-
VIDEO
Plagosi me armë zjarri në mes të gjimnazit 15-vjeçarin në Laç, arrestohet adoleshenti! U kap në një banesë të braktisur në Kurbin
Policia ka arritur të zbardh konfliktin e ndodhur mes dy nxënësve të gjimnazit "At Shtjefen Gjeçovi" në Laç, ku mbeti i plagosur me armë zjarri njëri prej tyre. Disa orë pas ngjarjes, blutë bënë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të plagosjes 17-vjeçarit A. Gj. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe kontrolleve të pandërprera shërbimet e policisë e lokalizuan dhe prangosen në një banese të braktisur në Kurbin.
-
VIDEO
VIDEO/ Akt i turpshëm në Shkup, qytetarët dhurojnë rroba të grisura si ndihma për Turqinë
Ndërkohë që gazetarë dhe aktivistë të shumtë në Maqedoninë e Veriut i kanë konsideruar këto vepra dhe donacione si tallje si dhe grumbullim mbeturinash.
-
VIDEO
Report Tv e pyet për ‘McGonigal’, ambasadorja Kim nuk komenton nga Elbasani
Kur kanë kaluar më shumë se 3 javë nga arrestimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal, çështje e cila u përdor nga opozita në Shqipëri për të shkaktuar ‘tërmet’ politik, nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë nuk ka pasur asnjë qëndrim.
-
VIDEO
‘Shën Valentini’, çifti rrëfen historinë e tyre të bukur të dashurisë për Report Tv: Jemi ende të dashuruar edhe pas 54 vjetësh, festoni çdo ditë pranë njëri-tjetrit
Dita e ëmbël e ‘Shën Valentinit’ është simbolikë e dashurisë. Rrugët e qyteteve mbushen me dedikime të ëmbla dhe mbizotëron e kuqja, çiftet rendin me lule të kuqe në dorë, si një ditë e veçantë për të shprehur ndjenjat. Në mes të një atmosfere të tillë, gazetarja e Report Tv Ledina Jakimi ka sjell një çift të dashuruarish qysh prej 54 vjetëve, të cilët edhe sot kanë të njëjtin shkëlqim në sytë e tyre për njëri-tjetrin siç e patën kur u panë për herë të parë.
-
VIDEO
70% gra në qeverinë shqiptare? Rama: Nuk ka qenë qëllim në vetvete, eksperienca më mësoi se nëse puna duhet bërë jepja një gruaje
Nga Dubai, ku po merr në “World Government Summit 2023”, Kryeministri Rama ka folur për rastin e shumëvlerësuar të Shqipërisë të pjesëmarrjes së grave në qeverisje.
Rama tha se në Shqipëria ka sot më shumë se 70% të përbërjes së qeverisë gra dhe kjo ka ardhur sipas tij për shkak të nevojës së gratë janë më të besueshme se sa burrat kur vjen puna te rezultatet konkrete.
-
VIDEO
Rrafshimi me tritol i hotelit në Sarandë, eksperti Softa: Nëse do ishte kryer në mënyrë të pakontrolluar do merrte jetë njerëzish
Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa thotë se sasia e eksplozivit që qarkullon në Shqipëri është e pakontrolluar. Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, eksperti Softa i pyetur për shpërthimin me tritol të hotel ‘Bizanti’ në Sarandë një ditë më parë, tha se shpërthimi rrezikonte që të kthehej në një fatkeqësi natyrore
-
VIDEO
Tritoli në Sarandë i shkaktoi dëme në biznes, pronari: Ishte akt terrorist! Kam 30 mijë euro dëmtime! Shteti të na ndihmojë ose do ikim prej këtej
Një prej banorëve në Sarandë, ku shpërtheu me tritol hotel 'Bizanti' prej konflikteve të pronësisë, e cilëson "akt terrorist" ndërsa ka treguar se dëmet në biznesin e tij. Ai shprehet se shteti duhet t'i qëndrojë pranë pasi nuk mund të përballojnë vetë koston e riparimeve që sipas tij kap vlerën e 30 mijë eurove.
Banori shprehet se pranë tyre duhet të ishte edhe Ministri i Brendshëm bashkë me kryeministrin, që sipas tij duhet të kthejë sytë nga terrori që përjetuan banorët e Sarandës.
"Ne kemi pësuar dëme të konsiderueshme. Në biznesin tim, dëmi kap shifrën e 30 mijë eurove. Më bën përshtypje që asnjë nga pushteti lokal apo vendor nuk ka ardhur të më pyesë ku është dëmi dhe sa keni pësuar juve. Ne ndihemi të pambrojtur fare dhe jemi në mëshirë të fatit. Kërkojmë që shteti të na shohë. Unë jam në borxhe njëkohësisht. Çfarë të bëj më parë, të nxjerr borxhin që kam marrë te koncesionari për mjetet apo të rregulloj këtë. Më bën përshtypje indiferentizmi. Ministri i Brendshëm duhet të ishte këtu. Mos të them kryeministri. Mirë është të ndezim qirinj për Turqinë se na ka ndihmuar por është mirë të shihet se çbëhet dhe këtu. Kërkojmë nga shteti të çdëmtohemi. Ky është akt terrorist. Nëse shteti nuk ka mundësi të na thojë që t'i mbyllim dhe të ikim prej këtej", tha banori.
-
VIDEO
Arrestohet në Belgjikë kreu i 'Klanit Duka', Leonard Duka, armik i 'betuar' i Ervis Martinajt! Në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko
Është arrestuar në Belgjikë, Leonard Duka, një ndër autorët e dyshuar si të përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019! Kreu i 'klanit Duka' u arrestua në një shtëpi private në një provincë të Brukselit, dhe pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë
-
VIDEO
U zhduk në lumin Seman 1 muaj më parë, rinisin kërkimet për 26-vjeçarin Mateo Lika! Ende mister fati i tij
Prej orës 02:08 të mëngjesit të 15 janarit, celulari i 26-vjeçarit Mateo Lika rezulton i fikur, teksa dyshimet kryesore të policisë janë se ai ka përplasur kangjellat mbi urën e Mbrostarit dhe ka rënë në ujërat e lumit Seman. Report Tv mëson se Policia e Fierit ka arritur të zbardhë komunikimin e fundit të Likës me një mikeshë të tij në Gjermani, shtet nga i cili i riu ishte kthyer prej pak kohësh. Ajo u ka rrëfyer hetuesve se Mateo i kishte thënë se do të shkonte të takonte të motrën në Tiranë pasi e kishte marrë malli për nipin. Pavarësisht se ditësh kontrollet e polumbarëve të RENEA-s kanë qenë intensive, asnjë shenjë e të riut dhe makinës së tij nuk është gjetur. Dyshimet janë që për shkak të thellësisë ku mund të ketë përfunduar makina, llucës dhe rrjedhës së ujit në lumin Seman, magnetët e RENEA-s të mos kapin gjë.
-
VIDEO
Protesta e Berishës para Kuvendit, arrestohen 2 protestues, një prej tyre i shpallur në kërkim nga policia e Krujës
2 protestues janë vënë në pranga të policisë, pas protestës së zhvilluar një ditë më parë nga Sali Berisha para Kuvendit. Policia ka arrestuar Jakup Stafën, 36 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Dorison Petoku, 19 vjeç, banues në Thumanë. Hodhën tymuese e shashka në drejtim të policisë
-
VIDEO
Rama nga Emiratet e Bashkuara Arabe: Mënyra si qeveriste vendi përcaktohet nga mënyra si përqafojmë të renë
Prononcimi për mediat i Kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për një vizitë dy ditore ku përveç takimeve bilaterale do të jetë i pranishëm edhe në “World Government Summit 2023'
-
VIDEO
‘Lutemi për Turqinë dhe Sirinë’, nxënësit e gjimnazit Ali Demi në Vlorë ndezin qirinj në nder të viktimave
Nxënësit e gjimnazit Ali Demi në Vlorë i janë bashkuar homazheve në nder të viktimave në Turqi e Siri. Siç shihet edhe nga fotot që sjell Report Tv ata kanë ndezur në qirinj, të cilëve u kanë dhënë formën e shprehjes ‘Pray for Turkey and Syria’ (Lutemi për Turqinë dhe Sirinë).