-
VIDEO
Gjirokastër/ Po transportonte 9 emigrantë të paligjshëm, u kishte marrë 200 euro secilit, arrestohet 24-vjeçari
Një 24-vjçar, Amarido Pekmezi është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi me një mjet tip furgon ishte duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, me qëllim që t’i siguronte kalimin e pa rregullt të kufirit.
-
VIDEO
Lule në bankën ku ulej dhe në dollapin e tij, dhimbje e madhe në shkollën e Ledjanit, 17-vjeçarit shqiptar në Itali që vdiq në aksident
Fëmijët, bashkëmoshatarët e tij, e kanë të vështirë ta besojnë atë që ka ndodhur. Dikush kishte folur me Ledjanin disa orë para tragjedisë dhe të mos e shohësh më në klasë është e rëndë. Prej ditës së djeshme dollapi i tij ka qenë një vend pelegrinazhi për studentët dhe mësuesit.
-
VIDEO
Çështja “Gërdeci”, pas Fatmir Mediut nën akuzë, a ka të tjerë ? (10 janar 2023)
Fatmir Mediun, gazetari i Shqiptarja.com Adriatik Doçi e ka konsideruar thjesht si masha e Sali Berishës, e për pasojë thotë se hetimi për Gërdecin duhet zgjeruar edhe më tej.
-
VIDEO
Alda Klosi nuk ka deklaruar para 'cash' në ILDKPKI, mister dy apartamente dhuratë! Bleu shtëpi 72 m2 për 31 mijë euro në 2017
Zbulohet pasuria e deklaruar nga zyrtarja e shtetit Alda Klosi që akuzoi Rozeta Dobin se i ka vjedhur 120 mijë euro në banesë, deri në gush 2022 Klosi nuk ka deklaruar para cash në ILDKP, në media tha të kundërtën
-
VIDEO
Zjarr në bllokun e sistemit elektrik të një pallati në Lezhë! Banorët në panik
Një bllok i sistemit elektrik të një pallati të rindërtuar pas tërmetit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Bëhet fjalë për pallatin në lagjen ‘Skënderberg’ te qytetit të Lezhës
-
VIDEO
Momenti kur 'Rambo' i Lezhës bën prova me kallash para se të nisej për të 'vrarë' politikanët
Report tv ka siguruar videon nga momenti kur 36-vjeçari i arrestuar mbrëmjen e shkuar në Lezhë, Antonio Leka, ndodhet në një servis makinash i armatosur.
-
VIDEO
‘Audi’ shpërthen në flakë në Tiranë, Report Tv sjell pamjet, shpëton mrekullisht shoferi
Një makinë tip ‘Audi’ është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të marte.
-
VIDEO
Gjoba bizneseve, si tentuan 3 mashtruesit t'i merrnin biznesmenit Pëllumb Salillari 130 mijë euro: U dha lekët nën mbikqyrjen e policisë
Rasti i parë i datës 7 janar në operacionin "Signal" ka qenë për biznesmenin Pëllumb Salillari, i cili ka pranuar që të japë paratë ndaj personave që ia kërkonin nën mbikëqyrjen e policisë, e cila i arrestoi në flagrancë. Dy operacionet, si ai "Signal" edhe i sotmi "Subjekti" nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin për personat e arrestuar, por e kanë skemën krejtësisht të ngjashme
-
VIDEO
KQZ regjistron anëtarët për KZAZ-të, ‘Rithemelimi’ mbetet jashtë, avokati Braho: Është e përcaktuar qartë me ligj, por çështja e PD-së ende në gjykatë, mund të ketë ndryshime
Për avokatin Ledio Braho, njëkohësisht dhe përfaqësues në Komisionin e Animimeve në KQZ çdo gjë është e qartë dhe se ka një formulë ligjore të përcaktuar paraprakisht në Kodin Zgjedhor.
-
VIDEO
Alibeaj me kandidatët përballë? Meta: Nuk më intereson si garon ‘Rilindja’, ne si opozitë do të kemi vetëm 1 kandidat
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka quajtur pjesë të ‘Rilindjes’ PD e Alibeajt. I pyetur nga gazetari i Report Tv Nertil Agalliu se çfarë do të ndodhë nëse Aliebaj del me kandidatë të tjerë në zgjedhjet vendore, Meta tha se nuk i intereson se ç’bën ‘Rilindja’.
“Se si del rilindja është tjetër gjë, nuk më intereson fare. Opozita del me një kandidat dhe ne jemi shumë optimist sepse kemi 3 super kandidatë sidomos për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin”
Mendoj se fronti ka qenë dhe mbetet i hapur për të gjithë ata që nuk janë peng i Edi Ramës. Fronti është hapur me qytetarët, risitë kanë qenë primaret, s’ka hapje më të madhe sesa tu japësh mundësinë anëtarëve e simpatizantëve të vendosin për kandidatët për kryebashkiak”, tha Meta., tha ai.
Ndalur në objektivat e Partisë së Lirisë për këto zgjedhje, Meta tha se kanë si qëllim kryesor rikthimin e llogaridhënies në pushtetin vendor.
Triumfi i ndryshimit anë e mbanë Shqipërisë. Rivendosja e demokracisë, në nivelin vendore. Në nivel vendor llogaridhënia është zero. Opozita s’ka asnjë këshilltar falë zgjedhjeve të paligjshmi si rezultat i pazarit të fëlliqur Rama-Basha. Rivendosja e llogaridhënies është prioriteti ynë kryesor dhe fitoja e opozitës. Prioriteti ynë si Partia e Lirisë janë Tiranë, Durrës dhe Elbasan”, tha Meta.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Fatmir Mediu zyrtarisht nën akuzë për 'Gërdecin', SPAK i komunikon sot përfundimin e hetimeve: Ka shpërdoruar detyrën
Ky është përfundimi që ka arritur pas hetimit disa mujor, Prokuroria e Posaçme (SPAK) për ish ministrin e Mbrojtjes mbi të cilin tashmë rëndon akuza e ‘shpërdorimit të detyrës’ dhe zyrtarisht është marrë i pandehur. Burime për Report Tv kanë konfirmuar se Mediut do t’i komunikohet zyrtarisht akuza sot nga SPAK.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Meta për Report Tv: 14 maji do shënojë një ndryshim të madh
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë për Report Tv flet për zgjedhjet vendore. Meta thotë se 14 maji do të shënojë një ndryshim të madh.