-
VIDEO
Gërdeci/ Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Mediun! Vendoset nëse çështja do kalojë për gjykim
Ditën e sotme në GJKKO do të mbahet seanca paraprake për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Në këtë seancë paraprake pritet të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim. Në seancën e kaluar që u mbajt më 8 mars, çështja u shty për shkak të mungesës së prokurorëve.
-
VIDEO
Sot muaji i Ramazanit, Balla: Agjërim të lehtë, deputetë të reflektojnë këtë muaj për të punuar më shumë për shqiptarët
Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit. Nga Kuvendi, Balla tha se ky muaj duhet të shihet edhe nga deputetët si një muaj reflektimi për të punuar më shumë se bashku për qytetarët shqiptarë.
-
VIDEO
Tërmeti në Ersekë, qytetarët e kalojnë natën jashtë: Dëme s’ka por jemi trembur! Kishte shumë pasgoditje
Një tërmet me magnitudë 4.4 ka tronditur qytetin e Ersekë. Për Report Tv ato janë shprehur se janë trembur shumë nga tërmeti dhe se kanë kaluar natën jashtë nga frika e goditjeve të tjera.
“Tërmeti ra në 3 pa çerek të natës. Kemi ndejtur natën jashtë, me zjarr ndezur në oborr. Dëme s’ka këtu por jemi trembur. Dëme të vogla, vetëm gëlqere ka rënë. Unë rri në pallat, në shtëpi private nuk e di. E tundi shume e tundi, jemi trembur”.- u shpreh një grua.
‘Thonë ka qenë 4.7 por se di mirë, por ne u tremben, kemi ndejtur zgjuar, këtu jashtë ndezëm zjarre.’- tha një banor tjetër.
‘Tronditje shume, ne 3 pa çerek dhe disa paslëkundje të vogla, deri tani paslëkundje. Shumica e njerëzve këtu kanë ndenjur (jashtë). Jo dëme ne banesa s’kemi, veç kemi frike.’- u shpreh një banor.
‘Në një familje në katin e 5-të të pallatit, thonë që janë thyer qelqurina, unë vetë s’kisha dëme.’- tha një banor tjetër.
‘E ndjemë shumë, u tronditëm, jam me tension të lartë akoma. Dolëm jashtë, qëndruan fëmijët në makina dhe ne jashtë. Dy plasaritje të vogla në kuzhinë, edhe nga shkolla thonë që ka plasaritje.’- u shpreh një banore.
‘Pati lëkundje të forta, jetojmë në pallat. Dëme s’kemi në pallate, por në këto objektet e tjera, është një magazinë që ka rene muri.’- tha një tjetër banor.
-
VIDEO
Tërmet në Korçë gjatë natës me magnitudë 4.4 rihter! Qytetarët dalin nga banesat: S;kemi dëme, po u trembëm shumë
Lëkundje tërmeti janë ndjerë gjatë natës në qytetin e Korçës. Lëkundjet nuk kanë qenë shumë të forta, por kanë qenë të shpeshta dhe kanë krijuar panik tek banorët e zonës dhe disa prej tyre kanë dalë nga banesat.
-
VIDEO
Hetimet për privatizimin e pronave ushtarake, Meçollari paraqitet sërish në SPAK
Ish-zëvendëskomandanti i flotës detare Artur Meçollari ka mbërritur për të tretën herë në SPAK. Meçollari do të japë shpjegime për kallëzimin për ndërtimet që janë bërë brenda bazës ushtarake të Shëngjinit
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 23 mars 2023
Titujt e gazetave për sot, nga klasa politike që prodhoi 22 marsi 1992 te thirrje veteranëve e deri tek bizneset drejt falimentimit.
-
VIDEO
22 mars ‘92 fitorja më e madhe , 31 vite më pas çdo të jetë PD pa Sali Berishën? (22 mars 2023)
22 marsi i vitit 1992 është një datë e rëndësishme për Partinë Demokratike, pasi dominoi bindshëm në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajtën në Shqipëri duke siguruar 92 vende. Ky është rezultati më i madh që ka njohur ndonjëherë Partia Demokratike, por sot partia më e madhe opozitare në vend është e përçarë mes veti e ndërsa zgjedhjet lokale po afrojnë e të gjendur përballë kësaj situate, rezultati duket se nuk do të jetë aspak premtues.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Lefter Alla dhe i afërmi i tij që mori tenderin u larguan me ‘Range Rover’ dhe u ngujuan në një tunel të ushtrisë! Dosja, si u vëzhguan nga SPAK
Kryebashkiaku Lefter Alla bëri një gabim pasi publikoi një foto nga punimet për ujësjellësin ku shfaqej një punëtor me logon e kompanisë "2 AF’ ndërkohë që tenderin e kishin fituar dy kompani të tjera. Grupi i vëzhgimit regjistroi të gjitha lëvizjet në terren
-
VIDEO
Merrte ryshfet për t’u mundësuar ish-pronarëve kompensimin e pronave, GJKKO lë në burg ish-punonjësin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave
GJKKO (Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ish-inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave Ilir Kapetani, i arrestuar për korrupsion. Ai doli këtë të mërkurë para gjykatës së Posaçme ku mohoi akuzat e bëra ndaj tij.
-
VIDEO
Rama ironizon opozitën: Në kohën e tyre s'dihej kush ishte mjeku e pacienti, kush vinte për të vizituar gjoksin e kush për të blerë sytjena
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish opozitën duke thënë se në kohën e tyre nuk dihej kush ishte mjeku e pacienti ndërsa sot shëndetësia po përparon. Megjithatë i tha mjekëve dhe infermierëve që duhet të bëjnë durim se do ecin më shumë.
“Sot na duhet vetëm që praktikat më të mira t’i aplikojmë siç duhet. Faleminderit për durimin, më vjen mirë që ne jemi ende këtu dhe tanimë të gjithë ju e shihni se puna për të transformuar këtë vend që e dini siç ishte dhe nuk dihej kush ishte mjeku e pacienti, shitësi, blerësi, kush kishte ardhur për të vizituar gjoksin e për të blerë sytjena, sot është tjetër gjë. Durim dhe durim sepse më e mirë është ende përpara”, tha Rama.
-
VIDEO
Berisha: Regjimi i Ramës përmbyset me forcë konservatore të qendrës së djathtë! PD ishte kthyer në OJF të majtë, u largua nga shtyllat e saj kryesore
Sali Berisha tha se Edi Rama përmbyset vetëm përmes një force konservatore të qendrës së djathtë. Përmes konferencës ‘Doktrina e së Djathtës’ ku u bashkuan për idetë konservatore, Berisha sulmoi sërish Alibeajn duke thënë se PD ishte shndërruar në Organizatë jofitimprurëse të majtë, jo forcë politike.
-
VIDEO
Eksperti rrugor: Personat që kapen duke përdorur telefonin në timon t’u hiqet patenta përgjithmonë! Avokati Duraj: Jo masa drastike, duhet edukim qytetar
Eksperti rrugor Gëzim Hoxha në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv propozon që personat të cilët kapen duke përdorur telefonin në timon duhet tu hiqet patenta përgjithmonë. Hoxhaj u shpreh se përdorimi i celularit të bllokon trurin dhe është i barabartë me pirjen e alkoolit