, çdo gjë lulëzon. Imam Aliu i tregoi botës se me dashuri, paqe dhe mirësi arrihet gjithçka. Udhëheqja e tij ka qenë gjeniale dhe është mësim për ne. Të gjithë bashkë të lutemi për një mirësi të mbarë njerëzore”, tha Baba Mondi.
-
VIDEO
Atentati me 1 të vrarë dhe 5 të plagosur në ‘Don Bosko’, Tonin Vocaj: Ka informacione për persona konkrete të përfshirë
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj thotë se ka informacione për persona konkretë të përfshirë në atentatin në Don Bosko, pak ditë më parë, ku si pasojë e të shtënave me armë drejt lokalit në pronësi të Fatjon Muratit, mbeti e vdekur banakierja 58 vjeçare Mimoza Paja dhe u plagosën 5 persona
-
VIDEO
Goditen 2 grupe kriminale që shpërndanin drogë pranë shkollave, përdornin transport publik për të shmangur kontrollet! Sekuestrohen 11 makina dhe 29 celularë
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka dhënë detaje për operacionin policer që goditi 2 grupe kriminale që shpërndanin drogë pranë shkollave.
U vunë në pranga 20 persona dhe 4 në kërkim. Në cilësinë e provës, u sekuestruan 2 kg e 121 kokainë, 300 doza kanabis, 5 milionë lekë, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celularë.
Ata vepronin të ndarë në grupe të vogla dhe shpërndanin në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës që frekuentohen nga të rinj. Po ashtu përdornin mesazhe të koduara dhe qarkullonin me transportin publik për të shmangur kontrollin e policisë.
-
VIDEO
Shpërndanin kokainë dhe kanabis në gjithë Tiranën, publikohet harta e veprimit të 25 të dyshuarve
25 persona janë piketuar nga policia si të dyshuar për shpërndarjen e kokainës dhe kanabisit në zona të ndryshme në Tiranë. Në hartën e publikuar ku janë përqendruar më së shumti veprimet e tyre, vihet re se pothuajse për secilën zonë, 2 persona ishin angazhuar si shpërndarës. Mes tyre vihet re se të dyshuara janë edhe 3 femra, identiteti i të cilave ende nuk është bërë i ditur.
-
VIDEO
Momenti kur kapen shpërndarësit e drogës në Tiranë, njëri i fshehur në klub nate
Ky është momenti kur kapen disa shpërndarës droge në Tiranë. Njëri ishte duke lëvizur me një makinë tip ‘Smart’ ku u ndalua nga Forcat Operacionale ndërsa një tjetër ishte në ambientet e një klubi nate.
-
VIDEO
Nesër nis muaji i Ramazanit, Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Muaji i faljes dhe i begatisë
Nesër nis muaji i Ramazanit! Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka uruar besimtarët myslimane për nisjen e muajit të Ramazanit.
-
VIDEO
Prej një muaji punonte në Divjakë/ Kush është spanjolli që humbi jetën, shoku i dhomës raportoi “vetëvrasjen e tij”
Një shtetas spanjoll, që punonte prej një muaji në Divjakë ka ndërruar jetë këtë mbrëmje, ndërsa dyshimet e para janë për vetëvrasje.
-
VIDEO
A do të kërkojë SPAK arrestimin e Arben Ahmetajt ? (21 mars 2023)
A rrezikon arrestimin Arben Ahmetaj? Gazetari i Report Tv Adriatik Doçi thotë se akuzat ndaj ish-zv.kryeministrit janë të rënda ndaj ditët në vijim SPAK mund të kërkojë heqjen e imunitetit dhe të lëshojë urdhër arrestin. Avokati Përparim Çaça u shpreh se po përflitet se arrestimi i Ahmetajt është çështje orësh por duhet që arsyetimi të jetë i bazuar në prova.