-
VIDEO
U arrestua për pastrim parash dhe fshehje pasurie, Alda Klosi kërkon lirinë në Apel: Kam dy fëmijë të mitur për të rritur dhe duhet të kujdesem për nënën e verbër
Alda Klosi kërkon lirinë në Apelin e Tiranës. Avokati mbrojtës Ilirjan Muho dorëzoi këtë të hënë ankimin në Shkallën e Dytë. Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë përballë OPGJ.
-
VIDEO
Tërmeti tragjik në Turqi, gazetari për Report Tv: Familjarët presin në ankth nëse do i shohin të gjallë familjarët e tyre! As hoteli ku fle s’është i sigurt
Një javë pas tërmetit tragjik në Turqi, gazetarët vijojnë të tregojnë tmerret që u duhet të përballen në terren. Shifrat alarmante kanë bërë që banorët të humbin shpresën. Në një intervistë për Report Tv me Nertil Agalliun, gazetari Sylejman Kllokoqi rrëfen se me sa tension përballen të gjithë ekipet e kërkim-shpëtimit që kanë shkuar në terren për të dhënë ndihmë teksa përballen me tensionin e madh teksa familjarët presin me ankth nëse i kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat të afërmit e tyre.
-
VIDEO
Shpërthim me tritol në hotelin pranë shëtitores në Sarandë, shoqërohen familjet e dy ortakëve në polici! Priten forcat xhenierë nga Tirana
Policia e Sarandës ka shoqëruar disa familjarë të ortakëve në lidhje me shpërthimin me tritol në hotel "Bizant" në orët e mëngjesit, persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Drejt Sarandës janë nisur ekspertë të RENEA-s, të forcave xheniere, të cilët do të përcaktojnë sasinë e lëndës plasëse dhe llojin e saj. Paraprakisht dyshohet për 20 deri në 30 kilogramë. Hetimet janë përqëndruar më shumë në pistën e konflikteve që kanë pasur bashkëpronarët prej vitesh.
-
VIDEO
Iu thyen xhamat dhe iu shkatërruan dyert prej shpërthimit me tritol të hotelit në Sarandë, banori: Na ranë mbi kokë! Kërkojmë ndihmë nga shteti
Shkëlqim Akulli, një banor në katin e dytë të pallatit ngjitur me hotelin që u rrafshua nga 30 kg dinamit në Sarandë ka treguar se si i janë thyer xhamat e dyerve dhe orenditë shtëpiake prej shpërthimit të fuqishëm. Duke folur për kamerën e Report Tv me gazetarin Armand Xhelili, banori tregon se u tronditën ndërsa kishte në shtëpi dhe nipër e mbesa. Po ashtu kërkon mbështetje nga shteti pasi ka dëme të shumta në banesë.
-
VIDEO
Mocioni me debat për McGonigal, Balla: Do vendosim datën i pranishëm edhe Rama! Protesta e Berishës te Parlamenti? Sot ka të tretat e revolucionit
“Revolucion” të dështuar e ka quajtur kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla protestën e thirrur sot nga Berisha përpara parlamentit. Balla ironizoi protestën e ish kryeministrit ndërsa shtoi se nuk i kupton arsyet pse duhet protestuar para kuvendit.
-
VIDEO
Sot Kuvend, Berisha paralajmëron 'revolucionin' e dytë! Protesta dhe parlamenti në orën 17:00, Rama s'do jetë prezent, takim me ndërkombëtarët në të njëjtën orë
Seanca plenare e orës 17:00 edhe pse nuk ka parashikuar debate apo diskutime të rëndësishme në rendin e ditës, pritet të jetë e nxehtë. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë prezent në seancë plenare pasi do të presë Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder po në atë orë.
-
VIDEO
Shtireshin si zyrtarë të lartë dhe u vendosnin gjoba bizneseve, në pranga 3 të rinjtë në Tiranë! U sekuestrohen 89 mijë euro
Tri persona kanë rënë në pranga në Tiranë pasi shtriheshin si zyrtarë të lartë të institucioneve dhe u vendosnin gjoba biznese. Ergys Ahmetaj, Andi Basha, Gëzim Kusi 21, 18 dhe 19 vjeç mashtronin bizneset duke u prezantuar si zyrtarë të institucioneve shtetërore për t’iu marrë para. Policia arriti të sekuestrojë 89 400 euro në banesat e tyre dhe aparatet celularë.
-
VIDEO
U dhunua barbarisht në Tiranë, ndërron jetë në Kenia 22-vjeçarja Joy Ayoko! Ende mister se si përfundoi me brinjë e kocka të thyera te Trauma
Pas 6 muajsh në luftë me vdekjen, 22-vjeçarja keniane Joy Ayoko, e cila u dhunua barbarisht në gusht të vitit të kaluar në Tiranë, ka ndërruar jetë në Kenia. Lajmi është konfirmuar nga nëna e saj për Report Tv Ruth Abongo
-
VIDEO
I shërbente grupit të Erjon Alibejt, SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim ish-komisarin Leonard Palushi
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-efektivin Leonard Palushi, i arrestuar për shpërdorim detyre pasi ka përfituar një makinë nga Erion Alibej, në këmbim që të dekonspironte operacionet e policisë
-
VIDEO
Banorët e tronditur nga shpërthimi i fuqishëm i hotelit në Sarandë: Thamë se u fundos pallati, mendova të hidhem nga ballkoni! Ndihemi të rrezikuar
Banorët e qytetit të Sarandës janë zgjuar të tmerruar nga shpërthimi i fuqishëm pas vënies së sasisë eksplozive në hotelin që ndodhej shumë pranë shëtitores. Një e moshuar shprehet se iu duk sikur u fundos pallati ndërsa një tjetër banor shprehet se ndihen të rrezikuar.
-
VIDEO
Momenti kur hidhet në erë me 30 kg dinamit hotel ‘Bizant’ në Sarandë
Ky është momenti kur hoteli ‘Bizanti’ në Sarandë është hedhur në erë me disa kilogramë tritol mëngjesin e sotëm.
Hoteli është shkatërruar tërësisht ndërsa dëme të mëdha ka edhe në bizneset deri në 300 metra larg dhe në rrugë ku shfaqen copa xhami të thyera.
-
VIDEO
Sot ditë zie kombëtare! Shqipëria nderon viktimat e tërmetit në Turqi e Siri, flamujt në gjysmështize! Begaj: Solidaritet me familjet që po përballen me tragjedinë
Sot do të jetë një ditë zie kombëtare në Shqipëri, si një shenjë solidariteti për Turqinë, e cila i ka qëndruar pranë vendit tonë, kur u tronditëm nga tërmeti i 26 nëntorit 2019