-
VIDEO
Video e Çelës me Spiropalin, Meta: Mirë bën që kërcen me të gjithë! S’humbëm asgjë, një deputet që nuk foli kurrë kundër qeverisë në Kuvend
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar në Report Tv largimin e deputetit Agron Çela tek Partia Socialiste. Meta tha se largimi i Çelës nuk do ta ndryshojë fatin e Shkodrës në zgjedhjet vendore të 14 majit, por e cilëson të pamoralshëm mënyrën që iku Çela, që sipas tij as nuk i ka njoftuar.
Meta tha se Çela nuk ka mbajtur që prej 25 prillit asnjë qëndrim kundër qeverisë në Kuvend dhe nuk ka votuar kundër saj.
“Është shqetësuar dikush se po hedh valle me Elisën, shumë mirë bën. A ka ndonjë problem politik? Vallen e hedh shumë mirë. Mirë bën që kërcen me të gjithë. Asnjë problem. A ke ndonjë video kur flet ndonjëherë në par kundër qeverisë që nga 25 prilli? E pamoralshme është që iku pa njoftuar, pa thënë mirupafshim, unë kështu e mendoi, më pëlqen më shumë ta hedh vallen atje. Gjithë kjo makineri propagandistike për një deputet që s’ka fol kurrë në parlament kundër qeverisë. Në një parti që ka katër deputetë, ishte e drejta e tij të mos fliste, kurrë s’ka votuar kundër qeverisë. Në një parti që një deputet ka vlerën e 3-4 mandateve. Kurrë nuk ka votuar kundër qeverisë. Ka qenë gjithmonë tek Edi Rama. Ca ka humbur opozita këtu?
Mendoj se PL dhe ish-LSI është mësuar me fenomene të tilla. Në Fier na ikën deputeti dhe i dyti pas deputetit. Mori dyfishin në Fier LSI pastaj. Është hapur rruga për dy mandate në Shkodër. Ai ashtu e ka gjykuar, shumë mirë s’ka asnjë shqetësim.
Ikën javës tjetër kërcen me Elisën, s’ka asgjë, asnjë hatërmbetje, pro nuk ndryshon fatin e Shkodrës, mund të dëmtonte më shumë duke mos ikur me PS. Është qesharake, bëhet fjalë për një deputet që s’ka folur kurrë në parlament kundër qeverisë dhe s’ka votuar njëherë kundër. Nuk mendoj se opozita ka humbur ndonjë gjë”, tha Meta.
-
VIDEO
Dumani në krye të SPAK/ Lesi: Viti i prangave në nivele të larta, Mediu ‘peshk i vogël krahasuar me të tjerët! (12 janar 2023)
Analisti, Nikoll Lesi deklaroi se me Dumanin në krye të SPAK, gjatë këtij viti mund të kishte arrestime në nivele të larta të politikanëve që kanë dominuar skenën politike shqiptarëve gjatë 30 viteve të fundit. I ftuar në emisionin “Kontrast” me gazetarin, Denis Minga në Report TV, Lesi tha se Mediu do të ishte ‘peshk i vogël’ krahasuar me arrestimet që pritet të realizohen.
-
VIDEO
Pastruesja i vodhi 120 mijë €, kontroll shtëpisë së Alda Klosit! Zyrtarja merret në pyetje, i qëndron deklaratës: 400 mijë € e tjera s’janë të miat
Policia dhe Prokuroria nuk e kanë gjetur ende se kujt i përkasin 400 mijë eurot e gjetura në tubin e aspiratorit në banesën e pastrueses Rozeta Dobi. Me qëllim gjetjen e provave të mundshme nëse kjo shumë i përket zyrtares Alda Klosi, grupi hetimor zbarkoi një ditë më parë në shtëpinë e saj. 24 orë më vonë, hetuesit e morën në pyetje sërish zyrtaren, e cila i ka qëndruar deklaratës paraprake.
-
VIDEO
Aktualiteti politik/ Ilir Meta sonte në ‘Real Story’ në Report Tv përballë gazetarit Sokol Balla
Ditën e sotme, Ilir Meta do të jetë i ftuar në ‘Real Story’. Përballë gazetarit, Sokol Balla, Meta do t’i japë përgjigje të gjitha pyetjeve mbi aktualitetin politik.
-
VIDEO
Aksident në Korçë, 3 mjete përplasen me njëra-tjetrën, asnjë i lënduar
Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Korçë, në vendin e quajtur "Dritat e verdha".
-
VIDEO
Situata brenda PD-së dhe zgjedhjet e 14 majit/ Nikoll Lesi: Nëse vula i jepet Alibeajt, Shkodra mund të fitohet nga PS! Durrësi dhe Elbasani, bashki të diskutueshme
Për situatën brenda Partisë Demokratike, analisti Nikoll Lesi u shpreh në studion e emisionit ‘Kontrast’ në Report TV se gjykata e Apelit do t’i jepte përgjigjie jo më shpejt se pak ditë para se të përfundojë afati i regjistrimit në KQZ për zgjedhjet lokale të 14 Majit.
-
VIDEO
Përjashtimet në PD, Sula: Veprim i nxituar! Lëvizja e Salianjit? Mos të bëhet në lokale me telefonata, të diskutohej në grup! Xhaferri: Pro shkarkimit të Alibeajt
Veprim të nxituar e ka cilësuar deputeti demokrat Dash Sula vendimin më të fundit të marrë nga kreu i grupit të PD-së, për përjashtimin e katër deputetëve. I ftuar në Report Tv, Dash Sula tha se ky vendim duhej të ishte marrë pasi të ishte mbledhur grupi parlamentar dhe të ishte diskutuar mes deputetëve. Por si e sheh ai lëvizjen e Ervin Salianjit për të zëvendësuar Alibeajn si kreu i Grupit?
-
VIDEO
Ndryshimet klimatike, eksperti: Është shtuar thatësira, rrezik potencial për burimet ujore
Dëbora luan një rol të rëndësishme për ruajtjen e burimeve ujore, por mungesa e saj në vitet e fundit ka sjellë periudha thatësire në vend. Përfaqësues të Agjencisë së burimeve ujore thonë se përveç nevojës për reshje dëbore, duhet edhe ndërgjegjësim nga qytetarët.
-
VIDEO
Të moshuar drejt divorcit/Gruaja ia plas live: Më tradhëtove për një burrë, s’më dashurove kurrë (12 janar 2023)
Sikur të mos mjaftonin 46 vite dhunë nga bashkëshorti i saj, sot 67-vjeçarja nga Vlora ndjehet ende e rrezikuar prej tij. Ëngjëllushe Meksi i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’ për ndihmë, pasi kërkon të di arsyen e anulimit të urdhrit të mbrojtjes. Urdhri i lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, më datë 24.10.2022 me afat deri me datë 24.02.2023 është anuluar gjatë një seance gjyqësore në të cilën Engjëllushja nuk ka qenë presente. Pak ditë më parë në shtëpinë e 67-vjeçares është paraqitur një punonjës i përmbarimit, i cili i ka komunikuar gojarisht vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit më datë 27 dhjetor 2022, që anulon urdhrin e mbrojtjes së lëshuar më 24.10 2022 si dhe rikthimin e bashkëshortit Stefan Meksi në banesë. Për Engjëllushen kjo është e pamundur, pasi ajo nuk mund të jetojë në të njëjtën çati me burrin dhunues, me të cilin tashmë është edhe në proces divorci. Ajo ndjehet jo vetëm e frikësuar, por e rrezikuar nga ajo që mund të ndodhë. Çifti janë prindër të tre fëmijëve, të cilët jetojnë në emigracion. Ata nuk kanë asnjë marrëdhënie me babain e tyre, ndërsa me nënën kanë komunikime të vazhdueshme. Prej vitit 1994 familja Meksi emigruan në shtetin grek ku jetuan për afro 28 vite. Një nga arsyet pse burrë e grua u kthyen në atdhe ishte konflikti që ndodhi në Greqi mes Stefanit dhe një tjetër personi. Të dy mbërritën në Shqipëri, në shkurt të vitit 2022 për të jetuar në qytetin e lindjes, në Vlorë. Por mesa duket për gruan 67-vjeçare dhuna nuk do të merrte fund, përkundrazi ajo do të ishte gjithnjë nën kërcënimin e vazhdueshëm të burrit 69-vjeçar, nga i cili nuk po gjen dot shpëtim...
-
VIDEO
Fermerët në Dimal vadisin me ujë të ndotur: Fabrika e vajit të ullirit derdh mbetjet! Agjencia e Mjedisit: S’kemi konstatuar shkelje, s’e dimë shkakun
Fermerët e Kutallisë në Dimal ankohen për ndotjen e ujit që përdorin për vaditjen e prodhimeve bujqësore. Sipas tyre, uji ka përmbajte të lartë acidi që shkaktohet fabrikat e vajit të ullirit. Agjencia e Mjedisit thotë se fabrikat janë në rregull sepse përdorin gropat e dekantimit, por nuk ka një përgjigje për faktorët ndotës të kolektorit.
-
VIDEO
Rama: Të gjitha nënat kryefamiljare kanë marrë bonusin e Pakos së Madhe (VIDEO)
Të gjitha nënat kryefamiljare kanë marrë bonusin e Pakos së Madhe. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët apartamenti në Durrës pas rrjedhjes së gazit! Përfundon në spital 22 vjeçari
Një apartament në lagjen 13 të Durrësit është përfshirë nga flakët rreth orës 15:20 të ditës së sotme. Dyshohet se shkak është bërë rrjedhja e gazit nga bombula që përdorej për gatim.