-
VIDEO
Dumani: S’ishte i lehtë vendimi për rikandidim, por kam punuar shumë dhe jam motivuar dhe nga kolegët
Kandidati për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani ëhstë pyetur gjatë prezantimit të platformës së tij në KLP edhe për arsyet e vendimit për të rikandiduar.
‘Nuk ishte vendim i lehtë për tu futur në garë. Pavarësisht rezultati që pata, shifrat që unë përmendja por edhe të dhëna të tjera flasin qartë se nuk u dekurajova asnjë ditë, pro kam punuar edhe më shumë i motivuar. Më kanë nxitur shumë prokurorët me të cilët punoj. Më kanë nxitur kolegët dhe më kanë inkurajuar të bëhem pjesë e garës.’- u shpreh Dumani.
-
VIDEO
Si e vlerëson punën e SPAK? Dumani: Ka dhënë indicie se është e aftë të përballet me krimin e organizuar
Kandidati për kryetar i SPAK, Altin Dumani është pyetur për punën e këtij organi këto vite, ku tha se është krijuar një bazë e mirë për të luftuar krimin e organizuar. Dumani tha se ka shenja si dhe indicie se është e aftë që të përballet me krimin e organizuar si dhe zyrtarë të nivelit të lartë.
‘Të arrish në përfundim për një institucion që ka 3 vite punë është shumë shpejt. Duhet të marrësh në konsideratë edhe rrethanat që e kanë shoqëruar për këto vite. Një vit kemi punuar pa zyra. Vitet e punës së SPAK kanë krijuar një bazë të mirë për të krijuar një luftë më agresive dhe e them këtë me fakte. Kjo prokurori e posaçme megjithëse në kushte të vështira pak penalizuar gjyqtarë të nivelit të lartë dhe prokurorisë si dhe grupe të krimit të organizuar që para tre vitesh as nuk mendohej se mund të ndëshkoheshin. Ka dhënë shenja indicie se është e aftë të përballet, pavarësisht nivelit të zyrtarit që kemi përballë, apo organizatës kriminale. Është në gjendje ta bëj ndryshimin. Ju thash është mision. Unë kam në mendjen time gjëra tjera, pro duhet marrë në konsideratë të gjitha. Kemi një prokuroi të plotë.’- tha Dumani.
-
VIDEO
Situata nga reshjet në Kukës, ura në fshatin Mash e pakalueshme, dy të tjera në Vlad të bllokuara plotësisht, disa të tjera të dëmtuara
erritori i Kukësit është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe i shoqëruar me erë. Emergjenca Civile njoftojnë se aktualisht rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
Ka pasur rënie inertesh dhe gurësh si dhe bllokime tumbinosh, ndërkohë po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre.
Bëhet e ditur se nuk ka pasur problematika në infrastrukturë, përveçse se në Tropojë ku raportohet se ka pasur dëme në disa ura dhe rrugë rurale.
Ku, në njësinë administrative Bytyç është dëmtuar ura e fshatit Kepenek për shkak të reshjeve të shiut të rëna me intensitet të lartë. Rruga në Shëngjergj, fshatin Berishë e dëmtuar. Po ashtu një urë në fshatin Mash aktualisht e pakalueshme. Dy ura në lagjen Vlad janë aktualisht të bllokuara plotësisht.
Në njësinë administrative Llugaj është dëmtuar nga reshjet e shiut rruga dhe një urë në fshatin Luzhë.
Në Njësinë Administrative Tropojë janë dëmtuar Ura e lagjes Balishë në Koje. Një urë druri në fshatin Lug i Zi, e ndërtuar para 2 muaj e ka marrë uji komplet e ndërtuar rishtazi para 2 muajsh. Në Njësinë Administrative Bujan, një rrugë në lagjen Vidricë është e dëmtuar.
Rezervuarët janë në monitorim të vazhdueshëm.
Raportohet se furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës. Niveli në basenin e Fierzës ka arritur në 288.63 m, nga 267 m që ishte në fillim të muajit nëntor. Prurjet aktualisht janë rreth 1400 m3/sek. Për momentin një turbinë në punë.
-
VIDEO
Po prezantohej kandidati për kreun e SPAK, ndërpritet zëri, ndërhyjnë ndërkombëtarët
Probleme gjatë prezantimit të kandidatit për kreun e SPAK Altin Dumani. Teksa po prezantonte pltaformën zëri është ndërprerë, çka ka sjellë që përfaqësuesit ndërkombëtarë që ndjekin seancën të reagojnë. Ata kërkuan që problemi me audion të rregullohet për të mundësuar dëgjimin e platformës së Dumanit.
-
VIDEO
Kandidat për kreun e SPAK, Dumani pyetet për çështjet e hetimeve që ka në dorë: Do i ndjek vetë, e shtuna ditë e zakonshme pune për mua
Altin Dumani u pyet gjatë prezantimit të platformës së tij për të drejtuar kreun e ri të SPAK, në lidhje me çështjet që ka në hetim. Ai tha se do të vazhdojë që ti ndjekë vetë.
‘Do vazhdoj që ti ndjek vetë çështjet që kam në hetim. E shtuna ka qenë ditë e zakonshme pune për mua. Të dielave jam i punësuar part time edhe po nuk dola në zyrë do të marr diçka në shtëpi. Unë sërish do të vazhdoj që të angazhohem në hetimin e çështjeve të rëndësishme. E vlerësoj të jem prokuror në SPAK.’- tha Dumani.
Sipas Dumanit, parim për të janë provat dhe se emri nuk i bën përshtypje.
-
VIDEO
Kandidat për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani prezanton platformën: Detyrën time e shoh si mision, jo si vend pune
Kandidati për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani në prezantimin e platformës së tij para anëtarëvë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u shpreh se duhet të rritet besimi tek drejtësia. Gjatë fjalës së tij ai tha se është e nevojshme sa më parë miratimi i një rregulloreje për prokurorinë e Posaçme. Ai u shpreh se duhet edhe një udhëzim i unifikuar për të renditur aktet dhe fashikujt.
-
VIDEO
Policia dhe UKT zbarkojnë te 'Myslym Keta' në 4:30 të mëngjesit! Banorët: Na terrorizuan! Këlliçi: Pse keni ardhur, ka ndonjë kriminel këtu?
TIRANË- Policia e Shtetit ka shkuar në mbështetje të Ujësjelles Kanalizimit për të ndërprerë ujin dhe dritat në pallatin që do shembet, në lagjen 'Myslym Keta' në Tiranë. Një gjë e tillë ka shkaktuar tensione mes efektivëve të policisë dhe banorëve, e ndërsa i pranishëm ka qenë edhe deputetit, kandidati për kryetar Bashkie për Tiranën, nga ‘Rithemelimi’, Belind Këlliçi.
-
VIDEO
‘Ciceron’, aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë ditës.
-
VIDEO
Vrasja për 1 mln lekë borxh, dëshmia e një prej autorëve: Na porositi Marjeta, e bëra për shoqëri, s'mora para! Kërkoi ta çonim në Dajt për ta djegur për së gjalli
Zbardhen dëshmitë e dy personave të arrestuar për vrasjen e Menduh Kurt-Dedës në maj 2017. Marjeta Karaj, duke mohuar të ketë lidhje me vrasjen e 61-vjeçarit, ka thënë se njihej me Kurt-Dedën, por për shkak të konflikteve marrëdhënia e tyre ishte shkëputur.
-
VIDEO
Rritja e Buxhetit me 5 miliardë lekë, Ibrahmaj: Rrjedhojë e punës së mirë të qeverisë, Spaho ‘harron’ që ERE ka hequr fashën 800 kwh
Edmond Spaho, Deputet i Partisë Demokratike gjatë punimeve në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ka bërë një lapsus.
-
VIDEO
Tensionet në veri të Kosovës, disa qytetarë në Tiranë protestojnë para ambasadës së Serbisë
Një protestë po zhvillohet para ambasadës së Serbisë në Tiranë. Qytetarët po protestojnë në mbështetje të Kosovës pas tensioneve të fundit në Mitrovicë mes Kosovës dhe Serbisë.
-
VIDEO
Kandidat për kreun e SPAK, Xholi: Nuk vëmë zyrtarë para ligjit me opinione, vetëm me prova
Kandidati për kreun e ri të SPAK, Adanan Xholi gjatë prezantimit të platformës për të marrë drejtimin e organit të akuzës, u pyet nëse do të arrestojë zyrtarë të lartë. Xholi tha se para drejtësisë do të shkojnë ato zyrtar për të cilët ka prova se janë të përfshirë në një aktivitet kriminal.
‘Duke qenë se që nga shtatori kam nisur punën pranë asaj strukture kam qenë edhe shumë vite të tjera pranë së njëjtës godinë por me emër të ndryshuar. Nëse do kemi prova të tilla të cila vënë para dyshimeve se një zyrtar i lartë është i përfshirë në një aktivitet kriminal nuk do i shpëtojë kthetrave të BKH-së, po jo me opinione dhe fjalë boshe, duhet të mblidhen provat dhe të bëhen hetim sa më cilësore. Struktura është krijuar falë vullnetit politik, pikërisht për të goditur korrupsionin e niveleve të larta dhe krimin e organizuar. Jemi një strukturë që paguhemi një lloj sa gjithë të tjerët. Shtesat në vjetërsi apo shtesat që ne kemi hequr dorë nga privatësia rrit këtë pagë.- tha Xholi.