-
VIDEO
Hidhet në erë hotel 'Bizanti', eksperti nga Saranda për Report Tv: Duhet t'i jetë vendosur rreth 30 kg dinamit
Eksperti nga Saranda ka zbuluar për Report Tv mëson se hotelit në qendër të qytetit ju vu më shumë se 30 kg dinamit dhe u shpërthye nga persona ende të paidentifikuar në orët e para të mëngjesit duke shkaktuar tronditje për banorët e qytetit.
-
VIDEO
Hidhet në erë hoteli në Sarandë, kryebashkiaku Gurma dhe prefekti Mamaj shohin nga afër dëmet që shkaktoi shpërthimi i fuqishëm
Kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma dhe prefekti Flamur Mamaj kanë mbërritur pranë zonës ku u rrafshua me lëndë plasëse hoteli në Sarandë duke shkaktuar dëme në dhjetëra biznese. Ata shohin nga afër se si godina 2 katëshe është bërë rrafsh me tokën ndërsa banorët janë të tmerruar nga tronditja.
-
VIDEO
U zgjua e shokuar nga shpërthimi me tritol i hotelit në Sarandë, banorja: Thashë se ishte tërmet! Shyqyr nuk kemi dëme
Një nga banoret e zonës që u zgjua e shokuar nga vënia e tritolit të hotel ‘Bizanti’ pranë shëtitores së Sarandës shprehet se tronditja ishte aq e fortë sa iu duk si tërmet.
“Thashë se qe tërmet, po shpëtuam. Kemi shtëpinë e kunatit dhe djalit këtu, por shyqyr nuk ka dëme. Dyqanin këtu e ka me qira një nga Tirana dhe e lajmëruam që të vinte”, tha banorja.
-
VIDEO
Vënia e tritolit në hotelin në Sarandë, thyhen xhamat e ballkoneve në katet e sipërme të pallatit pranë
Shpërthimi i tritolit në Sarandë ka shkaktuar dëme edhe në katet e sipërme të pallatit pranë hotelit që iu vu lënda eksplozive në orët e para të mëngjesit. Kjo duket në pamjet e siguruara në Report Tv që tregojnë xhamat e thyer në ballkonet e apartamenteve ndërsa dëme ka edhe në bizneset përreth.
-
VIDEO
PAMJET pas hedhjes në erë të hotel ‘Bizanti’ në Sarandë! Kaos në qytet! Copa xhami dhe mbetje
Copa xhami dhe mbetje inerte në mes të rrugës. Këto janë pamjet që ka shkaktuar vënia e tritolit në hotelin ‘Bizanti’ në Sarandë që duket se ka shkaktuar kaos në qytet.
-
VIDEO
Rrafshimi me tritol i hotel 'Bizanti' në Sarandë, policia bllokon disa rrugë! Banorët pengohen të ndjekin aktivitetin e përditshëm
Pas vënies së tritolit në hotel ‘Bizanti’ në Sarandë që u rrafshua në orët e para të mëngjesit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke bllokuar edhe disa rrugë. Për pasojë, banorët janë penguar që të vijojnë aktivitetin e tyre të përditshëm për të shkuar në punë apo ambiente të tjera.
-
VIDEO
Banorët të tmerruar nga shpërthimi me tritol i hotelit në Sarandë: E tmerrshme, është akt terrorist
“Ky është terror. Ishte e tmerrshme. Ky është një akt terrorist”, mësohet të kenë thënë banorët pasi u zgjuan nga shpërthimi i fuqishëm me eksploziv i hotelit në Sarandë.
-
VIDEO
Shpërthimi me tritol i hotelit në Sarandë, policia: Asnjë i lënduar! Godina ishte ndërtuar prej vitit 1996! Ngrihet grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes
Policia ka reaguar për shpërthimin me tritol në hotel ‘Bizanti’ në Sarandë, ku është gritur grupi i posaçëm me ekspertë për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar.
Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve. Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.
Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proçes gjyqësor për pronësin e këtij hoteli.
-
VIDEO
Shpërthim i madh me tritol në Sarandë, hidhet në erë hotel 'Bizanti'! Dëmtohen godinat dhe banesat përreth! Ortakët në gjyq për pronësinë prej 2002
Një shpërthim i madh me tritol ka ndodhur në hotel 'Bizanti' në Sarandë. Për pasojë ka dëme të mëdha në shumë biznese dhe banesa përreth.
-
VIDEO
Shpërthimi i fuqishëm me tritol në Sarandë, pamjet nga vendi i ngjarjes! Hoteli bëhet rrafsh me tokën, dëmet deri në 300 metra larg
Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes në Sarandë, ku shpërtheu me tritol një hotel. Nga pamjet duket se hoteli është shkatërruar tërësisht ndërsa dëme të mëdha ka edhe në bizneset deri në 300 metra larg dhe në rrugë ku shfaqen copa xhami të thyera. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat blu për të zbardhur detajet.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplas për vdekje 40-vjeçarin
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në hyrje të qytetit të Lezhës. Një automjet përplasi një këmbësor rreth 40 vjeç.
-
VIDEO
Me birra në duar, mbështetësit e Berishës në protestë: Do rrëzojmë Fatos Nanon
Ndonëse është larguar nga politika që në vitin 2005, mbështetësit e Sali Berishës vijojnë të thonë se do rrëzojnë Fatos Nanon. Disa prej tyre u filmuan duke buzëqeshur para kamerave ditën e djeshme teksa zhvillohej tubimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.