-
VIDEO
Aksident i rëndë në Librazhd! Makina bie në lumin Shkumbin
Një aksident ka ndodhur sot në Librazhd. Një makinë me targa të huaja si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Shkumbin. Ende nuk dihet bilanci i aksidentit dhe sa persona ishin brenda.
-
VIDEO
U kap me arsenal armësh, Antonio Leka pronar dyqanesh në Lezhë! Fqinji: Nuk është problematik në lagje
Antonio Leka, 36-vjeçari që u arrestua me arsenal armësh një ditë më parë në Lezhë ka thënë deklarime kontradiktore para hetuesve. Ai nuk ka pranuar të tregojë origjinën e armëve dhe as personin që planifikonte të vriste.
Ndërsa fqinjët tregojnë për Report Tv se ka sjellje normale dhe shfaqte probleme. Antonio Leka ka në pronësi disa dyqane e apartamente, të cilat i ka përfituar nga dhënia e truallit për ndërtimin e këtij pallati në Lezhë.
Një fiqnj, pa dashur të identifikohet foli për Report tv, duke e treguar se Antonio jeton vetëm me nënën dhe nuk është problematik në lagje.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Iu vodhën 120 mijë euro, Alda Klosit i dhuruan 2 shtëpi në Shëngjin në 2021! Bashkëpronare e 5 pasurive të paluajtshme në Tiranë
Zyrtares së shtetit Alda Klosi që pastruesja i vodhi 120 mijë euro në banesë, në tetor 2021 i dhuruan dy apartamente në Shëngjin.
-
VIDEO
Ministrja e Shëndetësisë: Këtë vit fishat e diabetit do jepen falas për të moshuarit mbi 65 vjeç
Fishat e diabetit do të përfitohen falas edhe për grup moshën mbi 65 vjeç duke filluar nga ky vit.
Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë konferencës vjetore me gazetarët, për arritjet e vitit 2022 dhe prioritetet e vitit 2023.
Qeveria ka vendosur zgjerimin e fashës përfituese dhe nëse deri tani kjo kategori përfshinte fëmijët dhe të rinjtë deri 25 vjeç dhe për vitin 2023 do të përfitojnë edhe pensionistët +65 vjeç. Mbi 50 mijë pensionistë do të përfitojnë nga kjo masë.
Ministrja Manastirliu tha se këtë vit rritet financimi me 4 milion dollarë për Listën e Barnave të Rimbursueshme për trajtimin e sëmundjeve kronike, duke e çuar në 11.4 miliard lekë.
-
VIDEO
I armatosur ‘gjer në dhëmbë’ u nis ‘të vriste politikanët’, policia nuk merr dot në pyetje 36-vjeçarin në Lezhë! Shfaq probleme psikologjike
Antonio Leka, 36-vjeçari që u arrestua me armë dhe municione një ditë më parë në Lezhë ka dhënë deklarime kontradiktore para hetuesve, duke shfaqur probleme të theksuara psikologjike.
-
VIDEO
Paraqiteshin si zyrtarë dhe vendosnin gjoba në biznese, në pranga 3 të tjerë, 2 në kërkim! U kapën teksa po i merrnin 13 mijë euro një biznesi në Kamëz
Policia e Shtetit thotë se në vijim të operacionit 'Subjekti' ka vënë në pranga edhe tre persona të tjerë dhe 2 janë shpallur në kërkim, pasi janë kapur duke mashtruar dhe bërë presione bizneseve me qëllim përfitimin e shumave monetare.
-
VIDEO
Pastrueses iu gjetën mbi 550 mijë euro në shtëpi, ende asnjë ‘pronar’ për 400 mijë euro! Disa identifikojnë vetëm bizhuteritë! Nis verifikimi për pasurinë e zyrtares
Ende nuk ka asnjë 'pronar' i 400 mijë eurove të sekuestruara në shtëpinë e pastrueses Rozeta Dobi. Ndërkohë që disa persona janë paraqitur në komisariat dhe kanë njohur disa prej bizhuterive që janë gjetur në banesën e saj.
-
VIDEO
Njëri kishte armë me vete, tjetri lëndë narkotike në makinë, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër, në kërkim bashkëmoshatari tjetër
Gjatë kontrollit të mjetit, i cili u braktis nga drejtuesi, u gjet një armë zjarri pistoletë, e cila i përkiste pasagjerit 22-vjeçar me iniciale B.C, që u arrestua, po ashtu u zbulua dhe një sasi lënde narkotike e llojit kanabis.
-
VIDEO
Grabiti me armë një dyqan në Durrës, i riu humb ndjenjat në gjykatë! Dërgohet në spital
Dy të rinjtë që u arrestuan për grabitjen e xhiros së një dyqani në Durrës kanë dalë sot para gjykatës. Një nga të rinjtë, Erlind Shehaj ka humbur ndjenjat në gjykatë dhe është shoqëruar për në gjykatë nga mjekët dhe forcat e policisë drejt spitalit rajonal Durrës.
-
VIDEO
Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit
Për shkak të përkeqësimit të motit në Vlorë është ndaluar dhënia e leje-nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese si dhe anijeve të vogla të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës.
‘Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 09-11.Janar 2023 duke filluar nga ora 20:00 datë 09.Janar.2023 në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 5bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.
1. Eshte ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese , anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe jane njoftuar per marrjen e masave për sigurimin e tyre.
2. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.
3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 09-10-11.Janar 2023.
4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.
5. Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 11 Janar 2023 ora 06:00.’- thuhet në njoftim.
-
VIDEO
I dënuar për trafik lëndësh narkotike, arrestohet 55-vjeçari në Kamëz
Naim Maloku i shpallur në kërkim për trafikim lëndësh narkotike është arrestuar nga policia e Tiranës. 55-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Ëndrra e keqe’, u arrestua në lagjen “Argjinatura”, Kamëz
-
VIDEO
Kishte përgatitur 150 doza kanabis për t’i shitur, arrestohet i riu në Patos! Nën hetim dhe një 43-vjeçar, u kap duke i blerë një sasi droge
Një 31- vjeçar ka rënë në pranga në Patos pasi u kap duke shitur lëndë narkotike, ndërsa nën hetim është vënë dhe një 43-vjeçar, i cili ishte duke blerë një sasi droge teksa blutë e qytetit po kryenin operacionin policor pas një jave hetime.