-
VIDEO
Përmbysja e trailerit me targa të huaja në hyrje të Elbasanit shkakton rradhë kilometrike makinash! Tentohet devijimi i trafikut nëpër rrugët e lagjeve
Rradhë kilometrike të makinave janë shkaktuar në hyrje të Elbasanit, ku një trailer me targa të huaja prej orësh ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në njërën anë të aksit ‘Elbasan-Bradashesh’.
-
VIDEO
Çfarë janë dronët ‘Bayraktar’ që bleu sot Shqipëria, të pajisur me 4 raketa dhe mund të fluturojnë deri në 150 km! Gjithçka duhet të dini
Shqipëria firmosi sot marrëveshjen për blerjen e dronëve ‘Bayraktar’ nga Turqia. Vendi ynë do të marrë 3 dronë të armatosur fillimisht, ndërsa flota do të plotësohet vitin 2023. Firma ‘Bayraktar Technology’ është e specializuar në hartimin e teknologjive transformuese në fushën e mbrojtjes dhe aviacionit. Pajisja me këta avionë do t’u ofrojë institucioneve të qeverisë shqiptare një mbështetje të madhe në nivel operacional, në fusha të ndryshme.
-
VIDEO
Përfaqësuesi i kompanisë Bajraktar: Do hapim një qendër shërbimi në Tiranë, të pajisen me dronë edhe vendet e tjera të Ballkanit
Përfaqësuesi i kompanisë Bajraktar, Lütfü Haluk Bayraktar ka bërë me dije se do të hapin në Tiranë një qendër shërbimi. Gjatë firmosjes së marrëveshjes ku Shqipëria ka blerë dronët nga kjo kompani, Bayraktari tha se përmes kësaj qendre shërbimi do të bëjnë të mundur që me këto dronë të pajisen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm vendi ynë.
-
VIDEO
Firmoset marrëveshja për avionët luftarakë pa pilotë 'Bayraktar', Peleshi: Me rëndësi për sigurinë tonë kombëtare dhe të Aleancës
Në prani të Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes, përfaqësuesve të firmës turke ‘Bayraktar’, Ambasadorit të Republikës së Turqisë u nënshkrua sot në Tiranë marrëveshja për sigurimin e avionëve luftarakë pa pilot me firmën e njohur turke ‘Bayraktar’.
-
VIDEO
700 kg hashash të zhdukur në Greqi dyshohet se sollën e vrasjen e Edmond Papës dhe dy shqiptarëve në Athinë! Lidhja me Aleksandër Sadikajn
Zhdukja e një ngarkese prej 700 kg hashash në Greqi ka ngritur dyshime se ekzekutimi i Edmont Papës në Tiranë ka lidhje dhe me vrasjen e dy shqiptarëve dy netë më parë në Athinë.
-
VIDEO
Operacion kundër trafikut të ilaçeve dhe dopingut, përfshihet Shqipëria! Goditen 59 grupe kriminale! Sekuestrohen medikamente me vlerë 40 mln euro
Një sasi medikamentesh mjekësore me vlerë mbi 40 milionë euro janë sekuestruar nga një operacion i Europol që goditi 59 grupe kriminale që merreshin me trafikimin e ilaçeve të falsifikuara dhe dopingut. 349 të dyshuar u arrestuan dhe 10 laboratorë klandestine u mbyllën. Operacioni u zhvillua në 28 vende të botës, mes tyre edhe Shqipëria.
-
VIDEO
‘Rithemelimi’ i akuzoi se po përdorin skemën ekonomike për vota, Bashkia e Vaut të Dejës: Shpifje nga opozita që s’ka opozitë
Pas akuzave të ‘Rithemelimit, Bashkia e Vaut të Dejës e ka mohuar se po përdor skemën ekonomike për blerje votash. Në një reagim të gjatë Amela Memaj, zëdhënësja e Bashkisë thotë se kjo është një shpifje e opozitës, që në këto zgjedhje vendore vjen pa i de e pa program sipas tyre, por vetëm me akuza të pavërteta kundrejt kundërshtarit.
-
VIDEO
Fredi Beleri në Report Tv: Do jem kandidat i opozitës së bashkuar në Bashkinë e Himarës
Kreu i OMONIA-s në Himarës, Fredi Beleri do të jetë kandidati i opozitës së bashkuar për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit.
-
VIDEO
Mitsotakis në Himarë/ Beleri në Report Tv: Vizitë historike, s’kishte ndodhur kurrë më parë! I mirëpritur edhe Rama
Kryetari i OMONIA-s, Fredi Beleri e ka konsideruar zi një vizitë historike ardhjen e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në Himarë. Në një intervistë në Report Tv , në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, Beleri tha se është hera e parë që një kryeministër grek viziton Himarës.
-
VIDEO
Ndryshimet në Kodin Rrugor, 'Veprimtaria Prodhuese' jep dritën jeshile për gjobat: Shkelësit që i paguajnë brenda 15 ditësh, përfitojnë 50% ulje
Komisioni i Veprimtarisë ka dhënë dritën jeshile që gjobat që paguhen brenda 15 ditëve (nga 5 që rezulton sot) nga shkelësi do jenë pa kamatvonesë dhe me 50% ulje (nga 20% ulje që është sot). Pritet votimi i ligjit në tërësi, por PD është shprehur kundër duke thënë se nuk mund të votojnë pa patur mendimin e Komisionit të Ligjeve.
“Te pjesa procedurale, kalendari i punimeve 22 nëntor 23 dhjetor, u parashikua që propozimet të kalojnë dhe te Ligjet. Kjo duket qartësisht në pikën 37. Dhe në këto kushte, pa ardhur miratimi i komisionit të ligjeve, ne sduhet ta votojmë këtë. Për efekt procedural”, tha Bushati.
“Ligjet na kanë thënë që ndrysimet e porpozuara nga PD janë trajtuar si amendamende, dhe për këtë pr ligj komisioni i ligjeve është shprehur. Ne I bëmë të gjitha ndryshimet nene per nen dhe ne e kemi thënë fjalën tonë. "Ligjet per mendim jane, sugjerime. Ato i kanë dhënë njëherë”, tha Pëllumbi.
“Në programin e punës është pika që dueht të flsain te komisioni i ligjeve, prandaj PD nuk voton në tërësi ligjin, pa ardhur mendimi i komisionit të ligjeve”, tha Bushati.
-
VIDEO
Universitetet publike të pavarura, Sindikata e Pedagogëve kundër nismës së Ministrisë së Arsimit: Po rrezikohet dhënia me PPP e institucioneve arsimore
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Aleksandër Kovaçi është shprehur kundër vendimit të këshillit të ministrave të datës 23 nëntor. Në VKM thuhej se universitetet do të mund të shndërroheshin në insititucione publike të pavarura.
-
VIDEO
Atentati mafioz ndaj dy shqiptarëve në Greqi, Guri: Ka indicie për kapejn e autorit, ka pasur bashkëpunëtor! Dyshohet të ketë qenë vrasës me pagesë
Vrasja e Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja, për larje të hesapeve në Greqi dhe vrasja ndaj Edmond Papës në Shqipëri me të njëjtën pistë hetimi janë dyshimet e para nga autoritetet greke se ngjarjet mund të jenë të ndërlidhura. Të dyja ngjarje me mister autorin dhe me “protagonistë” viktima me të shkuar kriminale në Greqi, dyshohet se dy ngjarjet mund të jenë të ndërlidhura së bashku.
Gazetari Edmond Guri në një lidhje në skype nga Athina raportoi në Sot Live në Shqipëri në Report Tv me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu u shpreh se ende nuk ka pohime konkrete nëse çështjet lidhen me njëra-tjetrën. Guri zbulon se autori nuk ka vepruar i vetëm, ai ka pasur një bashkëpunëtor i cili e ka ndihmuar të largohet. Ndonëse nuk ka një informacion konkret për lidhjen e dy ngjarjeve të rënda, Guri shprehet se në të kaluarën mes viktimave dhe Edmond Papës ka pasur lidhje, si bashkëpunëtor në trafikun e drogës.
“Për momentin kemi indicie për identifikimin e autorit. Grupi hetimor e ngritur nga autoritetet greke, janë fokusuar te grupet kriminale apo te ata që merren me çështjet lokaleve të natës. Dyshohet se ka qenë një bashkëpunëtor me të, i cili e ka pritur. Kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë.
Sipas burimeve të policisë greke, ka dyshime por në asnjë rast nuk mund të pohohet se dy ngjarjet lidhen me njëra-tjetrën. Ka pasur lidhje në të kaluarën mes tyre. Autoritetet shqiptare pak kohë më parë kanë pohuar për humbjen e një sasie lënde narkotike dhe kjo ka shkaktuar reagim. Për momentin gjithçka është mediatike dhe nën hetim e sipër.”- tha Guri