• VIDEO

    Familja Durdaj njihet me akuzën ndaj Mediut, avokati: Moment procedural, më vonë ndajmë qëndrimet

    Avokati i familjes Durda, Dorjan Matlija, e ka konsideruar thjesht si një moment procedural thirrjen e tyre në  SPAK për tu njohur me komunikimin e akuzës që i është bërë Fatmir Mediut.

     
  • VIDEO

    Arkë me peshk për të bërë një punësim në ministri, Apeli konfirmon dënimin me 1 vit e 3 muaj për ish zv. ministren Rovena Voda

    Voda u dënua me 1 vit e 3 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-zv.ministrja vuajti vetëm 10 muaj në qeli. Po ashtu edhe dy të pandehurat e tjera, Florida Beu dhe Majlinda Hasanin janë dënuar me nga 10 muaj burg.

  • VIDEO

    Çështja Gërdeci, mbërrijnë në SPAK denoncuesit e Mediut, Zamira dhe Feruzan Durda! Humbën fëmijën 7 –vjeç në tragjedi

    Në SPAK kanë mbërritur para pak minutave Zamira dhe Feruzan Durda, burrë e grua që humbën djalin e tyre 7-vjeçar nga shpërthimi në Gërdec. Gazetarja e Report Tv Keti Banushi raporton se ata janë thirrur nga Prokuroria e Posaçme në cilësinë e kallëzuesve të ish ministrit te mbrojtjes Fatmir Mediu.

  • VIDEO

    Zamira Durda: Vetëm dënimi i Mediut me burgim të përjetshëm bën drejtësi, solli armatimet e rënda në Gërdec

    Pyetjes së gazetares së Report Tv Ledina Jakimi se çfarë do të quante mbyllje me drejtësi të çështjes së Gërdecit, Zamira Durda ka thënë se Fatmir Mediu do të duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.

    “Të dënohen fajtorët. Janë shumë. Nuk është vetëm ministri i asaj kohe. Provat janë brenda. Unë e di se për 29 të tjerët që janë marrë të pa ndehur që një gjë e gjykuar të gjykohet sërish. Ky duhet ti mbajë. Ministri. Unë nuk e njoh firmën private që demontonte. Kërkoj dënimin e ministrit Fatmir Mediu me burgim të përjetshëm. Janë 26 jetë të humbura. Urdhri i atij që ndryshoi kalibrat. VKM ka qenë me kalibra të vegjël. Ky futi në demontim kalibrat e mëdhenj.  Nuk e duroj aksident teknologjik ku nuk kishte teknologji.  Nuk e konceptoj dot termin. Ishin jetë njerëzish, nuk ishin zogj pulash. Kanë shkatërruar 26 familje. Kemi 15 vjet që nuk e marrim veten. Nuk kam humbur vetëm djalin, por dhe babain, kunatën. Kemi tre viktima si familje e mijëra të tjerë që janë të shkatërruar e të drobitur.  Këta na fyejnë, tallen me ne. Nuk mund të tallen me jetët e njerëzve tanë.  Të paktën të prihen të qetë atje ku janë”, tha Durda.

  • VIDEO

    Prostitucion në qendër masazhi në Tiranë, vëlla e motër ‘tutorë’, gruaja në pranga dhe 23-vjeçari administrator në kërkim! Arrestohet dhe një vajzë 20-vjeçare

    Dy të reja janë vënë në pranga pasi përdorën një qendër masazhi për të ushtruar prostitucion. Në kërkim është shpallur edhe administratori i qendrës së masazhit i cili ishte vëllai i një prej vajzave të arrestuara. 

  • VIDEO

    Dhunimi i 22-vjeçares keniane në Tiranë, 2 përfaqësues të ambasadës së Kenias në Romë takim me shefin e komisariatit nr.1

    Dy përfaqësues të ambasadës keniane në Romë po zhvillojnë në këto momente takim me shefin e Komisariatit nr. 1 në Tiranë, Petrit Halo, në lidhje me dhunimin e vajzës keniane Joy në kryeqytet, disa muaj më parë

    • VIDEO

      Manja: Arritjet në 2022 na lehtësojnë për këtë vit! Nga miratimi i hartës së re gjyqësore te vakancat, ja cilat ishin sukseset sipas Ministrit të Drejtësisë

      Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se arritjet dhe sukseset e Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Brendshme ka lehtësuar punën për këtë vit. Pra objektiv mbeten vijimi i punës së nisur në vitin që lamë pas thekson Manja.

      “Miratimi i hartës së re gjyqësorë ka qenë një meritë e jonë. Për 2023 referuar VKM,  objektiv mbetet zbatimi i saj. 2. Shtyrja e mandateve të organit të vettingut, do jetë që do mbyllet në 2024 dhe paralelisht, sfida mbetet plotësimi i vakancave për shkak të largimit të prokuroreve dhe gjykatësve. Për 2022, ky nr u rrit në 90 nga 60 kandidatë që pranoheshin nga magjistratura. 3. Lehtësimi i stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë. Një masë të tjetër është edhe miratimi i ndryshimeve ligjore sa i përket ligjit të pronave.”- tha Manja.

    • VIDEO

      Vjedhja e parave në shtëpinë e zyrtares, Berisha reagon në Tik-Tok: Rama bëri gjithçka që mos t'i dilte emri Alda Klosit

      SalI Berisha, i cili prej disa ditësh ishte i sëmurë më grip, ka zgjedhur sot të reagojë nëpërmjet rrjetit social Tik-Tok, për vjedhjen e parave nga pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi në shtëpinë e Alda Klosit. Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama ka bërë çdo gjithçka që është e mundur që të fshihet identitetin e Alda Klosit

    • VIDEO

      Çuçi: Konfiskuam 24 mln euro asete kriminale! Krahasimi me kohën kur morëm qeverisjen, si nata me ditën

      Statistikat e prezantuara në daljen për mediat, ku bëri një bilanc për vitin 2022 dhe objektivat për 2023, ministri i Brendshëm Beldi Çuçi, i bëri me vitin 2013, kohë kur morën qeverisjen.

      “Asete kriminale të konfiskuara sipas ligjit Antimafia, dhe nuk po marr këtu OFL, kemi 747 mijë euro në 2012 me pak a shumë 24 mln euro në 2022. Pra janë në dispozicion të shtetit shqiptar këto asete. Koha e reagimit të policisë, në 2016, ka qenë 25 minuta në 2022 – 15 minuta, objektiv ta çojmë në 13 minuta.

      Ndryshim si nata me ditën edhe në perceptimin e publikut për punën e Policisë së Shtetit”, u shpreh Çuçi, ndërsa theksoi se gjatë këtij viti u arrestuan 168 punonjës policie në kuadër të luftës pa kompromis luftës ndaj korrupsionit brenda Policisë së Shtetit.”- tha Çuçi.

    • VIDEO

      I heqin prangat nga duart kur hyn në sallën e gjyqit, Arbër Paplekaj nuk duron praninë e gazetarëve, u shmanget kamerave

      Arbër Paplekaj sapo hyri në seancën e gjyqit dhe gardianët i heqin prangat, Paplekaj sapo shikon praninë e gazetareve që po e filmonin, u ngrit nga karrigia dhe kërkoi të dilte jashtë.

      •  
    • VIDEO

      Fati i Martinajt, Çuçi: Policia e shtetit e ka në vëmendje çdo ditë, s’ka shkop magjik të zbardh çështjet kaq shpejt

      Një çështje që do duhet një shkop magjik për tu zgjidhur shpejt e ka cilësuar ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. Ministri u shpreh se ka një punë të përditshme të policisë së shtetit lidhur me këtë çështje.

      “Pa diskutim që ka pasur një vëmendje të posaçme për të zbardhur gjithë këtë mjegull që është krijuar për fatin e Ervis Martinaj. Policia po bën punën por edhe ka komunikuar më publikun për këtë gjë. Duhet të kemi parasysh që policia e shteti vepron sipas ligjeve dhe ka përgjegjësi ligjore për deklarimin e fakteve të caktuara. Nga polica e shtetit do merrni përgjigje përfundimtare vetëm kur të ketë një provë të fortë. Pastaj, pjesa e thashethemeve, fjalëve, llafeve apo skenarëve është i lirë çdokush t’i bëjë. S’ka shkop magjik të zbardhë çështjet në kohë kaq të shpejtë e sidomos për një person me precedent penal kaq të komplikuar. Kjo ndodh edhe nëpër botë, ka ende persona që shtete të ndryshme pavarësisht strukturave nuk kanë mundur dot t’i gjejnë. Policia e shtetit ka një vëmendje të posaçme dhe merret çdo ditë me zbardhjen e kësaj historie.”- tha Çuçi.

    • VIDEO

      Gjetja e mijëra eurove në shtëpinë e pastrueses, eksperti Softa: Me çështjen të merret SPAK! Janë vjedhur ato që vjedhin pasurinë publike

      Gjetja e qindra mijëra eurove në shtëpinë pastrueses Rozeta Dobi, të cilat ende nuk dihet se kujt i përkasin, tashmë duhet të hetohet nga SPAK. Kështu thotë eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, ndërsa thekson se vjedhja e banesave është kthyer në një makth për të gjithë qytetarët shqiptarë. Sipas Softës, tashmë po vidhen ato që kanë vjedhur pasuritë publike dhe kjo gjë duhet të hetohet nga SPAK, pasi po të ishin para djerëse do t’u dilte pronari.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv