-
VIDEO
Mungon sërish në seancën gjyqësore, gjobitet me 50 mijë lekë avokati i bosit të kriptovalutave Faruk Ozer
Avokati i bosit të kriptovalutave Faruk Ozer është gjobitur me 50 mijë lekë ngagjykata e Apelit Durrës pasi po zvarrit procesin gjyqësor. Klodian Skënderaj mungoi edhe sot në sallën e gjyqit pa dhënë asnjë sqarim. Për këtë arsye seanca u shty për në datën 27 dhjetor.
-
VIDEO
VIDEO/ Makina bie në humnerë nga 90 metra lartësi, pamje nga aksidenti i rëndë në Elbasan
Këto janë pamjet e aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë ku një makinë ka rënë në humnerë nga një lartësi 90 metra.
Mësohet se 38-vjeçari Besnik Samurra, i cili teksa drejtonte mjetin tip ‘Benz’ me targa AA309 NU ka humbur kontrollin duke rënë nga një lartësi 90 metra në humnerë. Brenda makinës ndodheshin 3 persona të tjerë, Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali i tyre, Fatjon Maloku. Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Shtyhet sërish në Gjykatën e Apelit seanca për bashkimin e dy statuteve të PD, avokati i Grupit të Alibeajt kërkon kohë të njihej me dosjen
Seanca gjyqësore që vendos për kërkesën e PD për bashkimin e dy statuteve të PD do të shtyhet për në 22 dhjetor ora 09:00. Përfaqesuesi i grupit të Alibeajt Rezart Kthupi kërkoi t’i jepet një kohë prej 2 ose 3 ditë, për tu njohur me aktet.
-
VIDEO
Rama ndan certifikatat për artistët e vegjël të pikturës: Qëndroni larg telefonave! Rruga e artit është e vështirë, por e bukur
Artistë të vegjël nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur sot në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për finalistët e konkursit të pikturës të titulluar, “Shqipëria Ime”.
-
VIDEO
Afera me inceneratorin e Fierit, SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet për Inceneratorin e Fierit, ndërsa u komunikuan akuzat për 21 të pandehurit, mes tyre ish-deputeti Alqi Ballko dhe ish-ministri Lefter Koka. Sipas hetimeve të SPAK, 4 milionë euro janë paguar për inceneratorin e Fierit për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.
-
VIDEO
Ndryshimet në kodin rrugor, debat për parkingjet me pagesë, Gështenja: Në një rrugë 50% të jetë për parkime falas
Prej më shumë se 40 minutash në Komisionin e Veprimtarisë prodhuese ligjëvënësit po përpiqen të gjejnë dakortësinë për një nga pikat e propozuara për kodin rrugor. Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ka propozuar që çdo rrugë të ketë 50% të parkimeve me pagesë.
-
VIDEO
Aksident i rëndë pranë fshatit Samurr të Elbasanit! Makina bie në humnerë! 2 të plagosur! Dyshohet për një viktim
ELBASAN-Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Qafë- Mollë, pranë fshatit Samurr. Një makinë dyshohet se ka rënë humnerë dhe për pasojë janë plagosur 2 persona, dyshohet dhe për 1 viktimë.
-
VIDEO
Vlorë, digjet sërish fusha e mbetjeve, tymi kancerogjen mbulon lagjet përreth
VLORË- Fusha e mbetjeve në Vlorë sërish është përfshirë nga flakët. Report Tv mëson se po digjen mbetje plastike dhe goma, teksa shtëllungat e tymit kancerogjen kanë ndodhur të gjithë qytetin.
-
VIDEO
Pësoi djegie të rënda së bashku me babain e tij pas shpërthimit të bombulës në banesë, ndërron jetë në spital 34 vjeçari nga Maliqi (EMRI)
Ka ndërruar jetë Taulant Konica, 34 vjeçari i cili prej mbrëmjes së 17 dhjetorit, trajtohej në Spitalin e Djegie Plastikës në Tiranë, ku u dërgua pas shpërthimit të bombulës së gazit brenda banesës së tij në Maliq të Korçës.
-
VIDEO
U ekzekutuan mbrëmë në një lokal në mes të Athinës, kush janë dy 'kumbarët' shqiptarë të klubeve të natës që mbetën të vrarë
Dy viktima dhe një e plagosur ka qenë bilanci i një atentati mafioz i ndodhur mbrëmjen e së dielës në Athinë. Bëhet fjalë për 41-vjeçarin Kreshnik Çerçizaj dhe 44-vjeçarin Armando Organajën.
-
VIDEO
Dumani në krye të SPAK, Meçe: SPAK është tërësisht amerikan, Berisha e sulmon se ndihet i rrezikuar! Avokati: Ministrat dhe deputët janë në fokus
Me zgjedhjen e Altin Dumanit si kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion është tregues i një SPAK-u totalisht amerikan. Ky ishte qëndrimi i analistit Arben Meçe në Report Tv me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu.
-
VIDEO
Shqipëria hua 30 mln euro për Mbrojtjen civile! Ministri: Do blihen 2 helikopterë! Kamp trajnimi për zjarrfikësit, do ngrihet struktura e kërkim-shpëtimit
TIRANË- Qeveria shqiptare ka marrë një hua prej 30 milion euro me qëllim ngritjen e një sistemi të mbrojtjes civile. Me këtë ndihmë, synohet që të ndërtohet një qendër e mbrojtjes civile, pjesë e së cilës do të jenë salla operacionale të lidhura me qendrën, ndërtimin e strukturave të kërkim shpëtimit, blerjen e pajisjeve për fatkeqësitë natyre, mes tyre edhe helikopterë për shuarjen e zjarrit. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe është prezantuar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.