-
VIDEO
Braktiset Dilbinishti, fshati piktoresk i Kurbinit! Banorët: S’kemi rrugë, ujë, drita dhe as shkollë
Rruga e pa asfaltuar, mungesa e një shkolle dhe problemet me furnizimin me ujë e drita po çojnë drejt shpopullimit fshatin piktoresh të Dilbnishit në Kurbin, ku ndodhet dhe kisha e vjetër monument kulture
-
VIDEO
Nesër protesta, Kalaja në Report Tv: Do ketë shumë surpriza, policia të mos na provokojë
Adriana Kalaja e ftuar në Repor Tv ka folur për protestën e thirrur nga Sali Berisha. Kalaja tha se do të protestojnë në Bulevard. Sipas saj nesër do të ketë shumë surpriza.
“Do jemi në bulevard do ecim, nëse policia tenton të provokojë është sjellja më e mirë që në fakt duam ti’a tregojmë Evropës se kush është policia vërtetë, regjimi. Nesër do protestojmë kundra këtij regjimi, protesta do jetë shumë paqësore, vetëm nëse policia fillon dhunën, pengon hyrjen tonë aty ku e kemi destinacionin sipas ligjit. Do ketë shumë surpriza.
-
VIDEO
Kuvendi pro ndryshimeve ligjore për njohjen e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, përfitojnë 5800 nëna me tre ose më shumë fëmijë
Ndryshimet ligjore për njohjen e kontributeve shoqërore e shëndetësore për nënat me 3 ose më shumë fëmijë bashkuan votën e mazhorancës e opozitës në komisionin e çështjeve sociale.
-
VIDEO
Samiti i 6 dhjetorit/ Nga sot ndalohet qarkullimi në zonën e perimetrit të sigurisë rreth 'Air Albania'! TIA: Paraqituni në Rinas 4 orë para fluturimit! Akset që do bllokohen (HARTA)
Prej ditës së sotme do të nisë bllokimi i pjesshëm i akseve rrugore në kuadër të masave të sigurisë që do merren për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Bllokimi do të nisë në akset kryesore Rinasit-Kashar, autostrada Tiranë-Durrës, ish-Sheshi Shqiponja, Unaza e Madhe, Kopshti Botanik, rrethrrotullimi i Saukut, rrethrrotullimi te ‘Varrezat e Dëshmorëve’ deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.
-
VIDEO
Nesër Samiti, Policia rrugore përsërit masat: Ja akset rrugore do të bllokohen nga ora 06:00 deri në orën 18:00 (HARTA)
Policia e Shtetit ka përsëritur edhe njëherë masat që do merren për mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor ditën e nesërme. Për të shpejguar çdo paqartësi të qytetarëve, Policia risjell edhe njëherë në vëmendje të gjitha rrugët që do të bllokohen nga ora 06:00 deri në orën 18:00.
-
VIDEO
Tirana “vishet” me ngjyrat e BE-së! Fotot e Churchill, Merkel e Kadaresë në Bulevard!
Nesër Tirana do të jetë kryeqendra e Bashkimit Europian, pasi do të zhvillohet samiti me Ballkanin Perëndimor. 45 delegacione do të vijnë në Tiranë të kryesuara nga presidentja e KE-së dhe Këshillit të Europës.
Presidenti francez Macron, kancelari gjerman Scholz, kryeministrja italiane Meloni dhe shumë liderë të tjerë të BE-së do të vijnë në Tiranë.
Nga rajoni, Kosovën do të përfaqësoja Vjosa Osmani, Aleksandër Vucic është në pikëpyetje, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia do të përfaqësohen nga krerët e shtetit. Kryeministri spanjoll do të jetë mungesa e vetme.
Tirana është gati për t’i pritur liderët e BE-së. Kryeqyteti është “veshur” me ngjyrat e BE-së dhe kuqezi.
Në bulevard janë vendosur foto të disa liderëve dhe figurave që kanë shënjuar historinë e Europës nga Winston Churchill dhe deri te Angela Merkel.
Por nuk mungojnë edhe figurat shqiptare. Shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare është aty. “5pyetjet.al” publikon edhe logon e samitit.
Pritja do të bëhet te stadiumi “Air Albania”. Ndërkohë që në krahun tjetër opozita vazhdon përgatitjet dhe nesër ka paralajmëruar se do të jetë në shesh.
Objektivi është përpara Kryeministrisë. Policia e cilëson zonë të kuqe duke mohuar lejen, por opozita me Sali Berishën këmbëngul.
-
VIDEO
Debati për incidentin në ndeshjen Serbi-Zvicër, menaxheri i FIFA: Shqiptarët e treguan veten!
-
VIDEO
Plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin, arrestohet dhëndri 27 vjeçar në Vlorë! Babë e bir në spital, djali në gjendje të rëndë transportohet tek ‘Trauma’
Është arrestuar në Vlorë autori i plagosjes me thikë të babë e bir, Xhevdet dhe Albion Braushi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Çole”. Në pranga ka rënë 27 vjeçari Rildi Kocja i cili pas një konflikti me motive të dobëta ka sulmuar me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij, duke i plagosur të dy.
-
VIDEO
SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Fierit, çon për gjykim 21 të pandehur! Priten qëndrimet e avokatëve, pastaj vendos GJKKO
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Inceneratorin e Fierit, ndërsa u komunikuan akuzat për 21 të pandehurit, mes tyre ish-deputeti Alqi Ballko dhe ish-ministri Lefter Koka. Sipas hetimimeve të SPAK, 4 milionë euro janë paguar për inceneratorin e Fierit për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. Pas mbylljes së hetimeve, priten qëndrimet e avokatëve dhe më pas GJKKO do të vendosë nëse çështja do të kalojë ose jo për gjykim.
-
VIDEO
Primaret e Berishës, Frrok Çupi: Berisha nuk po arrin dot as demokracinë në grupin e vet
-
VIDEO
‘Mos ma kujto se më dridhet trupi’, banorët të tronditur nga plagosja e babë e bir në Vlorë, njollat e gjakut në rrugën ku u sulmuan me thikë nga dhëndri
Report Tv ka siguruar pamjet nga vendngjarja e plagosjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku 27 vjeçari ka plagosur me thikë vjehrrin e tij Xhevdet Braushi dhe kunatin, Albion braushi i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
Siç shihet në pamjet e siguruara, ka ende njolla gjaku nga sulmi me thikë. Sipas dëshmitarëve Albion Braushi ka marrë 10 goditje me thikë dhe për pasojë ka humbur shumë gjak. Banorët shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë e ndodhur ndërsa shprehen se babë e bir jetonin vetëm dhe shisnin rroba të përdorura në një trotuar.
E pyetur për ngjarjen e ndodhur, një prej të moshuarave shprehet e tronditur: Mos ma kujtoni më se më dridhet trupi!
-
VIDEO
Aksident në Elbasan, makina përplas për vdekje këmbësoren
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, ku makina ka përplasur këmbësoren 88-vjeçare, R.A. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjiku ku e moshuara ka qenë duke kaluar rrugën.