-
VIDEO
Qarkullonin me pistoletë dhe kokainë në zonën e ish-bllokut, arrestohen 2 persona në Tiranë
Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme pasi janë kapur duke lëvizur me armë zjarri në makinë në zonën e ish-bllokut. Në pranga kanë rënë Elis Xherahu, 39 vjeç dhe Erdit Tefhasani 31 vjeç.
-
VIDEO
Celibashi paralajmëron mosregjistrimin e PD-së në zgjedhje? Kreu i KQZ: Rrezikohet në rast se nuk zgjidhet ngërçi
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar një mosregjistrim e partisë më të madhe opozitare, në rast se ngërçi i PD-së vijon. Kreu i KQZ-së u shpreh se duke qenë se duhet patjetër një zgjidhje për këtë çështje dhe jo vetëm nga KQZ.
-
VIDEO
EMRAT/ Kush janë 4 personat nën hetim për vendosjen e kamerave në Tiranë! Mes tyre Endrit Dokle
Mes personave që janë nën hetim për vendosjen e kamerave spiune në Tiranë janë Endrit Dokle, Julian Malutaj, Aurel Penci dhe Ismet Kumarakaj.
-
VIDEO
Ekzekutimi i Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë, arrestohet në Kosovë bashkëpunëtori në krim! I dha makinën vrasësit
Një prej bashkëpunëtorëve në vrasjen e Briken Sanajt te kodra e Diellit në Tiranë është arrestuar. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar se Gjelosh Krasniqi, 49-vjeç është arrestuar në Pejë të Kosovës.
-
VIDEO
Vendoret/ ‘Lufta' e PD zhvendoset në KQZ, Celibashi: Jemi në proces verifikimi, ligji dhe realiteti politik do jenë pjesë e gjykimit tim
Procesi i verifikimit për të zgjidhur luftën e zhvendosur të PD-së në KQZ do jetë në përputhje me ligjin. Kjo ka qenë përgjigja e përsëritur e komisionerit të KQZ. Celibashi është shprehur se edhe sfondi politik do jetë një ndër elementët që do ndikojë në në gjykimin e tij për këtë çështje. Ndër të tjera ai garantoi se nuk ka simpati e as mbështetje për dy kampet opozitare.
-
VIDEO
Nga sot Gjykatë Apeli vetëm në Tiranë, shkrihen 5 në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë! Llagami: Më shumë cilësi! Avokatët: Më pak akses në drejtësi
Nga sot futet në fuqi harta e re gjyqësore. KLGJ u ka dërguar vendim të formës së prerë Gjykatave të Apelit në rrethe dhe duke nisur nga sot ato do të mbyllen dhe do të funksionojë vetëm një Apel në Tiranë. Ndërkohë, 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj.
-
VIDEO
Banorët në Mamurras sërish në protestë: Mjetet e tonazhit të rëndë po na rrezikojnë fëmijët, bashkia s’mbajti premtimin
1 shkurti ishte afati i përcaktuar nga Bashkia e Kurbinit, për bllokimin e lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë në rrugën e lagjes "Demokracia" në Mamurras, por kjo nuk ka ndodhur.
-
VIDEO
Gjyqi ndaj Arbër Paplekajt, në seancë thirren 15 dëshmitarë! Paraqiten vetëm 2 prej tyre
Gjykata e Elbasanit zhvillon sot një tjetër seancë në ngarkim të Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen politike të Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Në seancë u thirrën 15 dëshmitarë, 2 prej të cilëve u paraqitën para gjykatës, njëri paraqiti raport mjekësor për mungesën e prezencës ndërsa 3 të tjerë ndodhen jashtë territorit shqiptar.
-
VIDEO
Garda e Republikës merr në ruajtje godinën e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, deri më sot e ruante policia
Duke nisur nga sot perimetri i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK) do të ruhen nga Garda e Republikës.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, KQZ miraton: Votim dhe numërim elektronik edhe në Elbasan e Kamëz, jo vetëm në Vorë
Votimi elektronik për zgjedhjet vendore do të impelmentohet këtë vit edhe në Elbasan e Kamëz, jo vetëm në Kamëz si në zgjedhjet parlamentare 2021.
-
VIDEO
Vijon operacioni 'Fijet' në Tiranë, hiqen dhe 65 kamera të tjera, nën hetim 7 persona
Policia ka njoftuar se janë hequr 65 kamera të tjera në qarkun e Tiranës ndërsa 7 persona janë nën hetim. Në total në Tiranë janë hequr 220 kamera dhe nën hetim janë 44 persona.
-Në zbatim të këtij plani operacional, në Rrugën e Vilave, "Azem Hajdari", "Azem Galica", "Europa", "Sabri Preveza", "Sarina", "Staf Melani", "Ali Kelmendi", janë çmontuar 65 kamera. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë iniciuar hetimet për I. D., J. M., A. P., E. L., M. B., F. Ll. (L)., F. A., L. Rr., dhe I. K.
-
VIDEO
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët
Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami ka folur për shkrirjen e Gjykatave të Apelit. Nga KLGJ, Llagami tha se hartimi i hartës së re gjyqësore nuk ishte i lehtë, por një proces që u mori tre vite dhe se qëllimi kryesor është rritja e shërbimit të cilësisë. Llagami u shpreh se me hartën e re gjyqësore synohet shërbim më i mirë për qytetarët.