-
VIDEO
U arrestuan për ‘shtëpinë e barit’ të zbuluar në Selenicë, gjykata vendos 'arrest shtëpie' për 2 elektriçistët e fshatit Kropisht
Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore për 2 prej punonjësve të OSHEE-së të cilët u arrestuan për shtëpinë e barit të zbuluar në fshatin Kropisht të Selenicës.
-
VIDEO
Kishin kryer mbi 53 vjedhje në qytetin e Shkodrës, arrestohen tre të miturit! 17 vjeçari drejtonte grupin e grabitësve
Tre adoleshentë në Shkodër janë arrestuar për më shumë se 53 vjedhje të kryera gjatë vitit 2022 dhe gjatë muajit janar të këtij viti.
-
VIDEO
Fier/ Ura e Gjanicës prej 4 vitesh me parmakë të thyer! Banorët: ARRSH ta riparojë, është e rrezikshme
Katër vite pas një aksidenti rrugor, parmakët e urës së Gjanicës në periferi të Fierit ende nuk janë riparuar nga ARRSH-ja. Ajo është kthyer në shqetësimin kryesor për qindra banorë që kalojnë çdo ditë në trotuarin përgjatë urës.
-
VIDEO
Me 8 kg kanabis në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë! Tentuan të arratiseshin pasi u zbuluan nga oficerët (EMRAT)
Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona pasi u janë gjetur 8 kilogramë kanabis në automjetin e tyre. Në pranga kanë rënë Ndue Çupi, 27 vjeç dhe Leonard Ndoj, 53 vjeç. Në momentin që janë ndaluar nga policia, të dy kanë tentuar të largohen.
-
VIDEO
Ngjela për Report Tv: Nëse Berisha do ikte, PD do ringrihej për 2 muaj! Protesta e dobët, e shtyu revolucionin të hënën se s’kishte shumë mbështetës
Në një intervistë për Report Tv, avokati Spartak Ngjela është shprehur se për sa kohë Sali Berisha do të jetë në krye të PD-së, ajo do të vijojë të jetë e përçarë.
-
VIDEO
Arrestohen 2 të rinj në Vaun e Dejës që i vunë flakën një magazine! Kur u ndaluan nga policia, dhunuan dhe kërcënuan me vrasje efektivët
SHKODËR - Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Vaun e Dejës pasi i vunë flakën një magazine me bazë ushqimore e vegla pune dhe dhunuan e kërcënuan për vrasje punonjësit e policisë. Ata janë identifikuar si Afrim Sadik, 26 vjeç dhe Pjeter Dragoti ( Prendi)26 vjeç, të dy banues në Bushat, Shkodër.
-
VIDEO
Berisha ndalet te Bashkia e Tiranës: Erion Veliaj, hajdut i shpifur që e ka vendin në burg
Gjatë marshimit në kryeqytet, Sali Berisha është ndalur para Bashkisë së Tiranës duke folur me gjuhë të ashpër ndaj Erion Veliajt, të cilin e akuzon hajdut dhe thotë se e ka vendin në burg.
“Erion Veliaj është një nga hajdutët më të shpifur, nga korruptorët që vjedh ditën dhe natën. Ky nuk ka të drejtë të hyjë asnjë ditë në këtë ndërtesë. Ky njeri vjedh, ka shtruar fushën me Edi Ramën. Erion Veliaj, ky hajdut i shpifur, ky njeri pa mëshirë vjedh 18 euro në çdo ton plehra që digjen. Deri tani janë bërë llogaritë vetëm nga fusha e Sharrës në minierë floriri për ta, 54 milionë euro të vjedhura. Ka vendosur taksën për arsimin dhe ky hajdut, ky i pafytyrë ndërton shkolla me çmim të 10-fishtë krahasuar me çmimin që del nga manualet europiane të ndërtimit të një shkolle. Ky njeri që është turp fillon, hap tenderin te rruga John Belushi, e ndërton me fondet e Bashkisë, me buldozerët e Bashkisë dhe paratë i fut në xhepin e vet me firmë falsë. Ky e ka vendin në burg dhe vetëm në burg”, tha Berisha.
-
VIDEO
Pas protestës, Shkëlzen Berisha i drejtohet selisë blu
Pas protestës djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, është larguar në drejtim të selisë blu.
-
VIDEO
Protesta, mbahet një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri
Protesta, mbahet një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Ja pamjet me dron teksa mban fjalimin Berisha
Këto janë pamjet me dron të siguruara ekskluzivisht nga Report Tv në momentin teksa është duke folur Sali Berisha në protestën para Kryeministrisë. Ky është ‘uragani’ që kishte premtuar opozita që do të rrëzojë Ramën.
-
VIDEO
Ilir Meta del nga selia, i bashkohet protestuesve: Fillimi është pa kthim
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë nga selia dhe i është bashkuar protestuesve.
“Dita me diell duket që në mëngjes thotë populli. Asgjë nuk e shpëton korruptuesin e McGonigal. E rëndësishme është fillimi dhe është një fillim pa kthim.
Rama është i rrëzuar e bën mirë të japë dorëheqjen sa më parë se ka tre javë që i fshihet parlamentit, ka rrëzuar veten se e di që është fajtor dhe s’do i shpëtojë llogaridhënies.
Ky është një fillim pa kthim, një ndryshim që do ndodhë me çdo çmim që Rama të ikë një herë e përgjithmonë e një orë e më parë nga zyra e kryeministrit që e përdhosur.
Apeli im është të gjithë të dëgjojnë zërin e popullit”, tha Meta. -
VIDEO
Protesta, deputetja Hoti për Report Tv: Do ta largojmë diktorin Rama, nuk meriton të qeverisë një popull kaq fisnik si shqiptarët
Deputetja e PD-së së Berishës, Elda Hoti, ka thënë se Rama do të largohet pasi nuk e meriton të qeverisë një popull kaq fisnik sa janë shqiptarët. Në intervistën për gazetarin e Report Tv Ermal Qorri, Hoti tha se Rama është diktator.