-
VIDEO
Drejtori i Bujqësisë në bashkinë Shkodër: Është përmbytja e 3-të në 3 muaj, dëmet të mëdha! Shkak shkarkimet e hidrocentraleve
Gjatë një interviste për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Sekja u shpreh se në vetëm 3 muaj në qytetin e Shkodrës ka pasur 3 përmbytje, e shton se pa u tharë uji nuk mund të bëhet një evidentim i dëmeve bujqësore
-
VIDEO
Erozioni detar ‘gllabëron’ shëtitoren e Kunes në Shëngjin, eksperti i mjedisit në Report Tv: Rrezikohen sipërfaqe të mëdha toke, ja masat që duhet të merren
Shëtitorja e Kunes së Shëngjinit është dëmtuar si pasojë e motit të keq, por ky investim i bërë kohëve të fundit, është problemi më i pakët në këtë zonë. Në një lidhje të drejtpërdrejt me gazetarin e Report Tv, Elivis Hila eksperti i mjedisit u shpreh se rrezikohet të merret një sipërfaqe e madhe toke nga deti për shkak të erozioneve
-
VIDEO
Pronat shtetërore të paregjistruara, Lame: Institucionet të aplikojnë në e-Albania, do t’i japim fund abuzimeve dhe tjetërsimit
Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka zhvilluar një konferencë lidhur me regjistrimin e pronave shtetërore. Lame tha se mbetet prioritet regjistrimi i pronave shtetërore, ndërsa theksoi se do të ketë një regjistër për pronat publike.
-
VIDEO
Për shkak të motit të keq ka rrëshqitje dherash në zonën e Currilave në Durrës. Rrëshqitja e dherave ka bllokuar njërin kah të rrugës.
Për shkak të motit të keq ka rrëshqitje dherash në zonën e Currilave në Durrës. Rrëshqitja e dherave ka bllokuar njërin kah të rrugës.
-
VIDEO
Moti i keq në vend dhe erozioni detar, rrezikohet shkatërrimi i shëtitores së Kunes në Shëngjin
E ndërtuar në vitin 2020 me kontributin e bizneseve në zonë, shëtitoren e Kunes në Shëngjin po e merr deti. Për shkak të motit të keq, deti trazuar i ditëve të fundit ka sjellë dëmtime të shumta të këtij investimi mjaft të rëndësishëm për këtë zonë turistike.
Erozioni detar në këtë zonë është shfaqur frikshëm gjatë viteve të fundit duke gllabëruar sipërfaqe të madhe toke, pavarësisht alarmi, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për të frenuar fenomenin.
-
VIDEO
Situata nga moti i keq në Korçë, izolohet nga reshjet e dëborës fshati Panarit
Rruga Shtyllë-Panarit është hapur gjatë ditës se djeshme, por gjatë natës përsëri reshjet e dëborës kanë rritur prezencën e tyre në këto zona, shërbimet sërish ditën e sotme do të punojnë përgjatë këtij aksi.
Kujtojmë që nga reshjet e fundit kjo rrugë u bllokua duke lënë të izoluar fshatin Panarit pasi në vende të caktuara pjesë të këtij segmenti trashësia e dëborës shkon deri në 2 metër.
Gjatë sezonit të dimrit rruga Shtyllë-Panarit është mjaft problematikë sa i përket bllokimit pasi është një zonë e lartë malore.
Gjithashtu gjatë natës ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në Leskovik por tashmë janë rikthyer.
-
VIDEO
Moti i keq/ Bashkia dhe Ministria ‘përplasen’ për situatën në Shkodër! Mësimi i pezulluar në 13 shkolla! Aksi Qafë Thore-Theth i bllokuar
Kushtet e motit duket se janë përmirësuar, por situata mbetet problematike në qarkun Shkodër prej reshjeve të dëborës me intensitet të lartë që shoqërohen me rënie orteqesh. Aksi Qafë Thorë-Theth është i pakalueshëm ndërsa mbeten 1220 ha nën ujë në Njësinë Administrative Ana e Malit.
-
VIDEO
Ishte denoncuar e humbur nga bashkëshorti, gjendet e pa jetë 55-vjeçarja në një lumë në Skrapar! Meta: Qeveria i la banorët e fshatit Rehovë pa urë
Një 55-vjeçare me iniciale Sh.Ll është gjendur e pajetë në ujërat e lumit në fshatin Rehovë të Skraparit.
-
VIDEO
31-vjeçarit iu mor zemra në një spital në Spanjë, protestë para Ministrisë së Drejtësisë! E motra: Dyshojmë për trafik organesh, pse heshtin autoritetet shqiptare
Kur kanë kaluar 2 vite nga vdekja e të riut shqiptar në Spanjë, Saimir Sulës, familjarët ende nuk kanë një përgjigje për shkakun përse vdiq 31-vjeçari në spitalin spanjoll. Ditën e sotme, motra e 31-vjeçarit, Majlinda Sula, familjarë e qytetarë u mblodhën para Ministrisë së Drejtësisë për të protestuar dhe kërkuar autoriteteve shqiptare një arsye përse nuk kanë reaguar, por heshtin.
-
VIDEO
‘Gërdeci’, Brozi për Report Tv: Mediu duhet të nxjerrë bosët e tij, SPAK të hetojë korrupsionin që çoi në vdekjen e 26 vetëve
Në intervistën e dhënë për Report Tv nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zef Brozi, ish kreu i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri u pyet edhe për vijimin e çështjen ndaj Fatmir Mediut në SPAK për shpërthimin e Gërdecit.
-
VIDEO
21 janari/ Zef Brozi për Report Tv: Ndëshkimi Berishës, shërbim i madh për vendin, sot krenohet me vrasjet! Basha të bashkëpunojë me drejtësinë
Ndëshkimi i Sali Berishës si arkitekt i krimit shtetëror të të 21 janarit është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet vendit. Ky ishte apeli i fortë që Zef Brozit, ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri në një intervistë për Report Tv nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për Brozin qytetarët shqiptarë frikësohen për të ardhmen e tyre nëse nuk ndëshkohen të gjitha këto krime të Berishës.
-
VIDEO
Fuste drogë në burgun e Drenovës, arrestohet efektivi në Korçë! U kap me kanabis, ishte nën vëzhgim prej disa kohësh (EMRI)
fektiv policie është arrestuar, pasi dyshohet se prej kohësh fuste në burgun e Drenovës drogë për të dënuarit. Nevis Ibrahimi është polici që ka rënë në pranga, ndërsa ditën e sotme është kapur në tentativë për të futur në ambientet e burgut një sasi kanabisi.