-
VIDEO
Ulen temperaturat, Dibra ‘mbulohet’ nga flokët e para të dëborës
Temperaturat janë ulur ndjeshëm, ndërsa në Dibër dhe Bulqizë kanë nisur reshjet e para të dëborës për vitin 2023.
Reshjet janë në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit. Reshje e dëborës ka edhe në afërsi të minierave të zonës D, në minierat e Martaneshit si dhe të Tërnovës.
Policia lokale bën thirrje drejtueseve të automjeteve që transportojnë minatorët të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhir në rast nevoje pasi terreni është i vështirë!
Gjatë natës ka patur edhe reshje shiu qarku Dibër por nuk raportohet për dëme apo bllokime rrugësh në zona malore.
-
VIDEO
Reshje të dendura shiu në Lezhë, uji del nga pusetat, vështirësi në lëvizjen e qytetarëve në lagjen 'Besëlidhja'
Shirat e rënda gjatë natës kanë krijuar probleme në lagjet e qytetit të Lezhës.
-
VIDEO
Me arsenal armësh me vete dhe i veshur me antiplumb, arrestohet djali i oficeres së ushtrisë në Lezhë: Isha nisur për të vrarë politikanët
Antonio Leka, një person nga Lezha, i dënuar me parë nga gjykata, për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi në makinën e tij, u gjetën dhe sekuestruan një arsenal i tërë me armë luftarake! Ka qenë vëllai i Antonio Lekës, që ka njoftuar policinë e Lezhës
-
VIDEO
Me municion luftarak në makinë për të vrarë politikanët, këto janë pamjet e arrestimit të 35 vjeçarit në Lezhë
Policia ka dalë me njoftim zyrtar për arrestimin e 35 vjeçarit, Antonio Leka i cili është kapur me arsenal armësh brenda makinës së tij në Lezhë. Sipas policisë, bëhet me dije se kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar oficerët se 35 vjeçari donte të kryente një krim dhe për këtë arsye ishte armatosur.
-
VIDEO
Zhduket vlonjatja, ’Pa Gjurmë’ zbulon videot kërcënuese: Nëse më ndodh diçka, hapni kamerat
Pasi zbuloi një rrjet prostitucioni dhe pastrimi parash, pjesë e së cilës ishin kolegë të saj të një pike karburanti vlonjatja u zhduk papritur, në ditën e saj të lindjes. Kostandina Zaharia rezulton e humbur që prej datës 5 dhjetor të një viti më parë nga New Jorku. Ditën që ajo mbushi të 30-tat telefonoi për herë të fundit të motrën në Shqipëri, tek e cila shprehu frikën nga kërcënimet e vazhdueshme që po i bëheshin nga disa kolegë të saj turq dhe shqiptarë. E reja punonte në një pikë karburanti, aty ku sipas saj kishte zbuluar ekzistencën edhe të një sasie parash fals që posedoheshin nga kolegët, pjesë e një grupi të strukutuar kriminal. Për këtë ajo vë ne dijeni dhe të motrën, duke i pohuar se i kishin vjedhur madje edhe profilet në rrjetet sociale, pasi aty ajo denoncoi për herë të parë teksa publikoi edhe emrat e kolegëve. Pas kësaj, ajo mori kërcënime të vazhdueshme, për të cilat pas denoncimeve bërë edhe në policinë Njujorkeze u pajis edhe me urdhër mbrojtje. Pas këtyre ngjarjeve të njëpasnjëshme, që i ndodhën 30-vjeçares prej një muaji ajo rezulton e humbur. Prej 8 vitesh vajza nga Vlora nuk ishte kthyer në Shqipëri. Ajo ishte zhvendosur në Amerikë, ndërsa dy vitet e fundit jetonte e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti. Dhuna fizike që ai ushtronte ndaj saj ishte arsyeja pse 30-vjeçarja i kishte dhënë fund bashkëjetesës me të. Jeta e vështirë në një shtet të huaj, kohët e fundit ishte kthyer në një makth për të renë e cila shpesh kishte shprehur shqetësimin tek familjarët nga telefonatat e shumta që kishte me ta. Shumë aktive edhe në rrjetet sociale, sot për Kostandinën nuk ka ende asnjë gjurmë.
-
VIDEO
Gjendet i riu nga Tepelena, u habit kur pa veten në ’Pa Gjurmë’! Nëna rrëfen takimin: Në emisionin e parë dola duke qarë, tani po dal e qeshur
Falë ’Pa Gjurmë’ në Report TV gjendet i riu nga Tepelena, Albido Beta, i cili kishte humbur kontaktet 11 dhjetorin e vitit të shkuar. Pas denoncimit që nëna bëri në program, më në fund 23-vjeçari vendos të thyhej heshtjen duke u bërë i gjallë për familjarët. Ai u largua nga shtëpia e gjyshes në fshatin Vasjar të Tepelenës, për të ardhur në kryeqytet, por aty humbi gjurmët. Telefoni i tij rezultoi i fikur dhe kjo vuri në lëvizje familjarët.
-
VIDEO
Aksident në Bulqizë, makina del nga rruga e përfundon në greminë, 2 të plagosur rëndë
Dy të plagosur rëndë kanë mbetur nga një aksident që ka ndodhur në një rrugë në fshatin Smollik, rruga e cila të lidh me rrugën e Arbrit
-
VIDEO
Tragjedia e 9 Janarit, 19 vjet nga mbytja e 28 të afërmve, familjarët: Drejtësinë e pengon politika
19 vite pas tragjedisë së “9 janarit” familjarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për 28 jetët e humbura në det, nga trafiku e klandestinëve. Ata thanë se SPAK nuk po e heton çështjen, sepse pengohet qëllimisht nga politikanët
-
VIDEO
Privati rrit taksën në tregun e Lezhës, tregtarët: E papërballueshme, jemi drejt falimentimit
Shoqëria private që menaxhon tregun e qytetit të Lezhës ka rritur tarifën për shfrytëzimin e hapësirës me 150 lek për metër katror. Privati justifikohet me faktin se do të kryejë investime, ndërsa tregtarët thanë se çmimi është i papërballueshëm në kushtet kur është ulur xhiroja ditore.
-
VIDEO
Vlorë/ Parashikohet përkeqësim i motit, autoritetet: Të merren masa për sigurimin e mjeteve në port si dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese
VLORË-Në orët në vijim pritet të ketë një përkeqësim të kushteve atmosferike në qytetin e Vlorës, ndaj nga autoritetet kërkohet që të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, të marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port si dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
-
VIDEO
Nënë e bir vodhën qindra mijëra euro, Report Tv siguron dosjen! Pastruesja: E urreja Aldën, 120 mijë eurot i mora në shtëpinë e saj! 20-vjeçari me 3 'Benz-a'
Nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, që akuzohen për vjedhjen e qindra mijëra eurove në shtëpitë ku 49-vjeçarja punonte si pastruese janë lënë në burg. Report Tv ka siguruar dosjen e plotë. Në dosje thuhet se denoncimi i parë është bërë më 15 dhjetor nga Alda Klosi, e cila ka konstatuar vjedhjen dhe që në fillim ka thënë se dyshonte te pastruesja e saj.
-
VIDEO
Vjedhja e 700 mijë eurove, flet administratori i pallatit të pastrueses dhe djalit: Dukeshin sikur s’kishin lekë, mezi na jepnin detyrimet e muajit
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka intervistuar administratorin e Pallatit të sanitares Rozeta Dobi dhe familjes së saj.