-
VIDEO
‘Nga qytetet romake te bunkerët e komunizmit’, BBC shfaq mrekullitë e Shqipërisë: Njihuni me kulturën e larmishme të këtij vendi
Një prej emisioneve më të famshme në botë mbi thesaret e tokës i ka dedikuar një spot publicitar turizmit në Shqipëri. ‘BBC Ëorld Neës ka ‘zbritur’ në vendin tonë për të eksploruar mrekullitë e Shqipërisë e për t’ia paraqitur ato të gjithë botës.
-
VIDEO
PD-Lufta e shkarkimeve, ndarje pa kthim (13 janar 2023)
Lëvizja e deputetit Ervin Salianji ka trazuar sërish ujërat brenda PD-së, por a do të gjejë ai mbështetje për të zëvendësuar Enkelejd Alibeajn? Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Blendi Sulaj thotë në Report Tv se kjo lëvizje do të dështojë, madje sipas tij edhe disa nga deputetët që ia kanë dhënë firmën deri më tani, do t’a tërheqin dhe do t’i mbeten vetëm 9 firma.
-
VIDEO
Lumi Shkumbin ‘përpin’ tokat në Shushicë të Elbasanit, 20 familje në rrezik: Na kanë premtuar pritat, asgjë s’po bëhet
Në Shushicë të Elbasanit banorët kërkojnë ngritjen e pritave për t’i bërë ballë prurjeve të Shkumbinit në dimër, i cili ka gërryer afro 4 hektarë tokë bujqësore.
-
VIDEO
Festë mes sfidave, policia e Shtetit ‘mbush’ 110 vjeç! Rrumbullaku- efektivëve: Kush na përbalt e përjashtojmë
Policia e Shtetit festoi këtë të premte 110-vjetorin e krijimit. Në të gjithë drejtoritë u mbajtën ceremoni, ndërsa kryepolici Muhamet Rrumbullaku vlerësoi punën e strukturës, përfshirë edhe ata që dhanë jetën në krye të detyrës
-
VIDEO
Arrestohet 34-vjeçari në Sarandë, po qarkullonte me armë zjarri në makinë! Në hetim pasagjeri që po udhëtonte me të
Një 34-vjeçar, i identifikuar si Ardit Buqi është vënë në prangat e policisë së Sarandës pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje. Nën hetim është vënë edhe pasagjeri që po udhëtonte në automjet me të për moskallëzim krimi.
-
VIDEO
I merr e i fsheh në xhup, kapet hajduti i shisheve të alkoolit në një market në Durrës! Në pranga edhe një 35-vjeçar që vodhi xhiron ditore te një furrë buke
Kristo Myftari 30-vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit pasi është kapur disa herë duke vjedhur në një market shishe me pije alkoolike. Siç shihet nga pamjet 30-vjeçari i merr shishet e alkooli, i fsheh në xhup e më pas largohet pa u shqetësuar
-
VIDEO
U arrestua për shpërdorim detyre te ‘Financat’, përmbaruesi Alban Ruli shfaqet i qeshur në gjykatë
Përmbaruesi Alban Ruli ndodhet sot në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë. Si duket edhe nga pamjet, ai është shfaqur i qeshur në seancë.
Kush është Alban Ruli:
Në një shkrim të Report Tv, ka sjellë më herët sesi si përmbaruesi Alban Ruli në vend që të ekzekutojë një vendim për vendosje gjobe, i konfirmuar nga Gjykata e Apelit, tenton të shpëtojë subjektin e gjobitur, me manovra procedurale dhe në tejkalim të kompetencave. Alban Ruli, përmbarues pranë shoqërisë “ARB” u kontraktua nga Autoriteti i Konkurrencës për të ekzekutuar një vendim të formës së prerë për vendosje gjobe, i konfirmuar nga Gjykata e Apelit, tenton të shpëtojë subjektin e gjobitur, me manovra procedurale dhe në tejkalim të kompetencave. Alban Ruli, përmbarues pranë shoqërisë “ARB” u kontraktua nga Autoriteti i Konkurrencës për të ekzekutuar një vendim të formës së prerë për vendosje gjobe ndaj kompanisë ‘EKMA Albania’, pronarja e 100% të aksione të tregu agro-ushqimor i Tiranës. Tregu agro-ushqimor u dënua nga Gjykata e Apelit për shkak se kryente abuzime të mëdha në kurriz të tregtarëve duke përfituar nga një pozicion monopolist. Gjoba ka një vlerë të konsiderueshme prej 43.168.617 lekë ose 430 milionë lekë të vjetra. Por, vendimi i ekzekutimit është zvarritur, pikërisht falë veprimeve të dyshimta të përmbaruesit që ka përfunduar tani para Ministrisë së Drejtësisë.
-
VIDEO
Në pranga për shpërdorim detyre te ‘Financat’, Gjykata lë në burg Arlind Gjokutajn, Alban Rulin e Fatmir Hoxhën
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori juridik i Ministrisë së Financave', Fatmir Hoxhaj janë lënë në burg.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në Fier, një i plagosur
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur ditën e sotme në Fier pranë Qendrës Tregtare. Burime bëjnë me dije se një person ka mbetur i plagosur.
-
VIDEO
Pse ra qeveria në Mal të Zi? Përgjigjet Abazoviç: Nuk u bëmë palë me krimin si Presidenti
Konfuzion politik e ka cilësuar kryeministri ende në detyrë situatën në Mal të Zi. I pyetur në një prononcim nga gazetarët, Abazoviç ka thënë se nuk ka një model më të mirë se qeveria e tij e dhënë në Podgoricë. Më tej Abazoviç shtoi se qeveria ra pasi nuk u bë palë me ata që mbronin krimin e korrupsioni.
-
VIDEO
Bulqizë, gjendet i vdekur 49-vjeçari në një banesë në Lagjen e Re, nuk dihen shkaqet
https://youtu.be/06Kw02284FA
-
VIDEO
110-vjetori i policisë në Berat, shpërndahen certifikata mirënjohjeje për 5 drejtues e efektivë të kësaj drejtorie
Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit ka festuar sot 110-vjetorin e krijimit të saj, në një aktivitet, ku janë bashkuar drejtues të institucioneve vendore, drejtues strukturash të policisë si dhe familjarë të punonjësve të policisë të vrarë në krye të detyrës ndër vite.