-
VIDEO
Ka në të gjithë vendin? Pas skandalit në Shkodër, policia ‘në këmbë’ për të zbuluar ‘kamerat spiune të krimit’! Rrumbullaku urdhër të gjitha drejtorive
Me zbulimin në Shkodër të kamerave spiune, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar të gjithë drejtorët e qarqeve të bëjnë kontrolle të gjera me dyshimin se të tilla kamera gjenden në të gjithë vendin. Në Tiranë kontrolle po ushtrohen pranë TEG-ut, te “21 Dhjetori” e më gjerë.
-
VIDEO
Ende asnjë gjurmë nga 26-vjeçari dhe makina e humbur në Fier! Ndërpriten sot kërkimet për të rinisur sërish nesër
Janë mbyllur ditën e sotme kërkimet në lumin Seman, ku dy ditë më parë u raportua për një mjet të rënë në këtë lum nga “Ura e Mbrostarit”.
-
VIDEO
Meta: Rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të ngadalësohet në vitin 2023 Menaxhimi i PPP-ve ka dalë jashtë kontrollit
Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë shtypi për mediat ka deklaruar se rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të ngadalësohet duke shënuar vetëm 2% për vitin 2023 si pasojë e kushteve më të shtrënguara financiare.
-
VIDEO
Begaj dekoron me 'Kalorësi i Urdhrit të Flamurit' ambasadorin amerikan Walker: I pari që i ekspozoi botës masakrën e Reçakut nga Serbia
Presidenti Bajram Begaj ka dekoruar ambasadorin amerikan William Walker me medaljen më të lartë 'Kalorësi i Urdhrit të Flamurit'.
-
VIDEO
Dhjetëra banesa të dëmtuara nga tërmeti, mblidhet shtabi i Emergjencave Civile në Klos, të pranishëm kryetarët e bashkive të qarkut Dibër
Në bashkinë e Klosit është mbledhur shtabi i emergjencave Civile. Në takimin ku po flitet për masat e marra dhe dëmtimet që kanë pësuar banesat e qytetarëve, kanë marrë pjesë të gjithë kryetarët e bashkive të qarkut Dibër.
-
VIDEO
Përçarja në PD, një tjetër deputet heq dorë nga mandati: Berisha po e përdor partinë për interesa personale, përjashtimet e Alibeajt të tepërta
Fation Veizaj deputet i PD-së në qarkun e Vlorës ka hequr dorë nga mandati. Vendi e Veizajt në Kuvend pritet që ta zërë Gëzim Ademaj
-
VIDEO
Notë verbale Britanisë, Ekonomi: S’mund t’i konsiderojnë shqiptarët të tillë! Për amnistinë fiskale kemi qenë në diskutim me partnerët strategjikë
Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet Milva Ekonomi në një intervistë për Report Tv thotë se shqiptarët kanë ngritur reputacionin në politikën ndërkombëtar dhe se nuk mundet që përfaqësues të politikës në Britaninë e Madhe t’i cilësojnë si kriminelë
-
VIDEO
Deklarata e ministrit britanik/ Shqipëria ‘Notë Verbale’ Britanisë së Madhe: Shqetësim gjuha diskriminuese ndaj shqiptarëve, cenon bashkëpunimin
Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King Smith është paraqitur sot në ministrinë e Punëve të Jashtme ku ka marrë një notë verbale mbi deklaratën e ministrit britanik të Emigracionit, Robert Jenrick i cili me tone të ashpra, bëri thirrje që oficerët e emigracionit të kapnin çdo shqiptar dhe t’i dërgonin drejt Tiranës.
-
VIDEO
Tiranë/ Vodhën 590 euro dhe 25 000 lekë, arrestohen dy persona
Dy persona jaë vën nën prangat e policis së Tiranës pasi janë kapur në flagracë duke i vjedhur portofolin një burri në një qendër tregtare. Policia arriti t'i sekuestroi atyre shumën e vjedhur, e cilla ishte 590 uro dhe 25 000 lekë ë rinj
-
VIDEO
Detaje të reja nga zhdukja e të riut që dyshohet se ra me makinë në lumin 'Seman', 26 vjeçari kishte ardhur nga Gjermania për pushime
Detaje të reja janë zbardhur nga zhdukja e të riut, Mateo Lika i cili prej ditës së djeshme ka humbur kontaktet me familjarët e tij pasi raportohet se ka rënë me makinë në ujërat e lumit Seman.
Para 4 ditësh, Lika kishte ardhur nga Gjermania për të takuar familjarët e tij në Fier. Kërkimet për gjetjen e tij, kanë rinisur që prej mëngjesit të sotëm pasi pati një rënie të prurjeve në lumin e Semanit.
-
VIDEO
Tërmeti në Klos, sizmiologu Ormeni: Janë regjistruar rreth 90 pasgoditje! Në Tiranë s’ka vend për panik! U ndje fort sepse ishte i cekët
Tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës rihter me epiqendër në Klos, që u ndje jo pak edhe në disa qytete të vendit ka shkaktuar edhe panik tek qytetarët. Sizmiologu Rrapo Ormeni në një intervistë për Report Tv tha se janë ndjerë edhe 90 pasgoditje të tjera, 30 prej të cilave janë lokalizuar. Ormeni tha se një tërmet i tillë nuk shkakton dëme materiale, pavarësisht se lëkundja ndihet e fortë.
-
VIDEO
U kap pas 30 vitesh në arrati, momenti kur karabinerët arrestojnë bosin e mafies siçiliane në një klinikë private! Tentoi sërish të largohej por dështoi
Pas 30 vitesh, Matteo Messina Denaro ka rënë në pranga pasi është kapur në një klinikë private në Palermo duke u trajtuar nga kanceri. Denaro është një ndër personat më të rrezikshëm në botën e krimit dhe njihet si kreu i bandës së mafies italiane. Sipas dëshmisë së vetë drejtorit të klinikës private ai tentoi sërish të arratisej por kësaj radhe dështoi.