• VIDEO

    Rama prezanton 'makinat spiune': Evidenton mangësitë e dokumentacionit të mjetit dhe rastet e informalitetit në transport mallrash apo udhëtarësh

    Një tjetër inovacion teknologjik që pritet të marrë jetë shumë shpejt në funksion të sistemit të transportit rrugor është ‘E-monitorim Mobile’. Kreu i qeverisë ka publikuar pamjet e makinës me teknologji avantgard, e cila do të evidentojë çdo situatë të parregullt të automjeteve në rrugë, që nga mangësitë e dokumentacionit të mjetit, mungesën e licensave të ndryshme dhe rastet e informalitetit në transportin e mallrave apo edhe vetë udhëtarëve.

  • VIDEO

    Po voton dhe për kolegen e tij që mungon? Deputeti i PS ‘kapet mat’

    Deputeti i PS-së, Baftjar Zeqaj, duket se ka votuar në këtë seancë edhe për kolegen e tij. Ai është parë teksa ka vendosur duar në pajisjen elektronike, në një kohë kur kolegia e tij, Tatiana Piro mungon.

    •  
  • VIDEO

    Pas kaosit në Kuvend për 'McGonigal', Berisha përgëzon deputetët: Të bllokojmë çdo seancë! Kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor, Luan Baçi firmos 2 herë

    Pas seancës me debate në Kuvend Sali Berisha ka mbledhur grupin e tij parlamentar në selinë blu

  • VIDEO

    Akuzohet për falsifikimin e formularësh, kryebashkiaku i Mallakastrës dënohet 6 muaj burg, konvertohet në 40 orë punë publike: S’do jap dorëheqjen nga mandati

    TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg që konvertohet me 40 orë pune për interes publik, me akuzën për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

  • VIDEO

    SPAK kërkon 1 vit burg për Qerim Ismailaj, Kryebashkiaku i Mallakastrës: S’do lë mandatin, do vazhdoj betejën për pafajsinë time

    Kryebashkiaku Qerim Ismajli ka folur pas seancës në SPAK duke u shprehur se është i pafajshëm dhe se do vijojë betejat për pafajsinë e tij.

     
  • VIDEO

    Në kërkim për spiunazh në Rusi, shtyhet seanca për ekstradimin e 33-vjeçares ruse që u arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit

    Në Gjykatën e Elbasanit është shtyrë seanca për ekstradimin e 33-vjeçares ruse Svetlana Timofeeva, e arrestuar tre muaj më parë në vendin tonë pas sulmit në uzinën e Gramshit. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se shkak për shtyrjen e senacës është bërë mungesa e prokurorit.

  • VIDEO

    Aksident i rëndë në Tiranë, përplasen ‘kokë më kokë’ dy mjete, ndërron jetë 35-vjeçari! Makina bëhet ‘copash’

    Një aksident shumë i rëndë është raportuar pak minuta më parë në zonën e njohur si ‘Rruga e Treshit’ në Tiranë. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, pasi një prej shoferëve ka humbur kontrollin e makinës. Për pasojë janë plagosur dy shoferët dhe ka vdekur 35-vjeçari Avni Gjuni, i cili ishte pasagjer në një prej makinave.

  • VIDEO

    ‘Sytë e krimit’ dhe poshtë urave, hiqen kamera poshtë urës në Lezhë, një në hetim

    Në pamjet e publikuara nga policia e shtetit në vijim të operacionit të kamerave të vëna nga grupet kriminale është çmontuar një kamer poshtë uirës në Lezhë dhe Mirditë.

  • VIDEO

    Vijon çmontimi i ‘Fijeve’, hiqen 34 kamera në 3 qarqe të vendit

    Ka vijuar çmontimi i kamerave të vëna nga grupet kriminale në të gjithë vendin. Në 3 qarqe janë hequr vetëm sot në total  34 kamera.

  • VIDEO

    S’ka më të lëvizësh me makinë pa dokumente! Risia e DPSHTRR, makina monitoruese zbret në terren

    Tjetër RISI nga DPSHTRR! Sisteme SMART për zgjidhje transparente dhe automatizim të monitorimit rrugor mobil! Me ftesë të Dhomës Amerikane të Tregtisë prezantuam “eMonitorim 2”, projekt pilot me teknologjinë më të re amerikane të Motorola Solutions, në bashkëpunim me AKSHI dhe Infosoft Systems!

  • VIDEO

    Emisioni i plotë Rreze Dielli (1 Shkurt 2023)

    Zonja Albana solli tre receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Japrak dimri me lakër / Lakror me oriz dhe mish shelegu / Mollë të mbushura me fruta të thata në furrë “Të jesh VIP, nuk do të thotë të jesh intelektual”, Anxhela Peza: kujdes fëmijët po imitojnë modelet e gabuara Fëmijë që imitojnë personazhe të famshëm, modelet që përfaqësojnë reality show në psikologjinë e fëmijëve dhe pasojat që ato kanë në vetëbesimin e tyre. Psikologia Anxhela Peza shpjegoi se përse fëmijët e sotëm nuk janë vetvetja por përfaqësohen nga modelet VIP dhe prindërit duhet t’i shpjegojnë se të jesh personazh VIP nuk do të thotë të jesh intelektual… Miell insektesh në ushqime. Jeni gati ti provoni? Altin Joka: Ja efektet në organizëm Vetëm pak javë me parë BE miratoi futjen e insekteve në miell dhe produkte ushqimore. Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore ështe shprehur se ka ardhur koha që insektet duhet të zenë më shumë vend në produktet ushqimore sepse ato kanë shumë proteina dhe lëndë ushqyese dhe janë testuar se do sjellin shëndet të mirë në popullatë dhe mund të ndryshojnë produktet nga niveli lartë i karbohidrateve që kanë sot në një nivel të lartë të proteinave për konsum duke i ulur karbohidratet. Nutricionisti Altin Joka u shpreh se mbeten për tu parë në çfarë produktesh do futen insektet por nuk do shpëtojnë ëmbëlsirat, çokollatat, mielli, pica, buka, makaronat, salcat, biskotat, etj. Bakteri i rrezikshëm i stomakut prek 60% të popullsisë, ja ushqimet që e elimonojnë Ekziston një ndërveprim sinergjik midis gastritit inflamator të shkaktuar nga H. pylori dhe dietës në mos formimin e kancerit të stomakut. Por a ka një mënyrë për të luftuar H. pylori përmes ushqimeve? Sipas nustricionistit holistik Altin Joka janë një sërë ushqimesh dhe bimësh që vijnë në ndihmë nga fara e zezë, çaji matula, çaji jeshil, hudhrat, fruta perime, probiotikët dhe kruciferët. Sulforafani është një element shumë i rëndësishëm që gjendet në perimet krucifere si: brokoli, lulelakra, lakra, lakra kale, lakra brukseli, mustarda jeshile, radikio... Sipas nutricionistit ju e maksimizoni sulforafanin në brokoli kur e hani atë të papërpunuar.

  • VIDEO

    Berisha: McGonigal drekonte dhe darkonte jo vetëm me politikanë të inkriminuar! Nuk mjaftuan të dhënat për SPAK, duhej që aktpadinë ta sillte Bardhi

    Sali Berisha ka hedhur akuza se ish zyrtari i FBI, Charles McGonigal drekonte dhe darkonte me politikanë, gjykatës e prokurorë dhe përfshihej në procesin e vettingut.

    “Kjo aferë është një aferë e tmerrshme për të cilën normalisht duhet të fliste drejtësia, por ajo është nën kontrollin e plotë të partisë së krimit, drejtësia është këtu nën kthetrat e Edi Ramës. Dje, deputeti Bardhi dërgoi padi. Përgjigja ishte zhvejkiane: na sill aktpadinë.

    Nuk mjaftojnë për SKAP-in e partisë e gjithë kjo mori e pafundme e të dhënave të shtypit botëror dhe shqiptar, por duhet të gjejë Gaz Bardhi aktpadinë, që ta lexojë SKAP-i i partisë.

    Drejtësia është pjesë e kësaj dosje, pasi McGonigal drekonte dhe darkonte jo vetëm me politikanë të inkriminuar si Taulant Balla, por edhe me gjykatës, prokurorë, merrej edhe me veting, ku të dëshironte Edi Rama”, tha Berisha.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv