• VIDEO

    Me 1 votë diferencë, Altin Dumani bëhet kreu i ri i SPAK! Procesi u pa nga afër nga Kim: Erdha për të treguar që është moment i rëndësishëm për drejtësinë

    Altin Dumani është drejtuesi i ri i SPAK! Ai mori 5 vota, duke “mundur” në këtë garë Edvin Kondili që u rendit i dyti me 4 vota e ndërsa kandidati i tretë Adnan Xholi mori 1 votë. Pra në proces votuan 10 anëtarë të KLP-së nga 11 në total, kjo për shkak se Esmeralda Keshi nuk ishte e pranishme.

    • VIDEO

      Banorët nuk lirojnë pallatin e pabanueshëm nga tërmeti! Veliaj: Po ju përdor politika! Opozita: Duan të ndërtojnë kulla për ortakët e tyre

      Prej 2 vitesh marrin bonusin e qirasë pasi pallati te ‘Myslym Keta” në Tiranë është shpallur i pabanueshëm nga tërmeti. Por teksa të tjerët kanë ikur në shtëpitë e reja në lagjen 5 maji, 14 familje të mbetura në pallatin e dëmtuar kundërshtojnë aksionin e autoriteteve që kanë nisur punën për shembjen e tij. Opozita e quan aferë të kryebashkiakut, ndërsa Erion Veliaj i bën thirrje banorëve të mos përdoren nga politika. 

      • VIDEO

        Yuri Kim: Kryetari i ri i SPAK të zgjidhet nga kriteret, jo të jetë i detyruar t'i japë favore! Pronari i tij është ligji

        Pas përmbylljes së procesit të dëgjimit të prezantimit të platformave të kandidatëve për kreun e ri të SPAK, ambasadorja amerikane u shpreh se ai duhet të zgjidhet në bazë të kritereve dhe jo në bazë të favoreve në mënyrë që ti detyrohet dikujt diçka. Sipas Yuri Kim, ai që do të zgjidhet duhet të ketë parasysh faktin që pronari i vetëm i tij është ligji.

         
      • VIDEO

        Shkoi në KLP/ Kim: Nuk erdha për të thënë kë të votoni ose jo, por për të treguar rëndësinë e procesit

        Ambasadorja e SHBA-sa, Yuri Kim ka treguar pse ka zgjehdur që të ndjekë nga afër procesin për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

         
      • VIDEO

        Çdo bëjë ndryshe po të drejtoja SPAK? Kondili: Do shmangia përplasjen me BKH! 18 vite prokuror, s’më ka ndikuar asnjë emër

        Edvin Kondili ka treguar se çfarë do të kishte bërë ndryshe përgjatë këtyre viteve nëse do ishte drejtues i SPAK. Sipas tij, do shmangte përplasjen me BKH-në.

        “Ajo që do kisha bërë me mirë në drejtimin e SPAK, duke marr shkas edhe nga pyetja e kolegut, për ekzistencën e mundshme për përplasjen mes drejtuesin e prokurorisë dhe BKH nuk do ndodhte nëse do isha drejtues i SPAK. Një pikë e dobët, unë me të gjithë anëtarët kam marrëdhënie shumë të mira, të thjeshta dhe shoqërore dhe kjo mund të jetë pikë e dobët, se nëse do isha drejtues, shpesh do i kritikojë nëse do gjeja gabime, do duhet ta rikonstruktojë. Nuk ka ndikuar kurrë emri, por kam këmbëngulur për prova në emër të përgjithshëm dhe të përveçëm”, tha Kondili.

      • VIDEO

        Braçe paralajmëron sërish largimin nga politika, pas mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë: Mjaft, s’ia vlen më! S’kam pse të jem i pari, kur bujqit janë të fundit

        Deputeti socialist Erion Braçe ka dalë i revoltuar nga Komisioni i Ekonomisë, ku u miratuan 5 miliardë lekë shtesë për të ardhurat buxhetore të vitin 2022. Braçe ka kundërshtuar mënyrën e shpërndarjes së fondeve, ndërsa nënvizon se bujqësisë i janë dhënë vetëm 200 milionë lekë.

        "Dola nga Komisioni i Ekonomisë, sapo! Paratë u ndanë, 30 miliardë u shpërndanë, bujqësisë ju dhanë vetëm 200 milion lekë! Vetëm kaq! Prej dy muajsh kam kërkuar me ngulm 1 MILIARDE LEKE për dy zëra të skemës mbështetëse: Naftën falas për bujqit, tufën bazë të matrikulluar.

        Mendova të paguanim plotësisht 1/3 e familjeve bujqësore që nuk kanë marrë naftën ende. 2000 i kam veç unë në Divjakë e Lushnjë. Mendova të paguanim plotësisht 3400 familje blegtorale qe edhe pse kanë plotësuar kushtet, nuk kanë marrë ende paratë! Pra, kërkoj prej muaj vetëm 1/30 e parave që u shpërndanë sot!

        JOOOOOOOOOOOOOO! JOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!

        Për NAFTEN nuk do ketë me para-pas këtij akti; për tufën baze te matrikulluar do ketë vetëm 200 milion për vetëm 1000 familje blegtorale nga 3400 që kanë mbetur pa paguar. Kaq! Po mësoj që ministria e bujqësisë ka vendosur kështu!

        Argumenti: janë populizëm e propozime për të rritur popullaritetin e një njeriu, e dëgjova me zë e sy më sy sot! Bujqit janë të fundit kur ndahen paratë e buxhetit, fakti është ky!

        Kur ata janë të fundit, unë skam pse te jem i pari. Boll me! As që ja vlen më! VO: popullariteti? Me pëlqen me mire pa popullaritet! Por një gjë po ua them ama: Tërshëra nuk është kurrë grurë, pavarësisht ngjyrës!", shkruan deputeti.

      • VIDEO

        100 ditë kryepolic, Muhamet Rrumbullaku ende pa përgjigje për fatin e Ervis Martinajt! Emëron Vocajn në krye të Policisë së Tiranës

        Vocaj, me karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, prej disa muash mbante detyrën e zv/drejtorit të përgjithshëm dhe më herët atë të Departamentit të Policisë Kriminale. Vocaj zëvendëson në DVP Tiranë Lorenc Panganikën. Ky i fundit do të emërohet drejtor në Policinë e Fierit.

      • VIDEO

        Berisha: SKAP le ta hetojë 1000 herë kompleksin Partizani, nuk do gjejë kurrë shkeljen më të vogël ligjore

        Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes të gazetares së Report Tv Danjela Maloku për presionin mbi SPAK duke thënë se mund të zhvillohen hetime vazhdimisht për kompleksin Partizani, por nuk do gjejnë shkelje.

        “Kam përkufizimin tim për SKAP por s’më ke dëgjuar kurrë të qortoj për hetime, por nuk mund të mos e demaskoj kur merr një dekret të nënmbretit, e dorëzon për hetim, konstaton që asnjë nga ato emra që ndodhen në dekret s’duhet t’i përkasin zonës së klubit Partizani. Atij për korrektesë ligjore i takon të hapë cështje penale. Le ta hetojnë 1000 herë kompleksin Partizani, kurrë nuk do të gjejnë shkeljen më të vogël ligjore. Po të kishin gjetur, unë jam në një hetim intensive ndërkombëtar por që fakt që tregon se akti ndaj meje është i turpshëm”, tha Berisha.

      • VIDEO

        ‘Kushtetuesja’ kërkoi që të votojë diaspora, Celibashi-politikës: Procesi të nisë sa më shpejt, të përcaktohen kriteret dhe mënyra e votimit

        Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka ende të qartë se si do të realizohet vota e diasporës, por thirrja e Ilirjan Celibashit është që votimi të realizohet në zgjedhjet parlamentare 2025. Celibashi tha në Kuvend se duhet përcaktuar kriteri i kohës së qëndrimit të emigrantëve jashtë vendit, mënyra e votimit, si dhe vendi ku do të ushtrohet kjo e drejtë.

      • VIDEO

        Po raporton Edvin Kondili, Kim shkon në KLP, ndjek nga afër procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK

        Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shkuar në sallëne KLP për të ndjekur nga afër procesin për zgjedhjen e keut të ri të SPAK. Në sallë po raporton prokurori Edvin Kondili.

        •  
      • VIDEO

        Shkesa me shënim 'për Shkëlzenin', Berisha: E di me emër dhe mbiemër kush e ka falsifikuar, kërkojnë të më implikojnë mua dhe djalin tim

        Dëshmia e Aldo Bumçit në SPAK për tragjedinë e Gërdecit ka sjellë edhe reagimin e Sali Berishës, i cili nuk i ka kursyer akuzat për institucionin.

        “Unë e kam thënë me kohë se ky është SKAP-i i partisë. Se ky nuk ka një dosje në interes të qytetarëve. Por të thërrasësh Aldo Bumçin për një falsifikim të bërë, të faktuar që është falsifikim, vetëm se gjoja po heton Sali Berishën dhe djalin e tij. Ky është njw turp kombëtar.

        Për atë falsifikim, Aldo Bumçi e ka çuar në prokurori.

        Ai ishte një manipulim me urdhër për të implikuar mua dhe djalin tim. Dihet kush e ka bërë atë falsifikim, ka dëshmitarë kush e ka bërë. Bumçi e çoi në atë kohë në prokurori. Unë them jo, se e mora vesh kush ishte. Këta e marrin tani për së dyti. E kuptoni se me cfarë merret SPAK-u? Si me qenë repart i turpshëm i Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Por ato janë paratë tuaja, janë paratë e taksapaguesve. Urdhëroni se me çfarë merren.

        Prandaj shqiptarët e përçmojnë dhe e përbuzin masivisht SPAK-unë. Ka pasur një task-forcë në vitin 2007, me një prokuror dhe punonjës të policisë. Ata shqyrtonin rastet e korrupsionit. Sa ka dënuar gjykata nga kjo task-forcë në vitin e parë? 343 zyrtarë. Të të gjitha niveleve.

        Sa ka dënuar SPAK në vitin e parë të jetës së tij? Gjithsej 63. 600 përqind më shumë, po t’i marrësh së bashku vitin e parë dhe të dytë. Sa marrin ata, e keni parasysh, një prej tyre merr të gjitha rrogat tuaja së bashku. Merr jo për t’i shërbyer qytetarëve, por për t’i shërbyer hajdutëve”, tha Berisha.

      • VIDEO

        Berisha: Rama po asgjëson SPAK-un duke kërkuar Edvin Kondilin! Krimi darkon me deputet

        Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama po ndërhyn në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, pasi ka të preferuar Edvin Kondilin.

        “Bota e krimit darkon dhe drekon me eksponentë të krimit të organizuar që është në parlament.

        Ky është asgjësimi si kurrë më parë i sistemit të drejtësisë. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur.

        Urdhëroni tani, ish-drejtori i SHISH që e ka emëruar vetë, ia mbyll derën si bandit. Urdhëro shteti i tij.

        Tani do organin e akuzës, o Kondili o nuk ka, thotë. Duke diskredituar totalisht këtë institucion, duke e asgjësuar këtë institucion”, tha Berisha.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv