-
VIDEO
Berisha nga Berati: Kandidatët e ‘Primareve’ janë rreze shprese dhe burim drite!
Nga Berati, ku ka prezantuar prezanton kandidatin e tij për për Bashkinë e këtij qyteti, Zija Ismaili, ish-Kryeministri Sali Berisha tha se Rama ka kapur drejtësinë në vend. Sipas tij rendi dhe siguria në vend janë në dorë të bandave.
-
VIDEO
Pak më shumë se 24 orë nga afati i regjistrimit të kandidatëve PD ende pa vendim se si do të shkojë më 14 Maj! Mblidhet Kryesia, alternativat në tavolinë
Nesër në mesnatë, është afati i fundit për regjistrimin në KQZ të kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë. PD është në limitet e kohës dhe ende s'ka një vendim. Bardhi propozon të garojnë vetëm për këshilla dhe kandidatë në disa bashki. Kryesia ka filluar mbledhjen rreth orës 18:00. Po diskutohet propozimi i Bardhit, si edhe mundësia që të dalin me kandidatë në të gjitha bashkitë dhe të lënë vetëm ato në të cilat është arritur konsensusi në degët lokale për të mbështetur kandidatin e primareve.
-
VIDEO
Po bënin alpinizëm, rrëshqasin nga dëbora 4 alpinistë serb që po kalonin nga Valbona në Theth! Njëri transportohet drejt QSUT
Katër alpinistë serb kanë rrëshqitur gjatë kalimit nga Valbona në Theth. Ata kanë marrë lëndime në trup. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e Forcës Ajrore, me dy helikopterët AB 206 dhe EC 135.
-
VIDEO
Tentoi të korruptonte policinë në Shkodër me 2000 lekë, arrestohet shoferi i dehur
Një 49-vjeçar i identifikuar si Gj.B., tentoi të korruptonte policinë në Shkodër pasi ishte në gjendje të dehur.
-
VIDEO
Preken nga aksi Thumanë-Kashar, prej 6 muajsh në protestë! Banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën e Rinasit: Luftë do kenë! Këtu po bëhet masakër e vërtetë
Prej 6 muajsh, banorët e Bërxullës që preken nga projekti i aksit Thumanë Kashar protestojnë për pronat e tyre. Këtë të diel kanë bllokuar rrugën e Rinasit dhe kërcënojnë se do të vetëflijohen me benzinën që kanë marrë me vete pasi i kanë vjedhur pronën.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Tiranë përmbyset autobusi, u përplas me një mjet! 3 të plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar në Tiranë pranë zonës së Saukut, pranë Fakultetit të Ekonomikut ku është përmbysur një autobus, raporton gazetari i Report Tv Sokol Dema.
-
VIDEO
Mjetet të bëra copash, dalin pamjet nga aksidenti në Tiranë! Autobusi i kthyer përmbys
Report Tv ka siguruar pamjet nga aksidenti i rëndë në Tiranë të ndodhur pak minuta më herët, i cili për fat nuk ka pasur viktima. Si pasojë e përplasjes së autobusit me 2 mjete në rrugën e Elbasanit në Tiranë, makinat janë bërë copash. Ende nuk dihet nëse ka qenë shpejtësia e lartë apo humbja e kontrollit nga ana e shoferëve shkaku kryesor i aksidentit të ndodhur këtë të dielë.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Tiranë përmbyset autobusi, u përplas me një mjet! 3 të plagosur
TIRANË- Një aksident i rëndë është regjistruar në Tiranë pranë zonës së Saukut, pranë Fakultetit Ekonomik ku është përmbysur një autobus. Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se si pasojë e aksidentit janë tre të dëmtuar lehtë, pa probleme për jetën. Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë përplasja e autobusit me një mjet.
-
VIDEO
Lëvizte pa patentë, me maskë të zezë dhe shkop si të policisë, arrestohet i ru në Tiranë! Në pranga edhe një tjetër, i dyshuar i droguar dhe me kanabis në makinë
Dy persona u arrestuan në Tiranë, njëri që qarkullonte me makinë por që policia i kishte hequr përfundimisht patentën dhe një tjetër në gjendje të droguar. Arsen Hamollit policia i gjeti edhe një maskë dhe shkop si ato të policisë. Nga 317 patentat e hequra përfundimisht nga policia për shkelje të shumta, vetëm 31 kanë mundur të kalojnë provimin.
-
VIDEO
Tiranë/ Merr flakë makina brenda parkingut të një pallati në rrugën 'Ndre Mjeda', tymi i zi mbulon zonën
Një makinë ka marrë flakë brenda parkingut të një pallati në rrugën ‘Ndre Mjeda’. Për pasojë e gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi ndërkohë që kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikësve.
-
VIDEO
Tiranë/ Merr flakë makina brenda parkingut të një pallati në rrugën 'Ndre Mjeda', tymi i zi mbulon zonën
Një makinë ka marrë flakë brenda parkingut të një pallati në rrugën ‘Ndre Mjeda’. Për pasojë e gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi ndërkohë që kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikësve.
-
VIDEO
TIRANË/ Të shtëna me armë zjarri në Lundër! Qëllohet drejt banesës së zyrtarit të OSHEE! Shkak konflikti për pronat, s’ka të lënduar
Të shtëna me armë zjarri u regjistruan gjatë orëve të natës në Tiranë, në drejtim të në një banese të pabanuar në zonën e Lundrës. Burime nga policia bëjnë me dije se nga është qëlluar kati i tretë i banesës, por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.