-
VIDEO
Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar, Xhaferraj i vetmi që merr pjesë nga opozita
Presidenti Bajram Begaj ka mbledhur Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Në këtë mbledhje, Begaj ka thirrur si përfaqësues të opozitës Ferdinant Xhaferrajn, i cili nuk është anëtar i Këshillit të Sigurimit, por është zv.kryetar i Komisionit të Sigurisë.
-
VIDEO
Sot dorëzohet kallëzimi për 21 janarin, ministri i Drejtësisë: Pse SPAK s'e merr audion e përmendur në media si provë? Të vërtetojë nëse është autentike
Mazhoranca ka përsëritur edhe një herë sot thirrjen në drejtim të Prokurorisë së Posaccme për të marrë urgjentisht nën administrim një audio të pretenduar që është publikuar në media dhe që thuhet se pasqyron komunikimin e ‘grupit të zjarrit’ në Gardën e Republikës pak para se të bëheshin vrasjet e 21 janarit 2011.
-
VIDEO
PS mbledh grupin parlamentar, Balla: Brenda javës depozitojmë kallëzim në SPAK për 21 janarin, kemi prova të reja
artia Socialiste do të depozitojë në SAPK një kallëzim të ri për 21 janarin. Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla pas mbledhjes së grupit tha se kallëzimi do të dorëzohet brenda kësaj jave dhe se kanë në dorë prova të reja. Balla i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme që ta rihapë këtë çështeje.
Në mbledhje është diskutuar edhe mbi prioritetet e qeverisë, që janë mbështetja e qytetarëve në kohën e krizës. Balla theksoi se nga muaji prill do të nisë taksimi për prodhuesit e mëdhenj të energjisë dhe më pas kjo taksë do të shkojë për mbështetjen e pensionistëve.
Sa i përket amnistisë fiskale, Balla tha se drafti po diskutohet me ekspertët e BE-së.
“Ju e dini që drafti i amnistisë fiskale nuk ka ardhur ende në Kuvend. Sapo të vijë natyrshëm do të informoheni. Ajo nuk kalon me procedurë të përshpejtuar. Ka pasur një konsultë me ekspertët e BE-së”, tha Balla.
Pas mbledhjes me deputetët, kreu i grupit socialist njoftoi se të enjten do të dërgohen për votim në Kuvend, ndryshimet në buxhet që parashikojnë mbështetjen e radhës financiare për qytetarët, përmes të ashtuquajturës Pakoja e Madhe për të përballuar efektet e inflacionit të shkaktuar nga lufta.
Lajmi do të përditësohet...
-
VIDEO
Moti i keq dhe përmbytja e përvitshme në veri, Panariti në Report Tv: Kërkon 2 mln euro investime! Nga qeveria jepen shumë pak
Situata nga moti i keq dhe përmbytja e veriut është një problematikë e përvitshme. Dhe pikërisht për t’u shmangur nga kjo “traditë” e humbjes së dhjetëra hektarëve tokë duhet një investim i majmë, nënvizon në Report Tv eksperti i Bujqësisë Edmond Panariti.
-
VIDEO
Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar, në fokus diskutimi i prioriteteve për vitin 2023
Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë ditën e sotme Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ku do të bëhet një analizë së gjendjes së sigurisë kombëtare dhe prioriteteve për vitin 2023.
-
VIDEO
21 janari, Arben Meçe në Report Tv: I parashikova vrasjet sepse njihja skenarët si vepron Sali Berisha! Urdhëruesit janë lënë të lirë
Sipas Meçes, ai i parashikoi vrasjet pasi e njihet skenarin sesi vepronte Sali Berisha, i cili menjëherë pas vrasjes së protestuesve doli në një konferencë dhe dha një skenar që ishte krejt manipulim i situatës. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ Meçe u shpreh skenari i vrasjes së 4 protetuesve u bë i qartë kur Berisha doli në një konferencë për mediat
-
VIDEO
Moti i keq/ Emergjencat civile: Vijon i bllokuar nga ortekët aksi Bogë-Theth! Ja ku paraqitet situata më problematike
Emergjencat civile kanë sjellë raportimin e situatës nga moti i keq në të gjithë vendin. Sipas raportimit të Mbrojtjes, në Vlorë e Gjirokastër mund të ketë vërshime të lumenjve e rrëshqitje dherash.
Në qarkun Shkodër 1400 ha tokë e përmbytur, në Lezhë 350 ha. : Vijon të mbetet i bllokuar nga ortekët e dëborës aksi Bogë-Theth
-
VIDEO
Moti i keq në Vlorë, pëson rrëshqitje rruga për në fshatrat Plocë dhe Sevaster
Shirat e rrëmbyeshëm në Vlorë si dhe dalja e ujit mbi rrugë ka shkaktuar rrëshqitje dherash në aksin për në fshatrat Plocë dhe Sevaster.
-
VIDEO
Përmbytjet në vend, Berisha: Fatkeqësia në këtë mot është Edi Rama dhe ministrat e tij hajdutë! S'pranon fajin sepse s'do të dëmshpërblejë banorët
Nga selia blu, Sali Berisha ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për përmbytjet e ditëve të fundit në vend
-
VIDEO
Moti i keq, 1400 ha tokë e përmbytur në Shkodër, rruga e Obotit dhe Shirq-Darragjat të pakalueshme
Situata nga përmbytjet vijon të jetë problematike në qarkun e Shkodrës, ku 15 banesa kanë prezencë uji, ndërsa sipërfaqja e përmbytur ka shkuar në 1400 hektarë. Rruga e Obotit është e pakalueshme. Dy mjetë të ushtrisë dhe 7 ushtarë janë vënë në ndihmë të banorëve të zonës për të kaluar këtë rrugë. E pakalueshme është edhe rruga Shirq-Darragjat.
-
VIDEO
Moti i keq/ 1400 ha tokë e përmbytur në Shkodër, 350 ha në Lezhë! Prezencë uji në 15 banesa! Rruga e Obotit dhe Qafe Thore të pakalueshme
Situata nga përmbytjet vijon të jetë problematike në Shkodër, ndërsa në Lezhë situata është normalizuar. Disa fshatra në Shkodër kanë mbetur pa energji elektrike. Procesi mësimor do të nisë në 43 shkolla.
-
VIDEO
21 janari, Balla: Do depozitojmë kallëzim në SPAK, kemi prova të reja
Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla foli pas mbledhjes së grupit dhe theksoi edhe njëherë se do të depozitojnë kallëzim në SPAK për 21 janarin. Balla tha se kanë në dorë prova të reja dhe i bëri thirrje SPAK që ta rihapë këtë çështeje.
Kam deklaruar se PS është subjekti që ka thirrur protestën e 21 janarit. Jemi palë e dëmtuar në atë ngjarje dhe në dritën e provave të reja, një prove që është një audio përgjim që është bërë publik. Bazuar në faktin që dosja penale për vrasjen e Aleks Nikës është një dosje që gjendet në Prokurorinë e Tiranës dhe vazhdojmë ta kërkojmë për të nxitur hetimin nga SPAK për ta hetuar. Në orët në vijim PS do ketë kallëzimin e vet.