-
VIDEO
‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës.
-
VIDEO
25 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti në Klos, banorët largohen nga banesat e tyre! Ja cilat janë fshatrat më të prekura
Deri më tani raportohen 25 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti me magnitudë 4.7 ballë me epiqendër në Klos. Fshati Fullqet ka qenë më i prekuri, ku janë dëmtuar më së shumti shtëpitë e banorëve të cilët janë larguar nga banesat e tyre. Tërmeti ka dëmtuar banesat më të vjetra.
Fshatrat, Fullqet Xibër Murrize, Xibër Hane, Shkallë, Guri i Bardhë, janë ato që kanë më së shumti dëmtime.
-
VIDEO
Shkrumbohet nga flakët një banesë në Hot të Ri
Banesa një katëshe është shkrumbuar thuajse totalisht, ndërkohë që kanë qenë familjarët ato të cilët kanë njoftuar zjarrfikëset të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.
-
VIDEO
Kapën pas 30 vitesh në arrati bosin e mafies Siçiliane, qytetarët duartrokasin karabinerët! I përgëzojnë për punën
Pas 30 vitesh, karabinerët italiane kanë vënë në pranga, Matteo Masina Denaro, bosin numër 1 të mafies në Siçili. Qytetarët kanë duartrokitur karabinerët për punën e kryer. Arrestimi i kumbarit është bërë në të njëjtën datë si 30 vite më parë me kumbarin e mafies, Toto Riinën.
-
VIDEO
Dyshohet se ra me makinë në lumin Seman, rinisin kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit në Fier
Ekipet e shpëtimit kanë nisur sërish kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit, Mateo Lika i cili një ditë më parë u raportua i zhdukur pasi dyshohet se ka rënë me një makinë në ujërat e lumit Seman.
-
VIDEO
Tërmeti me epiqendër në Klos, 12 shtëpi të dëmtuara! Banorët: E kaluam natën jashtë! Mehaj flet me Peleshin: FSK në gatishmëri
Pas tërmetit të mbrëmshëm me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në Klos, janë regjistruar pasgoditje deri në orët e para të mëngjesit. Që pas lëkundjes me magnitudë 4.7 ballë, janë regjistruar 8 pasgoditje, intensiteti i të cilave ka qenë në rënie të vazhdueshme.
-
VIDEO
Në pranga pas 30 vitesh arrati, ja videoja që qarkullonte në 2009, dyshohej se brenda makinës ishte kreu i bandës së Siçilisë Matteo Messina Denaro
Një video e publikuar pas arrestimit të kreut të bandës mafioze të Siçilisë nga mediat italiane tregojnë një sekuencë videoje ku dyshojnë se është kapur Matteo Messina Denaro në vitin 2009. Edhe pse për plot 30 vite, dukej se kreu i mafies i cili ja doli të zëvendësojë Toto Riinën, ishte zhdukur, pasi nga ai nuk qarkulloi asnjë foto që mund të zbulonte qoftë edhe një të dhënë konkrete rreth tij. Aso kohe, pra në vitin 2009, hetuesit e Shërbimit Qendror Operativ dhe të ekipeve celulare të Palermos dhe Trapanit për muaj të tërë u përpoqën të gjurmonin pasagjerët, por nuk mundën. Ata dyshonin se në makinë ndodhej i shumëkërkuari nga Casa Nostra, që prej vitit 1993, Mattero Messina Denaro. Videoja vijon ende të analizohet nga autoritetet italiane.
-
VIDEO
Tërmeti me epiqendër në Klos, banorja: Dolëm të gjithë të jashtë nga frika, s’ka ardhur askush të na shohë nëse kemi nevojë për ndihmë
Banorët e Klosit në Dibër janë prenoncuar për Report Tv ku tha se frika i mbajti jashtë dyerve të shtëpisë dhe në të ftohtë. E pyetur nëse patën një kontroll nga institucionet përkatëse për dëmet, banorja u shpreh se askush nuk ishte interesuar për të ditur nëse kanë nevojë për ndihmë.
-
VIDEO
Tërmeti me epiqendër në Klos, 12 shtëpi kanë pësuar dëmtime
12 shtëpi raportohet se kanë pësuar dëmtime nga lëkundjet e tërmetit që u regjistruan një natë më parë në Klos të Dibrës. Sipas përgjegjësit të emergjencave pranë Bashkisë Klos, Nerim Dema i kontaktuar me telefon nga Report Tv tha se deri tani janë 12 shtëpi të dëmtuara, ndërkohë grupi i emergjencave po vijon punën në terren për verifikimin katër njësive të Bashkisë Klos.
-
VIDEO
Tërmeti, qytetarët në Klos: Ishte i fuqishëm, u frikësuam! Natën e kaluam jashtë
Mbrëmjen e djeshme u regjistrua tërmet me epiqendër në Klos me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter. Qytetarët në Klos thonë për Report Tv se u frikësuan nga lëkundjet e fuqishme, ndërsa disa prej tyre e kanë kaluar natën jashtë.
“Vallai e kam ndjerë dhe kam nejt gjithë natën jashtë me gjithë njerëzit. Shtëpia ime e pabanueshme është, futem në te veç se skam ku shkoj. E pabanueshme ka qenë. Se kam parë sot në mëngjes, a e ka shemb krejt a ça ka bo. Na ka bërë dëme, është shtëpi e vjetër. Prej frikës. Ca të bëj. 20 njerëz jam, me gjithë kalamajtë e kalamajve.
Ishte i fuqishëm. Sidomos i pari ishte i fuqishëm. Të tjerët më të lehtë. Lëkundje pati. U ndje shumë, frikësuar s’do mend ajo punë”, shprehen qytetarët.
-
VIDEO
Plasaritet pallati në Bulqizë, banorët dalin jashtë nga banesa: Do e kalojmë natën te të afërmit
Nga Bulqiza ku edhe janë ndjerë të forta lëkundjet e tërmetit me epiqendër në Klosë, mbrëmjen e sotme, korrespondenti i Report Tv ishte në një pallat që kishte dëme materiale që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, por që plasaritjet ishin shtuar.
-
VIDEO
Tërmet 4.7 ballë në Klos, flet për Report Tv kryetari i bashkisë: Ka dëme vetëm në 3 shtëpi! Banorët të shqetësuar
Kryetari i bashkisë Klos, Ilmi Hoxha në një intervistë për Report Tv në lidhje me tërmetin 4.7 ballë me epiqendër në Klos, u shpreh se ka dëme vetëm në tre banesa. Dëmet nuk janë të konsiderueshme, tha ai po banorët janë shqtësuar.