-
VIDEO
Zona e rrethuar nga policia për Samitin/ Ja si do bëhet lëvizja e banorëve të zonës! Mësimi dhe ‘Liceu’ dhe Shkolla ‘Kosova’ do vijojë normalisht
Në një kohë kur zona përreth kryeministrisë do të jetë nën masa të rrepta sigurie, Drejtori i Policisë së Tiranë, Rebani Jaupi ka sqaruar edhe se si do të veprohet me banorët që kanë shtëpitë në atë zonë si edhe për nxënësit e shkollës ‘Kosova’ dhe Liceut.
-
VIDEO
Tirana do të blindohet gjatë samitit të BE-së: Angazhim në kufijtë maksimal, përfshihen edhe forcat ‘Shqiponja’
Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat bëri me dije se janë mbi 60% e efektivëve që janë angazhuar për ndeshje apo aktivitete të tilla të këtij lloji në Tiranë.
-
VIDEO
1 vjeçari me HIV/AIDS i infektuar nga mjekët? Harxhi: Po bëhet investigim i hollësishëm! Të mos neglizhohet testi gjatë shtatzënisë
Një ditë më parë u konfirmua se një fëmijë 1-vjeç ka rezultuar pozitiv me HIV/AIDS ndonëse nëna dhe babai ishin negativ, e për këtë mjeku Arjan Harxhi tha se kanë nisur hetimi epidemiologjik.
-
VIDEO
Samiti i BE- Ballkani Perëndimor në Tiranë, policia zbulon planin e masave: Në 6 dhjetor Bllokohet Unaza e Madhe dhe rrugët përreth 'Air Albania'
Policia e Shtetit ka publikuar hartimin e masave për mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor
-
VIDEO
Qëlloi me armë në mbledhjen e Rithemelimit në Laç, lirohet nga qelia Van Rica! Gjykata cakton detyrim paraqitje
Gjykata e Kurbinit cakton masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për Van Ricën, pavarëisht se prokuroria kishte kërkuar arrest me burg. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, "Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike” pasi qëlloi me armë zjarri pas konfliktit me nënkryetarin e degës së Rithemelimit Kastriot Marku.
-
VIDEO
Spanja urdhër-arresti për biznesmenin Amant Josifin, pjesë e grupit që mashtruan 2.4 mld euro me Call Center-at! Vetëm një 80 vjeçari iu vodhën 800 mijë euro
Amant Josifi, biznesmeni i njohur në vend në fushën e ‘Call Center-ave’ i shpallur në kërkim për mashtrimin me “call center” është pjesë e një skeme që ka shkaktuar një dëm qytetarëve prej 2.4 miliardë euro, me qindra mijëra viktima në mbarë botën.
-
VIDEO
Protesta e 6 dhjetorit, Skënder Minxhozi: Nuk do të ketë telefonatë nga evropianët për Berishën
Sali Berisha dhe Ilir Meta duken të vendosur për të mbajtur ditën e Samitit të BE protestën e tyre. Teksa 6 Dhjetori po afron, ata kanë refuzuar çdo thirrje që lidhet me sigurinë e liderëve evropiane, apo zgjidhje alternative për protestën.
Por a do të ketë një telefonatë nga BE për Berishën, që ta ndalë në vendimin e tij? Gazetari Skënder Minxhozi tha në ‘Real Story’ se tashmë opozita e ka marrë ofertën, me gjasë të negociuar me ndërkombëtarët…
“Oferta për ta mbajtur mitingun në Sheshin Skënderbej dhe fakti që këtë ofertë nuk e bëri Policia apo Qeveria, por Bashkia e Tiranës, duket si një ofertë e negociuar mes palës shqiptare dhe ndërkombëtarëve. Me instinktin e vet, Edi Rama do t’i çonte të protestonin në Kombinat apo tek Ali Demi…
Prandaj kjo lloj zgjidhje për mua duket si ofertë edhe e ndërkombëtarëve. As që nuk i shkonte njeriut ndërmend që opozitës t’i ofrohej sheshi kryesor. Ishte një surprizë. Ndaj nuk do të ketë telefonatë sepse Berisha e ka marrë ofertën edhe nga europianët, që është: Miting në Sheshin Skënderbej” – tha Minxhozi.
-
VIDEO
I ktheu patentën një gruaje që ia kishin pezulluar për 3 muaj, në pranga polici dhe sekseri! Morën 70 mijë lekë ryshfet
Arrestohet efektivi i policisë së Tiranës Alkid Ndreu, anëtar i Komisionit të gjobave në drejtorinë e Tiranës, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
-
VIDEO
Gara për kreun e SPAK, KLP miraton listën me 3 kandidatët, në 16 dhjetor nis intervistimi
Të hënën, Këshili i Lartë i Prokurorisë ka miratuar listën për kandidatët për drejtues të SPAK, të cilët janë: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Ndërkohë KLP ka administruar edhe platformat e tyre, dhe sipas ralacionit ata plotesojnë kushtet ligjore. Intervistat e kandidatëve dhe votimi për pasardhësin e Arben Krajës në krye të Spak, priten të zhvillohen në 16 dhjetor.
-
VIDEO
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekaj
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekaj. Shkak është bërë mungesa e një prej të plagosurve në këtë ngjarje, Emiljan Prenga.
-
VIDEO
Shqipërisë i shtohen ‘mysafirët’, 2022 vit i mbarë për turizmin! Rama: Vizitorë nga e gjithë bota
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një statistikë të ecurisë së turizmit në vendin tonë. Krahasuar me vitin që lamë pas, Shqipëria arriti një vit të mbarë dhe të frytshëm për sa i takon turizmit duke mikpritur flukse të reja nga e gjithë bota
-
VIDEO
Xhaçka takon homologun grek Nikos Dendias: Patëm një diskutim konstruktiv për marrëdhëniet tona Shqipëri-Greqi
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me homologun e saj grek Nikos Dendias. Gjatë këtij takimi është zhvilluar një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Xhaçka i shpreh mirënjohjen Dendias për rolin e tij në thellimin dhe zgjerimin e partneritetit midis dy vendeve dhe e falenderon për mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE. Sipas ministres, gjatë takimit është ndarë i njëjti vizion për të ardhmen dhe marrëdhënien mes dy vendeve, për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për të mirën e popullit dhe të rajonit.