-
VIDEO
Pallati i pabanueshëm në Bulqizë, Isaku: Ka pasur shkarje tektonike! Ngritëm grupin e punës, banorët duhet të largohen
Drejtori i urbanistikës në Bashkinë e Bulqizës, Erjon Isaku ka bërë me dije se ka pasur shkarje tektonike në pallatin në lagjen e re që u shpall i pabanueshëm prej dëmtimeve. Në një lidhje live për Report Tv, Isaku tha se është ngritur grupi i punës ndërsa banorët duhet të largohen pasi rrezikojnë jetën.
-
VIDEO
Lëkundjet e tërmetit, Cara jep këshilla në Report TV: Ja si duhet të veprojmë
Drejtori i Trajnimit dhe Mbështetjes Logjistike në Ministrinë e Brendshme, Arben Cara ka folur për Report Tv në lidhje me rreziqet nga tërmetet dhe disa këshilla se si mund të veprojmë kur ndjejmë lëkundje tërmeti apo çfarë duhet bërë pasi tërmeti ka përfunduar. Ai thotë se në asnjë mënyrë nuk duhet të jemi afër abazhurëve apo sendeve që bien nga forca e gravitetit dhe lëkundjeve të Tokës e nga ana tjetër e konsideron akoma më problematike faktin që njerëzit pas tërmetit shkojnë në lokal dhe pinë kafe. Sipas tij, lëvizja gjatë kohës që po ndodh tërmeti mund të çoj në fatalitet.
-
VIDEO
Mbrojtja e monedhave nga falsifikimi, arrihet marrëveshje mes Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme
Një marrëveshje është arritur mes Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme për mbrojtjen e monedhave nga falsifikimi.
-
VIDEO
Sot priten reshje të dendura shiu në të gjithë vendin! IGJEUM: Në veri ka rrezik përmbytje! Peleshi: Bashkia e Shkodrës dhe Lezhës të marrin masa
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu në veri të vendit, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë.
-
VIDEO
Priten reshje të dendura shiu, Peleshi: Shkodra e Lezha më të rrezikuarat, Bashkitë të jenë në gatishmëri
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u ka bërë sërish thirrje kryetarëve të bashkive që të marrin masa nëse do të ketë një rast të përkeqësimit të motit. Në një dalje për mediat, Pelsehi tha se sot priten reshje të dendura shiu në Shkodër, Kukës, Lezhë.
Peleshi theksoi se Bashkia e Shkodrës dhe Lezhës, si dy ndër zonat më problematike me përmbytjet, duhet të jetë gjatë gjithë kohës në terren, të pastrojnë kanalet kulluese.
“Janë në gatishmëri, janë marrë masat. Bashkitë kanë punuar në kohë për të para përmbytjeve të mundshme. Një sasi e jashtëzakonshme reshjesh në disa zona mund të na përballë me emergjenca të pashmangshme dhe duhen marrë masa shtesë pa rrezikuar jetën e qytetarëve
Bazuar në informacionet e dërguar nga IGJEUM, parashikimet për ditët në vazhdim, dhe dot janë si më poshtë. Sot priten reshjet intensive, në Shkodër dhe Kukës. Reshjet në Lezhë dhe Dibër, mesatare në qarqet e tjera. Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër pritet të shoqërohen me shtrëngata.
Për paralajmërimin e popullsisë, në zonat e Nënshkodrës. Të marrë masa për monitorimin e lumit Bunë e Kir. Kontrollin e argjinaturave të lumenjve dhe digave”, tha Peleshi.
-
VIDEO
Moti i keq në Vlorë/ Pezullohet lundrimi detar për peshkarexhat! Bashkia thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e tepërta
Moti i keq vijon në qytetin e Vlorës. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për problematika apo dëme materiale. Lundrimi detar për mjetet e vogla lunduese dhe mjetet e peshkimit do të vijojë të mbetet i pezulluar deri në datën 19 janar.
Ndërkohë tragetet e linjës kanë vazhduar punën normalisht. Ditën e sotme ka mbërritur një tjetër traget me pasagjerë të cilët kanë zbarkuar në port pa probleme. Bashkia e qytetit ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjet e tepërta dhe që drejtuesit e makinave të sigurojnë automjetet në zona ku mund të jenë të mbrojtura nga dëmtimet e mundshme. Po ashtu kapiteneria ka apeluar pronarët e varkave që t’i sigurojnë ato në triportin e Vlorës për të shmangur dëmet.
-
VIDEO
Fier/ Dyshohet se ra me makinë në lumin ‘Seman’, rinisin kërkimet për 26 vjeçarin e zhdukur prej tre ditësh
Kanë risnisur kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit Mateo Lika i cili është raportuar i zhdukur që prej tre ditësh pasi dyshohet se ka rënë me makinë në ujërat e lumit Seman.
-
VIDEO
U kapën me 62 mijë litra naftë kontrabandë, shtyhet seanca për 13 të arrestuarit!
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka shtyrë sot seancën për masën e sigurisë për 13 të arrestuarit që u kapën me naftë kontrabandë nga Libia.
-
VIDEO
Pallati në Bulqizë rrethohet me shirit, disa banorë kundërshtojnë të largohen: S'ndjejmë rrezik! 3 vite më parë na premtuan pallat të ri, asgjë s'kanë bërë
Që në orët e para të mëngjesit, një pallat në Bulqizë është rrethuar me shirit nga Policia për shkak të dëmtimeve. Në këtë shkallë jetojnë 10 familje, disa nga të cilat kanë dalë me qera në banesa të tjera ndërsa tre të tjerë nuk janë dakord për të dalë.
-
VIDEO
U dhunua nga tre persona në Tepelenë, flet mësuesi i fiskulturës: Nuk e kuptoj pse më rrahën! Më ftuan për kafe dhe më goditën papritur
Mësuesi i lëndës së Edukimit Fizik në Tepelenë, 59 vjeçari Kleanth Laçi ka folur për mediat pas dhunës që disa persona ushtruan ndaj tij gjatë ditës së djeshme. Ai tha se ngjarja kishte nisur që në momentin kur kishte dalë nga shtëpia dhe tre persona me një makinë e ftuan për të pirë një kafe.
-
VIDEO
Familja shqiptare dhunohet nga policia malazeze në Muriqan
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit.
Një familje që po udhëtonte me makinë me targat “TR” drejt Malit të Zi është dhunuar nga doganierët malazezë.
Siç shihet edhe në video të gjithë familjarët që udhëtonin me makinë janë nxjerrë në mënyrë të dhunshme nga policia malazeze.
-
VIDEO
Vlorë/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe e pyllëzuar
Një sipërfaqe e pyllëzuar është përfshirë nga flakët në lagjen “24 Maji” të Vlorës. Zjarri ndodhet në afërsi të një ish stacioni të mallrave.