-
VIDEO
Berisha thirrje deputetëve: Hidhni poshtë me përçmim dhe neveri amnistinë fiskale! Rama synon të mbështesë krimin
Sali Berisha i ka bërë thirrje deputetëve që të mos votojnë nismën e qeverisë për amnistinë fiskale ndërsa Edi Rama nuk heq dorë dhe thotë se do ta bëjë me çdo kusht, pavarësisht kritikave të ndërkombëtarëve. Në një deklaratë për mediat, ish kryeministri Berisha hedh akuza ndaj Ramës për të cilin thotë se me anë të amnistisë fiskale ka synim të mbështesë organizatat kriminale shqiptare.
-
VIDEO
Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Greqi, Guri: Dy viktimat ishin të skeduar në shtetin fqinj për të shkuarën e tyre kriminale! Autori dyshohet të jetë shqiptar
Për gazetarin Edomond Guri, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Athina me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, atentati ndaj dy shqiptarëve në Greqi, është një ekzekutim mafioz. Sipas gazetarit, dy pistat e hetimeve të autoriteteve greke janë larje e hesapeve dhe marrëveshje të pa ekzekutuara duke qenë se dy viktimat shqiptarë ishin me precedent penal.
Dy shqiptarët Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organaja u vranë mbrëmjen e djeshme në një lokal të Athinës dhe një grua mbeti e plagosur. E plagosura nuk kishte asnjë lidhje me dy viktimat, ajo ishte thjesht një kliente në lokal. Mediat greke raportuan se 31-vjeçarja mori një plumb në bark.
“Fatkeqësisht kemi të bëjmë me një ngjarje aspak të këndshme, me një krim mafioz. Dy pistat e hetimeve të autoriteteve greke janë larje hesapesh dhe marrëveshja të pa ekzekutuara nga 44 dhe 41 vjeçari pasi të dy ishin me precedent penal.
Hetimet paraprake thonë se autori dhe viktima kanë pasur kontakte në të kaluarën e për pasojë autori e ka ditur ku ka qenë dhe ku shkonin viktima.”- tha ai.
Guri shprehet se Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organaja kanë qenë të skeduar në Greqi për shkak të së shkuarës së tyre kriminale.
“Të dy personat janë të skenduar, të impjlikuar në të kaluarën në trafik të lëndëve narkotike, në gjobvënie në grabitje dhe kryesisht në pjesëmarrjen në organizata kriminale.
Pyetje: Atentatori mendoni se është shqiptar?
“Mundësia më e madhe është që po.”- tha ai.
-
VIDEO
Durrës/ Arrestohen dy persona, tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara dhe mallra kontrabandë
Arrestohen në Durrës dy persona pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara si edhe iu gjetën në automjet mallra të pajustifikuar.
-
VIDEO
‘Sa burg rrezikojmë o Gaz’, Report Tv zbardh dosjen e plotë për vrasjen horror në Dajt! Fjalët e fundit të Marjetës për viktimën: Prej fajit tënd më vdiq vëllai
Dosja e plotë për vrasjen e Menduh Kurtdedës jep një panoramë të plotë se si ka ndodhur ngjarja, që në zanafillën e saj. Viktima ishte pronar i fondacionit, e ndërsa Marjeta punonte si sekretare dhe në dosje nuk flitet që dyshja kishte një lidhje intime me njëri-tjetrin.
-
VIDEO
Jorida Tabaku reagon për shembjen e pallatit numër 4 në rrugën Myslym Keta: Gjykata ka manipuluar letrat dhe njerëzit, gabohen!
Partia Demokratike dhe grupi i Alibeajt ka reagur shembjen e pallatit në rrugën Myslym Keta, ku sipas bashkisë janë dëmtuar nga tërmeti. Ka qenë Jorida Tabaku ajo që ka shpërndarë një video në llogarinë e saj në facebook ku duken pamje nga shembja e pallatit. Ajo ka nënvizuar që banorët kanë të drejtën e tyre dhe fajëson Gjykatën e Tiranës që ka urdhëruar shembjen e pallatit. Sipas saj, gjykata ka manipuluar dokumentet dhe banorët janë mashtruar.
-
VIDEO
Altin Dumani merr detyrën si kreu i ri i SPAK: Luftë agresive ndaj korrupsionit për zyrtarët e çdo niveli dhe krimit të organizuar
Kreu i ri i SPAK, Altin Dumani ka paralajmëruar luftë agresive ndaj korrupsionit për zyrtaët e çdo niveli dhe krimit të organizuar. Kjo do të jetë faza e dytë e Prokurorisë së Posaçme që nuk do të tolerojë asnjë shkelës ligji. Këtë e bëri me dije vetë Dumani gjatë prezantimit të tij para stafit si kreu i ri i SPAK. Ai nuk kurseu falenderimet për kolegët që garuan me të dhe Arben Krajën për vitet që kaloi në ndërtimin e themelit të Prokurorisë së Posaçme.
-
VIDEO
Monika Kryemadhi pozon si modele, me të zeza dhe me syzet ‘Rama ik’ dhe ‘Be cool, be LRI’
Me rikthimin e Ilir Metës në krye të Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka kaluar “në plan të dytë” dhe opozitën kundër Edi Ramës ka nisur të bëjë me këngë, por jo vetëm.
-
VIDEO
Maliq/ Dy automje përplasen me njëri-tjetrin, nuk ka njerëz të lënduar
Një aksident mobilistik ka ndodhur në Maliq ku dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin.
-
VIDEO
Dumani: Besimi që më dhatë do ta përdor për t'u përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar! Të demonstrojmë se jemi të aftë kundër çdo shkelës ligji
Kreu i ri i SPAK, Altin Dumani ka mbajtur fjalën e tij para stafit duke thënë se do të jetë gati për tu përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Nuk është shumë nevoja të prezantohet drejtuesi i ri se kemi punuar 3 vite me njëri-tjetrin përveç kohës që kemi punuar në vende të tjera. Besimin që më dhatë do ta përdor në funksion për tu përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Falenderim të veçantë për Krajën. Të gjithë e dimë sa e vështirë është të ndërtosh shtëpi të re nga themeli. Sot falë kontributit tuaj të çmuar kemi një prokurori funksionale me bilanc pozitiv. Këto 3 vite kanë qenë të vështira. Pavarësisht këtyre secili prej nesh ka pasur rezultatet e tij, ndaj ju shpreh mirënjohje.
Kemi një prokurori që është në funksion të plotë në përbërje të cilës jemi 70 prokurorë, kemi fituar eksperiencë në këto 3 vite pune. Ju nxis që të gjithë së bashku të demonstrojmë që jem të aftë kundër çdo shkelës ligji. Unë do jem në krahun tuaj përballë sfidave që na presin. Ju bëj thirrje hetuesve se zyra e drejtuesve është e hapur”, tha Dumani.
-
VIDEO
Situata nga reshjet/ Në Shkodër dhe Lezhë 2750 ha tokë të përmbytura, 80 banesa prezencë uji në oborre e stalla
Në Shkodër dhe Lezhë, ka qenë situata më problematike prej reshjeve të shiut. Në Bashkinë Shkodër aktualisht janë 2350 ha tokë nën ujë, ndërsa 80 banesa kanë prezencë uji në oborre e stalla.
-
VIDEO
Nis shembja e pallatit numër 4 në rrugën Myslym Keta në Tiranë! IKMT mbërrin në zonë
Ka nisur shembja e pallatit numër 4 në rrugën Myslym Keta në Tiranë. Gazetarja e Report Tv, Enxhi Musaj raporton se aktualisht në zonë është paraqitur Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
-
VIDEO
Punimet në kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s, Rama: Po ecin me ritëm të lartë! Janë krijuar 400 vende pune
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet në kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë. Kreu i qeverisë thotë se janë krijuar 400 vende pune dhe punimet po ecin me ritëm të lartë.