-
VIDEO
PD e Berishës zgjedh sot kandidatët e bashkive për '14 majin'! ‘Heq dorë’ nga 4 bashki, ‘dorëzohet’ për Malësinë e Madhe! Probleme me listat në Lezhë
Demokratët e Sali Berishës do të zgjedhin sot emrat e kandidatëve zyrtarë për kryebashkiakë. Në një proces, që sipas statutit quhet ‘Primare’, anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë.
-
VIDEO
Malësi e Madhe /Arrestohen 2 persona, 1 tjetër në kërkim, shisnin kokainë dhe merreshin me bixhoz
Poicia e Shkodrës ka arrestuar dy vëllezër në fshatin Vukpalaj të Malësisë se Madhe , sepse i ka kapur në flagrancë që e kishin kthyer lokalin e tyre në vend pokeri dhe droge. Dy vëllezërit, njëri 27 vjeç dhe tjetri 22 vjeç, merreshin me shitjen e lëndëvë narkoike. Një persontjetër është shpallur në kërkim.
-
VIDEO
Primaret në Dibër, nis procesi i votimit në 4 bashki
Ka filluar nga ora 08:00 procesi i votimit në 4 bashkitë e qarkut Dibër për primaret e partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 majit 2023 për pushtetin lokal.
-
VIDEO
Primaret në Lushnje/ Nis votimi! Tërhiqet nga gara Erjon Iljazi
Në qarkun e Lushnjes ka nisur procesi i votimit për primaret. Në ditën e votimit, kandidati Erjon Iljazi është tërhequr nga gara. Kështu për Lushnjen kandidojnë Eduard Sharka dhe Erjon Kërçuku. Në primarët e shkuara, për krerët e degëve të partisë votuan 1056 anëtarë, nga 1800 që mendohet të jetë numri i anëtarëve.
-
VIDEO
Primaret në Durrës, në garë Igli Cara dhe Armand Dervishin! Në Shijak, 700 anëtarë pritet të votojnë për 4 kandidatë
Në primaret e Berishës për bashkinë Durrës do të garojnë Igli Cara, kandidat me mbështetje të gjerë dhe Armand Dervishi, i ri i kthyer nga studimet në Londër por familja e tij njihet mes radhëve të demokratëve për kontributin disa vjecar në PD. Në listat e votuesve përfshihen anëtarësimet e ditëve të fundit por edhe listat e vjetra të anëtarëve që kanë qenë të anëtarësuar më herët.
Ndërsa kandidatët për primaret e Shijakut janë:
- 1. Agim Rameta
- 2. Astrit Hoxha
- 3. Fatbardh Gjata
- 4. Rezeart Tusha
700 anetarë ka në lista e PD Shijak që pritet të votojnë.
-
VIDEO
Lezhë/ ‘Bllokohet’ votimi për primaret, shkak problemet me listat e anëtarësisë
Në Lezhë nuk ka nisur ende votimi për kandidatët e primareve të Rithemelimit, për shkak të problemeve me listat e anëtarësisë. Komisioni i votimit po verifikon listat, e ndërsa pjesë janë edhe simpatizantët në pritje për të votuar pranë palestrës së gjimnazit “Hydajet Lezha”. Në garë për primaret e Bashkisë Lezhë jan Maks Kola, Salvador Kaçaj, Pashk Gjoni dhe Ergin Mataj.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë- Elbasan, makina përplas kalimtarin për vdekje
Një aksident i rëndë është raportuar pak minuta më parë në afërsi të Palmanovës në autostradën Tiranë-Elbasan
-
VIDEO
‘Shtetrrethim’ më 6 dhjetor, si do lëvizet në zonat e sigurisë
Duke nisur nga mesdita e së hënës më 5 dhjetor, të gjitha akset e përcaktuara si perimetër i sigurisë do të jenë të bllokuara për parkimin e automjeteve apo edhe për qarkullimin e tyre. Lëvizja në këmbe do të lejohet vetëm për banorët rezidentë në ato lagje që përfshihen në perimetrin e sigurisë
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Si u hetua 4 vite më parë Inceneratori i Elbasanit, akuzat për Gugallen, Zoton e Mërtirin u rrëzuan! Do kërkohet pushim për shkak të ‘gjësë së gjykuar’
Katër vjet më parë tre personazhet kryesorë të akuzuar për inceneratorët, u hetuan nga prokuroria e Elbasanit pas një denoncuesi anonim. Report Tv disponon dosjen e plotë mbi këtë hetim, i cili u pushua për mungesë të veprës penale
-
VIDEO
Lezha miraton buxhetin e vitit 2023/ Ndreu: Është më i madhi i të gjitha viteve, 34% do shkojë për investime
Me shumica votash Këshilli Bashkiak i Lezhës, miratoi buxhetin e vitit 2023 i cili kap vlerën e 16.5 miliard lekëve të vjetra.34% e buxhetit është parashikuar të shkojë për investime kryesisht në zonat rurale si dhe do shlyhet përfundimisht borxhi i trashëguar me vlerën e 4.6 miliard lekëve
-
VIDEO
Inspekton punimet së bashku me arkitektin holandez, Veliaj për Piramidën: Jemi në fazën e fundit të ndërtimit, hapet në pranverë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar punimet e Piramidës së bashku me arkitektin Winy Mass. Veliaj bëri me dije se punimet janë në fazat e fundit dhe pritet të hapet në pranverë. Të dy thanë se kjo do të jetë hapësira kushtuar të rinjve, që merren me arte dhe teknologji dhe do të jetë qendër multifunkionale.
-
VIDEO
Masat për samitin e 6 dhjetorit, eksperti i sigurisë: Ndërkombëtarët kanë sjellë emra dhe 'zona të nxehta' që duhen mbajtur në survejim
Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. E për këtë mbarëvajtje do të angazhohet jo vetëm policia shqiptare, por edhe organet ligjzbatuese ndërkombëtare të cilat do të jenë të koordinuara