-
VIDEO
Hidrokarburet, Preçi: Mungojnë politikat që inkurajojnë prodhimin e naftës në vend! Të shfrytëzohet rezerva e sigurisë që mbron çmimin
Teksa çmimi i naftës është rritur sërish, eksperti i ekonomisë Zef Preçi tha se në vendin tonë mungojnë politikat që inkurajojnë prodhimin dhe përpunimin e naftës.
-
VIDEO
Sulmet kibernetike, të ftuarit në panel me Ramën në Davos: Sa më shumë para janë të përfshira, aq më të suksesshme janë taktikat e hakerave! Mbrojtja duhet të jetë në lartësinë e situatës
Teksa sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë nga Irani ishte në fokus të bisedës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, të ftuarit në panel treguan eskperiencën e tyre me krimin kibernetik.
-
VIDEO
Stuhi detare në Durrës, tragetet shtyjnë lundrimet e planifikuara
Në Durrës vazhdon moti i keq. Pasditen e djeshme, siç ishte parashikuar nga meteorologët moti u përkeqësua. Tragetet anuluan të gjitha lundrimet të cilët ishin planifikuar për orën 08:00 të mëngjesit të sotëm. Nisja është ende e pamundur pasi ka stuhi detare. Rreth orës 10:00 do të ketë një përpjekje tjetër, për t’u nisur vetëm njëri nga dy tragetet.
-
VIDEO
Big Brotheri 'mbërthen' audiencën, Ndriçim Xhepa i shqetësuar: Emisione abuzuese, që arrijnë në dhunë e fyerje! Të gjithë kanë në familje nga një që i ndjekin
6 kandidatë (pa një) për Këshillin Drejtues të RTSH, Ndriçim Xhepa: Fatmirësisht s'është prekur nga emisione abuzuese, që arrijnë në dhunë e fyerje! Të gjithë kanë në familje nga një që i ndjekin! Se kam kuptuar ç'japin
-
VIDEO
Arrestimi i bosit të ‘Cosa Nostra-s’, gazetari shqiptar te ‘Corriere Della Sera’: Ka dyshime se është sakrifikuar nga bosët e rinj të mafias
Gazetari shqiptar që punon për ‘Corriere Della Sera’, Leonard Berberi ka komentuar një nga ngjarjet më të bujshme në Itali, arrestimin e Matteo Messina Denaro, kreut të mafias italiane ‘Cosa Nostra’.
-
VIDEO
Sot 555 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti! Rama: Çdo të hënë, procesi mësimor do të nisë me Himnin e Flamurit! Begaj, Nikolla e Veliaj homazhe në varrin e Skënderbeut
Presidenti i Republikës Bajram Begaj zgjodhi 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut për t’i dhënë një mesazh qeverisë britanike se shqiptarë të suksessshëm gjenden kudo në botë. Deklaratën e një ministri për të dëbuar shqiptarët, Begaj e sheh si politikë të dëshpëruar, duke u rënë në qafë shqiptarëve.
-
VIDEO
Xhaferraj: Serbia kërcënon se do fusë trupa në Kosovë dhe ju nuk e dënoni! Peleshi: S’po e përkëdhelim Vuçiçin, kemi reaguar
Në Komisionin e Sigurisë po debatohet mbi tensionet në veri të Kosovës. Deputeti demokrat Ferdinant Xhaferraj akuzon qeverinë se nuk ka reaguar si duhet mbi deklaratat kërcënuese të Vuçiç se do të dërgojnë 1 mijë trupa në Kosovë. Ministri i Mbrojtjes tha se qeevria shqiptare është gjithmonë e para që reagon.
-
VIDEO
Nisma e deputetit Leskaj te 'Ekonomia': Dëmet ekonomike në institucione të paguhen nga firmëtarët! Jo më zvarritje në gjykatë
Në komisionin e Ekonomisë u diskutuan edhe dy nismat e Deputetit të Partisë Demokratike Bujar Leskaj. Nisma e parë parashikonte që punonjësit e administratës me veprimin e tyre nga pakujdesia, me dashje apo pa dashje, bënë një vlerësim të gabuar, duke shkaktuar dëm financiar për shtetin, ta dëmshpërblejë vetë përmes pagesës dhe të mos ketë zvarritje nëpër gjykata.
Dëmi paguhet deri në një afat 10 vjeçar, në varësi dhe të madhësisë financare të dëmit. Në ligj parashikohen dhe modalitetet e kësaj page. Deputetet e PS shprehen se nisma është pozitive, por ka paqartësi.
Një pikë që nuk është pranuar nga PS është që përgjegjësia ndahet e barabartë, përgjegjësi kolektive. Po ashtu, duhet parë se si veprohet kur dëmi nga pakujdesia, pa dashje, të jetë aq i madh sa nuk shlyhet dot as për 10 vite nga punonjësi i administratës...
Në komision u përmend sërish "pastruesja Rozeta". Sipas deputetit të PD Spaho, kjo parandalon dhe pastrueset të fusin duart.
“Kush dëmton shlyen! Është praktikë ndërkombetare...”, tha Spaho.
Nisma e dytë është për Autoritetin e Konkurrencës. Leskaj kërkon që autoriteti i Konkurrencës te japë më shumë transparencë për kompanitë e kontraktuara nga shteti për pune publike, duke furnizuar deputetët edhe me informacione sensitive. Por kjo u refuzua nga Autoriteti si nisëm.
-
VIDEO
Pezullohet lundrimi në Vlorë prej motit të keq, trageti për në Brindisi nuk do të niset sot
Kapiteneria e Portit Vlorë ka pezulluar lundrimin e tragetit Vlorë-Brindisi. Trageti nuk do të niset drejt Italisë për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike. Dy ditë më parë ishte vendosur pezullimi vetëm për mjetet e vogla lundruese ndërsa sot është pezulluar edhe trageti.
-
VIDEO
Peleshi raporton te ‘Siguria’ për çështjën e Kosovës: Qëndrojmë në të njëjtën linjë me NATO-n, kemi 89 trupa në KFOR! Xhaferraj: S’keni dënuar veprimet e Vuçiç
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është thirrur në Komisionin e Sigurisë në një seancë dëgjimore nga deputetët demokratë për Sigurinë Kombëtare mbi situatën në Veri të Kosovës.
-
VIDEO
Kamerat e sigurisë të vendosura nga grupet kriminale! 3 zona të Tiranës në ‘fokusin’ e policisë! Kontrolle në Durrës, Elbasan dhe Vlorë
Kontrollet për pikasjen e kamerave të sigurisë, janë shtrirë në qytete të ndryshme të vendit. Ky ka qenë urdhri i drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku i cili ka kërkuar heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura nga grupet kriminale.
-
VIDEO
3 të mitur në Tiranë me 'biznes online', hapin llogari në Instagram me emrin e një vajze! Kërkonin nga 15 mijë lekë për takime me djem
Përmes një llogarie të hapur në rrjetin social Instagram, 3 të mitur e kishin kthyer në ‘biznes’ përfitimin e shumave të parave përmes mashtrimit. Të tre, u premtonin personave të ndryshëm takime dhe marrëdhënie intime në këmbim të parave.