-
VIDEO
Reshjet e shiut në Lezhë, 230 hektarë tokë nën ujë, përmirësohet situata gjatë orëve të fundit
Situata e krijuar nga përmbytjet në Lezhë ka njohur sërish përmirësim gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare të Emergjencave Civile, sipërfaqja e përmbytur është zvogëluar në 230 hektarë, nga 350 që ishte një ditë më parë.
Konkretisht ndodhen nën ujë 100 hektarë në Fushën e Torovicës të Njësisë Administrative Balldre, 100 hektarë në kënetën Spiten-Tresh të Njësisë Administrative Zejmen dhe 30 hektarë në Fushë-Gjorm të Bashkisë Kurbin.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë rreth 11 mm shi në territorin e Qarkut të Lezhës dhe Lumi Drin është në nivelin +0.6 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, kurse kuota e lumit Mat vazhdon të ketë gjendje të ngritur duke shkuar tek normalja, për shkak të shkarkimeve të hidrocentraleve Ulëz e Shkopet në masën 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e hecit mbi lumin Fan shkarkimet janë rreth 39 m³/s, por pa krijuar probleme.
Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa të gjitha akset rrugore janë të kalueshme pa probleme. Edhe gjatë ditës së martë, strukturat e emergjencave civile të bashkive të qarkut Lezhë, do të jenë në terren për të ndjekur situatën dhe problematikat, në zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë Gjergj Prendi.
-
VIDEO
Reshjet e borës në Korçë, bllokohet segmenti Shtyllë-Qafa e Mashkullorës-Panarit
Për drejtuesit e automjeteve që do të përdorin segmentin Boboshticë-Dardhë rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore, ndërsa segmentet e tjera nacionale janë plotësisht të kalueshme dhe pa probleme. Edhe rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki janë të kalueshme dhe pa problematika.
Për momentin është i bllokuar vetëm segmenti Shtyllë-Qafa e Mashkullorës-Panarit në bashkinë Korçë, për rihapjen e të cilit është duke u punuar me mjetet e bashkisë.
Reshjet nuk kanë ndryshuar prurjet e lumenjve dhe të degëve të tyre furnizuese; ato vazhdojnë të mbeten në kuota normale dhe pa probleme.
Nga strukturat e EC në bashki nuk raportojnë problematika të tjera.
Lidhur me furnizimin me energji elektrike, njoftohet se ka ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në fshatra të veçantë të bashkisë Pustec vetëm një fshat (Cerje) dhe në bashkinë Maliq zona e Gorës.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas për vdekje 20 vjeçarin! Drejtuesi i automjetit largohet nga vendngjarja
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën e qytetit të Elbasanit ku një makinë ka përplasur 20 vjeçarin Fiori Sula ndërkohë që ky i fundit po kalonte rrugën.
-
VIDEO
Merr flakë një banesë në Memaliaj, nuk ka të lënduar
Një banesë ka marrë flakë në Memaliaj. Është djegur një njësi shërbimi në hyrje të qytetit.
-
VIDEO
Report Tv siguron VIDEON nga aksidenti i frikshëm në Lezhë, të 3 makinat në gabim, qytetarët vrapojnë të ndihmojnë
Report Tv ka siguruar videon nga aksidenti në Lezhë ku mbetën të plagosur 2 persona. Siç mund të shihet në video shkak i aksidentit janë bërë gabimet nga të 3 makinat. Njëra, ku ndodhet vajza ka parkuar gabim, makina që futet në kthesë në mënyrë totalisht jashtë rregullave, si edhe makina që vjen është me shpejtësi të lartë.
-
VIDEO
Shkak u bë një pakujdesi në kuzhinë, shkrumbohet nga flakët vila tre katëshe në Tiranë! Dëme të shumta materiale
Një ndërtesë tre katëshe pranë qytetit ‘Studenti’ në Tiranë është shkrumbuar nga flakët gjatë një zjarri të rënë ditën e sotme.
-
VIDEO
Aksident i frikshëm në Lezhë, një makinë e kthyer përmbys në mes të rrugës! 2 të plagosur në spital
Aksident i frikshëm ne lagjen gurra të Lezhës, përplasen 3 automjete, njëra prej te cilave eshte përmbysur ne rruge. Sipas te dhënave 2 persona kane mbetur te lënduar dhe janë dërguar për mjekim ne spitalin rajonal te Lezhë, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave te bardha jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Audio e përmendur në media për 21 janarin, Prokuroria e Tiranës: Kemi nisur verifikimet! Burime: Urdhër policisë ta sekuestrojë
Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin e një materiali të publikuar në media ditët e fundit ku përmendet një audio përgjim i komunikimeve të Gardës së Republikës më 21 janar 2011, kur mbetën të vrarë nga plumbat e gardistëve 4 protestues të opozitës.
-
VIDEO
Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 26 vjeçari në Tiranë (EMRI)
Një 26 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me armë pa leje dhe municion luftarak.
-
VIDEO
Zbuluan lidhjen intime të vajzës së tyre që ishte e martuar, lihen në burg familjarët që morën peng të dashurin në Sarandë
Alferd Ndoj 44-vjeç, dy djemtë e tij Aleksandër Ndoj dhe Anton Ndoj si dhë vëllai i tij Pjetër Ndoj janë lënë në burg nga gjykata e Sarandës, pasi dyshohet se përplasën me makinë dhe e mbajtën me forcë në makinën e tyre duke e dhunuar e më pas lënë pa ndjenja në mes të rrugës Gentian Omerin. Në kërkim për ngjarjen është edhe vëllai i Pjetrit dhe Astritit, Alfred Ndoj, 39 vjeç
-
VIDEO
Pronë në Udënisht të Pogradecit, ”Audi A8” troje dhe biznese, SPAK sekuestron pasurinë e Bled Muçës dhe Florenc Çapjas
Prokuroria e Posaçme SPAK, i ka sekuestruar 10 pasuri të paluajtshme Florenc Çapjas, njërit prej anëtarëve kryesorë të grupit “Çapja” në Elbasan. Mësohet se sekuestroja është pranuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi, pas kërkesës të depozituar në gjykatë nga tre prokurorët e çështjes, Behar Dibra, Altin Dumani dhe Doloreza Musabelliu.
-
VIDEO
Moti i keq/ 1400 ha tokë e përmbytur në Shkodër, 350 ha në Lezhë! Prezencë uji në 15 banesa! Rruga e Obotit dhe Qafe Thore të pakalueshme
Situata nga përmbytjet vijon të jetë problematike në Shkodër, ndërsa në Lezhë situata është normalizuar. Disa fshatra në Shkodër kanë mbetur pa energji elektrike. Procesi mësimor do të nisë në 43 shkolla.